Vilhelme Vranari Haxhiraj:Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën
Faqja 1 e 1

Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën
(Ekspozitë fotografike kundër krimeve të komunizmit në Shqipëri.)
Presidenti i Republikës Prof. dr. Bamir Topi vlerëson me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, 22 deputetët që u vranë nga bishat komuniste.
Vilhelme Vranari Haxhiraj
“Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”, ishte sllogani i ekspozitës fotografike të krimeve të komunizmit që u çel në Tiranë, nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, zt. Besim Ndregjoni. Ekspozita fotografike e krimeve të komunizmit u vendos në selinë e Presidencës nga data 21- 25 shkurt, në Sallën “Skënderbeu”. Në përurimin e saj ishte Presidenti i Republikës Prof. dr. Bamir Topi, qeveritarë dhe forca të ndryshme politike. Të pranishëm ishin familjarët dhe të afërmit e atyre njerëzve të harruar. Gjithashtu nderuan me pjesëmarrjen e tyre, gjithë përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë. Enkas për nderimin e këtyre jetëve të harruara erdhi nga Gjeneva Misioni i OKB-së.
Presidenti i Republikës, Prof. dr. Bamir Topi, në fjalën e vet theksoi veç vlerave të këtyre njerëzve të mohuar, që janë pjesë e pamohueshme dhe e pandashme e historisë sonë kombëtare, këmbënguli në dënimin e krimeve të komunizmit. Që fjala e zt. president të bëhet realitet, duhet të hapen dosjet, për ta parë të vërtetën në sy dhe të ndahet shapi nga sheqeri. Më vjen keq për individë të veçantë, qofshin këta edhe në sferat e larta të shoqërisë, mendoj se e kanë gabim kur merren me emra të përveçëm të diktaturës. Nuk ishte një, as dy dhe as dhjetë njerëz, por ishte një sistem i tërë, që kërkon një analizë të mirëfilltë dhe pas kësaj, të marrë dënimin e merituar secili sipas shkallës së krimit. Nuk ishin pak krime, por:
1- Ishin 6.212 burra dhe gra të vrarë, nga të cilët 450 ishin gra.
2- Të burgosur ishin 36.000 (burra dhe gra) të moshave dhe profesioneve të ndryshme.
3-Në Shqipëri 50.000 familje u internuan .
4- Ishin 100.000 familje të cilësuara „kulakë”. Në të gjithë botën vetëm Rusia dhe Shqipëria vendosën damkën e kulakut, duke i ndarë bashkëkombasit në dy klasa armike. Ambasadori i ShBA në Tiranë, Msr. Arvizu, i pasuar nga të tjerë diplomatë theksuan se: “Shqipëria Demokratike duhet të ndjekë shembullin moral të këtyre njerëzve që nuk e kursyen jetën për lirinë e vërtetë.” Me të drejtë e quajtën kështu, sepse liria e një vendi u takon të gjithë shtetasve. Por për fat të keq, ne shqiptarët ishim pushtuesit dhe ekzekutorët e vetvetes. Nuk na vrau i huaji, por vëllai i një gjaku, i një race, i një gjuhe dhe i të të njëjtave zakone. Në ditën e mbylljes së Ekspozitës, Presidenti i Republikës z. Bamir Topi, në kujtim të vrasjes makabre të 22 deputetëve, më 1951, i vlerësoi ata me titullin e lartë “Nder i Kombit”. Duheshin 60 vite që të vlerësohej gjaku dhe jeta e tyre e re.
Unë, si pjesë e kësaj shtrese të leqendisur, e falenderoj presidentin tonë të nderuar, Prof. dr. Bamir Topi, për gjestin human ndaj këtyre intelektualëve që kërkonin të vendosnin drejtësi. I jam mirënjohëse për këtë vlerësim, ndonëse të vonuar. Gjithsesi më mirë vonë se sa kurrë! Ndaj sot u drejtohem me dy fjalë gjithë atyre intelektualve dhe fisnikëve që u tretën qelive, kënetave dhe minierave apo në varret pa emër, të cilët të heshtur dhe me qortim shihnin nga muret e Presidencës. Nuk mund të ndërtohet demokracia dhe historia mbi harresën, sepse dëshirat dhe ëndrrat e 6212 shqiptarëve nuk u realizuan menjëherë pas çlirimit nga fashizmi.
- Nderim dhe mirënjohje gjithë këtyre shqiptarëve të mirë që luftuan, u vranë, u burgosën dhe u internuan për liri dhe demokraci të vërtetë!
- Këta viganë, që janë pjesë e pamohueshme e historisë sonë kombëtare kërkuan të ndërtonin një demokraci të tipit perëndimnor.
- Sipas tyre në themel të shtetit demokratik qëndron zhvillimi i gjithanshëm i vendit, ndërtimi i shtetit të së drejtës, i cili duke mbrojtur pronën private, mbron identitetin kombëtar.
- Këta shqiptarë të vërtetë nuk luftuan, nuk u vetmohuan që Shqipëria, ky vend i pasur dhe i bukur të shndërrohej në një burg gjigand, ku kishte vetëm rojtarë dhe të burgosur.
- A e meritoi vallë ajka e kombit që luftoi për liri dhe demokraci, të shndërrohej në pleh apo në shtretër mushkonjash dhe gjarpërinjësh, për të kënaqur xhelatët e diktaturës komuniste?
- Përse vallë inteligjencën shqiptare, fisnikërinë që përbënte palcën e Kombit në çdo periudhë të historisë, e varrosën nëpër llomi kënetash, kanalesh dhe minierash? Apo mos xhelatët, që të quheshin të tillë, u duheshin viktimat?!
- Shqipëria, Parajsa, ku kanë folenë Perënditë, a duhej shndërruar në një varrezë gjigante mbushur me varre pa emër?
Shqipëria nuk ka kuptim dhe kombi nuk ekziston pa Kosovën dhe Çamërinë
- Ata kaluan kalvare vuajtjesh në ferrin komunist, u vetmohuan se Shqipëria nuk ka kuptim dhe kombi nuk ekziston pa Kosovën dhe Çamërinë.
- Ata kërkonin vazhdimin e traditës së bukur shqiptare, ku të bashkëjetonin në paqe dhe harmoni të tri besimet fetare: Islame, Katolike dhe Ortodokse.
- Ata ishin kundër urrejtjes dhe hakmarrjes. Deviza e tyre ishte: Zhvillim i gjithanshëm i Shqipërisë, ku të ketë dashuri, mirëkupim dhe tolerancë mes bashkëkombasve.
- Vetëm me realizimin e idealeve demokratike, pa dhunë dhe pa mohim vlerash, ata ishin për një Shqipëri evropiane
- Kush mund ta imagjinonte se lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi, kombin më të lashtë të botës, do ta ndante me një hendek të thellë në dy klasa armike deri në vdekje me njëra-tjetrën.
- Trastat dhe fëmijët në shpinat e grave, nënave dhe motrave, ishin më të rënda se prangat në duart dhe këmbët e të burgosurve, që nuk e panë lirinë.
- Sa e sa fëmijëve nuk u tha kurrë goja “baba” dhe sa mijëra të tjerë u rritën jetimë me prindër gjallë!
-A harron vallë një nënë që gjithë ditën i binte bretku në ish ullinjtë e saj dhe në darkë i mblidhte barktharët e saj me lakra pa vaj.
- I vranë, i burgosën,i internuan dhe i fundosën, por ata dolën mbi sipërfaqe, se mbijetesa është virtyt i fisnikërisë.
- Ata nuk u vranë që të shpërbëhej familja, as të ndahej babai nga djali, motra nga vëllai, ose gruaja nga burri.
- Këto krime monstruoze, të pashembullta të nënshkruara nga dorë shqiptari, që ia kishte shitur shpirtin djallit, me penën e ngjyer në gjak të pastër shqiptari, do të zilepsnin komedianët dhe tragjedianët që të ngriheshin nga varri për të shkruajtur tragjedinë më të dhembshme, atë të vendit të shqiponjave.
- Këta që rilindën për të mos u harruar kurrë, përsëri nuk kërkojnë hakmarrje. Ata duan vetëm pendesën dhe faljen e persekutorëve.
- Nëse vjen dita e madhe e ndjesës, kjo do të ndodhë vetëm kur bijtë e xhelatëve dhe persekutorëve do të jenë gjykatësit dhe prokurorët e baballarëve të tyre kriminelë. Pyes: A bën vaki një gjë e tillë? –Kurrë!
Bijtë dhe nipat ecin në gjurmët e baballarëve që drejtonin dje, kurse ata drejtojnë sot. Ata bëjnë paqe edhe me djallin, vetëm ta kenë në duart e tyre politikën, ekonominë, drejtësinë, arsimin, kulturën…
Katovica pas realizimit të planit A (morën drejtimin e forcave politike “pluraliste “nga njerëzit e PPSh). Kurse tani vazhdon planin “B” me përqëndrimin dhe forcimin e pronës private në duart e bijëve dhe nipave të tyre…Në këtë mënyrë ish pronarët legjitimë, jo vetëm ngelën me gisht në gojë, por ngelën në përjetësi “ISh”… Ky ishte zhgënjimi më i madh për ata që i shpëtuan vdekjes. Ata njerëz të arsimuar në perëndim, duke u nisur nga përvoja botërore, ishin të bindur se shteti i së drejtës, shteti demokratik nuk mund të ndërtohet, nëse prona nuk shkon te pronari legjitim. Por kjo për fat të keq ngeli teori…
Janë të paktë ata pronarë legjitim që u kanë dhënë ndonjë kockë, e cila u ka ngecur në fyt dhe po vrasin njëri-tjetrin. Kurse fëmijët e ish ponarëve, të varfër sa më s’ka, pa pronë, sepse nuk shkoi prona tek i zoti dhe pa punë, kanë marrë rrugët e kurbetit. A nuk ishte ky plani i Katovicës “B”? Mohimi i çdo mundësie prone dhe pushteti për fëmijët e ish fisnikëve dhe ish pronarëve. Strategjitë e tyre janë me qitje të largët. Pasi bijtë e Enverit, Leninit dhe Stalinit e dinë mirë se, me kalimin e kohës humbet identiteti i familjeve të vjetra që krijuan Shqipërinë. Humbja e identitetit autokton kombëtar u intereson shovinistëve sllavo/serbë dhe shovinizmit grek. Ndaj iu rritet oreksi Janullatosit (Kali i Trojës në Shqipëri), konsullit të Korçës, lobit grek në ShBA me Geixh në krye .
Për këtë luftuan dhe dhanë jetën e tyre të pafajshme shqiptarët? I kujt është faji vallè? Fajin e bënë qyrk, e lanë në rrugë dhe nuk e pranoi asnjeri. Gjithë kalimtarët e shihnin vëngër, duke thënë: Jo, s’është imi… s’është imi. Po ju lë të gjykoni vetë… Shqiptarë të mirë, që jetoni në zonat kufitare të vendit mëmë; Ju që me breza lindët shqiptarë, por fati i izolimit gjysmë shekullor ju çoi argatë në vendet fqinje, mos e ulni kaq shumë dinjitetin tuaj, sa për një pension lëmoshë, ndërroni emrin, fenë dhe kombësinë. Koha do të jetë gjykatësi më i mirë. Vjen një ditë dhe para ndërgjegjes secili jep llogari, por atëherë do të jetë vonë. Mos harroni se kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. Ruajuni gjykimit të ndërgjegjes Suaj! Atë që nuk e bënë shekujt, po e bënë mashtrimi shovinist këto 20 vite. Ndaj mos e lejoni një turp dhe një krim të tillë! Kujtohuni se cilët jeni! Jeni nga ajo racë e lashtë ilire, të cilën e vlerëson bota, kurse ne…!
(Zgjodhi për shtyp: Baki Ymeri)
Stalini, Oficeri, Molotowi dhe Enver Hoxha
Foto që dëshmojnë përndjekjet, gjyqet dhe ekzekutimet
barbare të ish-të burgosurve

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë!
» Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
» Vilhelme Vranari Haxhiraj:Një metër kub ajër(-tregim-)
» Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare
» Vilhelme Vranari (Haxhiraj): GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU - 542 vite (1405-17 /I/1468)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi