Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Ina Rama, aktore e grushtit të shtetit

Shko poshtë

PD: Ina Rama, aktore e grushtit të shtetit Empty PD: Ina Rama, aktore e grushtit të shtetit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 23, 2011 9:30 pm

PD: Ina Rama, aktore e grushtit të shtetit

PD: Ina Rama, aktore e grushtit të shtetit Ina-rama
Ina Rama


Akuzë e fortë dhe e bujshme e Partisë Demokratike ndaj Prokurores së Përgjithshme të Shqipërisë e cila drejtpërdrejt akuzohet si “pjesë dhe aktore e grushtit të shtetit”.
Ishte Mesila Doda, deputete e PD e cila doli para medieve sot pasdreke dhe tha se “në një akt të paprecedent, dje, u krye përpjekja e fundit e një grushti shteti të strukturuar mirë. Dje, dasmorja e Edi Ramës, Ina Rama hoqi çdo maskë dhe dëshmoi se është fund e krye pjesë dhe aktore e grushtit të shtetit”.
Për PD, urdhri i arrestit i 6 komandantëve të gardës është lëshuar dje nga Ina Rama, pa asnjë hetim në përpjekje për të dërguar pas hekurave mbrojtësit e institucioneve, heronjtë që mbrojtën Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin e vendit.
“Ky urdhër është lëshuar me qëllimin e vetëm për të lënë pa kokë e pa mbrojtje gardën e Republikës dhe mbrojtësit e institucioneve të vendit. Qëllimi i këtij akti kriminal është të bëjë më të lehtë sulmin e dhunën ndaj institucioneve të tjera të vendit, në mënyrë që t’i hap rrugë falangave kriminale të Edvin Ramës”, – deklaroi Doda.
Më tej ajo paralajmëroi: “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka fakte të pakundërshtueshme të Ina dhe Edvin Ramës, përfshirë dhe ditë djeshme”.
Deklarata e Dodës mbyllet me thirrjen: “Sot i deklarojmë Ina dhe Edvin Ramës se fundi i tyre dhe gjithë të tjerëve, ideues dhe zbatues të grushtit të shtetit do të jetë ligjor, i sigurtë, i pashmangshëm”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi