Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:“DIPLOMATËT” TANË PËR NJOHJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Shko poshtë

Sami Islami:“DIPLOMATËT” TANË PËR NJOHJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS Empty Sami Islami:“DIPLOMATËT” TANË PËR NJOHJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 2:08 pm

“DIPLOMATËT” TANË PËR NJOHJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS


Nga Sami Islami
Sami Islami:“DIPLOMATËT” TANË PËR NJOHJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS Sami_islami_tsh-214x300

Sami Islami

Ajo që më shtyri të shkruaj këtë artikull qe shkrimi i gazetarit Sami Milloshi, botuar në M.P.I. “Fjala e lirë”. Ai shkruante për një diplomat jozyrtar të Universitetit të Omahas në Amerikë, i cili paska deklaruar se Kosova nuk mund të bëhet e pavarur dhe as nuk do të njihej nga shtete të tjera, për arsye se kjo do të bënte precedentë etj.. Mirëpo gjërat rrodhën ashtu si rrodhën, të cilat dëshmuan të kundërtën e asaj çfarë mendonte zotëriu amerikan…
Se mendojnë dhe i mbrojnë me ngulm tezat e tyre (rreth pavarësisë së Kosovës) njerëzit jashtë trungut shqiptar kjo edhe nuk më çuditë shumë, sepse ata atë opinion kanë, mbase edhe kanë edhe interesa që kanë dëshiruar ashtu edhe të ndodhte…Po çfarë do t’i thuash ti atij njeriu, fatkeqësisht shqiptar, fatkeqësisht tani edhe sekretar të ambasadën e Kosovës në Londër, si Bejtullah Destani, i cili më heret pat deklaruar në Top Channel se “Kosova nuk mund të pavarësohet pa u bërë edhe një luftë tjetër me Serbinë!?”(sigurisht, sipas tij, Serbia do ta sulmonte edhe një herë Kosovën!) O tempora o mores! Prandaj, ju zoti Milloshi, mos u çuditni se një i huaj ka deklaruar kështu dhe ka ndodhur fatmirësisht ndryshe. Po ne kemi, siç po e shihni, margaritar autokton, shqiptar, e mbi të gjitha tani “zëvendës ambassador” si ky “diplomati” ynë, që iu pat shterrë zëri duke “kundërshtuar” profesorin e nderuar Kristo Frashërin në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga, se Kosova nuk mund të pavarësohet pa u bërë edhe një luftë tjeter.! Kësaj çfarë t’i themi se?
Unë vërtetë jam kurioz të di se çfarë ka dashur të thoshte Bejtullah Destani me këtë? A thua vallë ishte në anën e politikës sebe (kjo, ndoshta, edhe mund të ndodhte sepse Bejtullah Destani ka qenë student i Beogradit, ku ta dish?) apo u mundua të dilte si shumë “ i mençur “ atje në Tiranë, apo si njohës “shumë i mire” i situatës në Kosovë? Këtë le ta thotë vetë z. Destani.
Ata që e kanë parë emisionin sigurisht se iu kujtohet që z. Destani prej një arkivisti në arkivat e Londrës u ngjit në rolin e një historiani. E pse jo? Mjafton që ka dalur në television dhe njerëzit kanë filluar të krijojne një imazh të një “njeriu të ditur”. Tani rrin në karrigën e një institucioni ku do të duhej jo vetëm të “pranonte” pavarësine e Kosovës, por edhe ta mbronte, sepse tani edhe pozicionin e ka të tillë, të cilin Bejta dhe zoti e di se si e mori. Po a mund t’i shkojë z. Destani në mend se njerëzit që e kanë parë emisionin, në të cilin ai fliste me këtë gjuhë për pavarësinë e Kosovës pa u bërë asnjë luftë tjetër me Serbinë? Çfarë mund të thotë ai tani kur Kosovën e kanë njohur më shumë se 50 shtete të botës? Çfarë ka për të thënë tashti Bejta? Ku t’i fus tani ato fjalë që i tha para se Kosova të pavarësohej?
Si njeri që di të notojë në çfarëdo ujërash, ai tani edhe mund ta “ndryshojë” mendimin se “diplomati” paska menduar që po nuk u pavarësua Kosova, kosovarët do ta bënin edhe një luftë? Bëhet pyetja me kë do ta bënin kosovarët atë luftë pas hyrjes së forcave të NATO-s? Kundër Natos që ishte në Kosovë në kohën, kur ky zotëria fliste në studion e Top Channelit, apo kundër Serbisë, e cila faktikisht ishte larguar e turpëruar me 9 qershor të vitit 1999?! Jo Bejtullah Destani! Kosova e bëri një luftë dhe kjo luftë qe e mjaftueshme që ta senzibilizonte botën për atë se çfarë po ndodhte në Kosovë. Kjo është e vërteta. Po pyetja tjetër është se a e mori vesh këtë Bejtullah Destani apo jo? Të shohim tani pasi ai punon në ambasadë sigurisht e ka kuptuar se duhet të shkel, më në fund, në tokë të bukës dhe, ndoshta, të mos del më me deklarata të tilla, si gjeli në maje të gardhit!
Sami ISLAMI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi