Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë

Shko poshtë

Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë Empty Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 02, 2011 8:18 pm


Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë

Dy ushtarë amerikanë u vranë një orë më parë nga një kosovar me emri Arif Uka nga Veriu i Mitrovicës, i cili sulmoi autobuzin që po transportonte ushtarakët, në parkingun e aeroportit të Frankuftit.


Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë Bus-attack

Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë Buss1

(I plotësuar) Sipas asaj që shkruan “Die Welt”, duke iu referuar burimeve policore, besohet se 21-vjeçari ishte një fondamentalist islamik. Dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur rëndë dhe nuk dihet nëse do t’i mbijetojnë plagëve.

Autori i krimit u arrestua në vendngjarje nga policia. Ai kishte kërkuar më parë azil në shtetin gjerman.

Sipas policisë, nuk dihet saktë se cilat ishin motivet e krimit, por natyra e sulmit forcon pistën e një sulmi terrorist. Aktualisht, forcat e rendit në Frankfurt po hetojnë mbi mundësinë e lidhjeve të 21-vjeçarit me persona të tjerë.

Sekuenca ekzakte e ngjarjeve nuk është e qartë, por dihet se kosovari ishte në zotërimin e një pistolete dhe shkëmbeu një debat me stafin ushtarak të autobuzit, përpara se të hapte zjarr.

Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë Buss2

Ngjarja ndodhi në orën 15:20, në një zonë publike në hyrje të aeroportit të Frankfurtit, e rezervuar për vendqëndrimin e autobuzëve.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Boris Hessen Rhein (38, CDU) ka dalë në vendin e ngjarjes. Rhein foli për një "akt të tmerrshme dhe shokuese."

I pyetur se është kjo një vrasje me motive terroriste, Ministri Rhein u përgjigj:

Nuk mund të them tash se a ka pasur një sfond terrorist kjo vrasje.



Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë Buss3



Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë Buss4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi