Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama nuk dëgjon as numrin 2 të Departamentit amerikan të Shtetit

Shko poshtë

Rama nuk dëgjon as numrin 2 të Departamentit amerikan të Shtetit Empty Rama nuk dëgjon as numrin 2 të Departamentit amerikan të Shtetit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 26, 2011 12:50 am

Rama nuk dëgjon as numrin 2 të Departamentit amerikan të Shtetit




Pavarësisht thirrjeve dhe mesazheve të qarta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot edhe nga zv.sekretari amerikan i Shtetit për ndaljen e çdo mjeti anti-kushtetues për qëllime politike, kreu i Partisë Socialiste nuk është ndaluar por është nisur për në Elbasan dhe ka deklaruar se demonstratat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë.
Kreu i PS-së Edi Rama turin e takimeve këtë herë e nisi më një tjetër slogan “Fajin e ka Saliu”. Takimi përqendrua tek vazhdimësia e protestave. Sipas kreut të selisë rozë, beteja e opozitës do të vazhdojë, për të rrëzuar qeverinë që vodhi zgjedhjet, që vrau në 21 Janar dhe vazhdon të vjedhë e mashtrojë popullin.
“21 janari moment tragjik i kësja historie ku ndahen qartë qytetarët nga pushtetarët. Më 21 janar ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Kjo qeveri ka kryer vepra të rënda kundër shqiptarëve. Ky regjim ka përfituar pa numër dhe pa tolerancë. Shqipëria nuk mund të rrijë dhe nën flamurin e NATO-s dhe nën flamurin e baltës së korrupsionit.”,- u shpreh kryesocialisti Rama.
Beteja e opozitës sipas Ramës vazhdon “për një Shqipëri më të mirë, për të bërë realitet ëndrrat e tyre dhe jo ato të Saliuit, i cili sipas Ramës sheh në ëndërr bojkotin e zgjedhjeve, për t'i grabitur përsëri ato. Prandaj sipas Ramës të gjithë duhet të bashkohen në demonstrata paqësore për t'i thënë ndal kusarisë.
"Jemi dhe do të jemi të patundur në bindjen tonë, të gjithë të vijnë me ne, do të vazhdojmë demonstratat për të larguar këtë pushtet. Saliu sheh ëndërr se do t’i bojkotojmë zgjedhjet që ata të grabisin cdo gjë, këtë ëndërr ne nuk do t’ua bëjmë realitet. Realitetin tonë do ta bëjmë në fushën e betejës për ëndrrën e madhe të shqiptarëve. Beteja jonë do të vazhdojë kudo në cdo hapësirë, paqësisht, vendosmërisht. Do t’i afrojmë këtij regjimi fundin e merituar“,- theksoi Rama.
Por, Partia Socialiste duket se do të futet në zgjedhjet e 8 majit. Këtë fakt e ka bërë të ditur në mënyrën e tij sot pasdite në Elbasan, Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama. Duke marrë fjalën para të pranishmëve në kinema “Millenium”, Edi Rama pohoi se “ beteja e opozitës vazhdon për një Shqipëri të lirë e demokratike për të bërë realitet ëndrrat e shqiptarëve dhe jo ato të Saliut, i cili sheh në ëndërr bojkotin e zgjedhjeve, për t'i grabitur përsëri ato. Ne nuk do të lejojmë që Saliu dhe Iliri të vjedhin sërish votat më 8 maj”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi