Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama uronThaçin: Arritjet në konsolidimin e shtetit, mbresëlënëse

Shko poshtë

Rama uronThaçin: Arritjet në konsolidimin e shtetit, mbresëlënëse Empty Rama uronThaçin: Arritjet në konsolidimin e shtetit, mbresëlënëse

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 17, 2012 8:40 pm

Rama uronThaçin: Arritjet në konsolidimin e shtetit, mbresëlënëse


Rama uronThaçin: Arritjet në konsolidimin e shtetit, mbresëlënëse Rama-thaci
Në kuadër të 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dërguar një letër urimi kryeministrin kosovar. Në letrën dërguar Thaçit, kreu i PS, shprehet:


“Përvjetori i katërt i pavarësisë më jep rastin që në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe në emrin tim personal t’Ju përcjell urimet më të mira për progresin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë kosovare. Janë mbresëlënëse arritjet në konsolidimin e shtetit të së drejtës në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë shtetasve të Kosovës, edhe të pakicave, për të cilat Ju keni krijuar një shembull pozitiv për të gjithë rajonin. 17 shkurti, kjo datë e shënuar në historinë e popullit të Kosovës dhe të kombit shqiptar është e gëzueshme për çdo shqiptar dhe unë të përfitoj nga rasti t’Ju uroj gëzime dhe suksese të reja në rrugën e Kosovës Europiane, duke Ju shprehur vullnetin tim të plotë për të thelluar më tej bashkëpunimin në dobi të prosperitetit demokratik e ekonomik të Kombit tonë”.

Më herët Thashi është uruar dhe nga kryeministri Berisha, i cili ka konkluduar se në katër vjet Kosova ka shënuar një progres domethënës në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike e funksionale të shtetit ligjor në shërbim të qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi