LD-GJERMANI DËNON ASHPËR AKTIN MAKABËR TË VRASJES SË DY USHTARAKËVE AMERIKANË NË FRANKFURT TË GJERMANISË
Faqja 1 e 1
LD-GJERMANI DËNON ASHPËR AKTIN MAKABËR TË VRASJES SË DY USHTARAKËVE AMERIKANË NË FRANKFURT TË GJERMANISË
LIDHJA DEMOKRATIKE NË GJERMANI DËNON ASHPËR AKTIN MAKABËR TË VRASJES SË DY USHTARAKËVE AMERIKAN NË FRANKFURT
NUK KA FORCË QË MUND T’ I LËKUNDË MARRËDHËNIET MIQËSORE MIDIS POPULLIT SHQIPTAR DHE ATIJ AMERIKAN..!
Duke e ndjerë dhimbjen thellë në shpirt bashkë me familjarët e dy oficerëve të vrarë, me rastin e kësaj tragjedie të rëndë i shprehim ngushëllimet tona më të thella presidentit të SHBA-ve Exelencës së tij, zotit Barak Obama, Sekretarës së shtetit znj. Hillary Clinton si dhe gjithë popullit mik amerikan.
Akti kriminal dhe i shëmtuar i 21 vjeçarit Arid Uka, nënshtetas gjerman me prejardhje nga Kosova, i cili dje në mënyrë mizore vrau dy oficerë amerikanë dhe lëndojë rëndë dy të tjerë, ne mërgimtarëve shqiptarë që jetojmë dhe punojmë në Gjermani, na ka tronditur dhe prekur thellë në shpirt. Andaj, në këto çaste të rënda pikëllimi për humbjen e dy miqve amerikanë, me gjithë shpirt dhe trup jemi pranë familjarëve të tyre, si dhe me gjithë popullin mik amerikanë, meqë rast shprehim edhe solidarizimin tonë të plotë me ta.
Të bindur se ky rast i rënd dhe i turpshëm i krimit, i bërë dje nga një bashkëqytetar i ynë në Frankfurt të Gjermanisë, do mbetet rast i izoluar dhe i pa përsëritshëm në marrëdhëniet midis dy popujve tanë miq, gjithashtu shprehim indinjatën tonë të thellë si dhe dënojmë ashpër këtë akt vandal, duke iu bërë apel organeve të drejtësisë gjermane që aktorin ta ndëshkojë me masat më të rënda ligjore.
Po ashtu, pa marrë parasysh shkaqet dhe motivet që autorin e krimit e kanë çuar që ta kryejë këtë akt barbar, qoftë me porosi ose i frymëzuar nga ideologjitë e ndryshme, qoftë nga armiqtë e kombit shqiptar, iu bëjmë me dije, në veçanti atyre të cilëve iu pengon miqësia tradicionale shqiptaro-amerikane, se nuk do të ketë forcë në botë e cila mund t’i lëkundë këto marrëdhënie. Neve, madje ndjehemi shumë krenarë me faktin, se janë pikërisht SHBA-të ato të cilat e shpëtuan popullin shqiptar nga dhuna dhe gjenocidi serbosllav i udhëhequr nga Millosheviçi në vitet 1998/99, dhe këtë të mirë nuk ka kush në botë që mund të na detyrojë që ta harrojmë..!
Shoqëria kosovare në përgjithësi dhe në veçanti inteligjencia e saj duhet të veprojë në mënyrë më aktive në planin human dhe solidarizues, e cila në masë të madhe vitet e fundit është zbehur shumë. Ne do duhej ta kujtojmë të djeshmen, jo vetëm si prononcime publike, por si një kujtesë e dhimbshme që përjetuam, madje edhe si respekt për ata që kontribuuan për të qenë sot të lirë. Në veçanti duhet t’i ruajmë dhe respektojmë miqtë tanë që na ndihmuan me mbijetuar si popull dhe që po kontribuojnë edhe sot në krye me SHBA-të me zhvilluar shtetin e brishtë të Kosovës. Urojmë që të vetëdijesohemi dhe punojmë duke dëshmuar se vërtetë rasti tragjik i Frankfurtit është individual, dhe si komb jemi përkrah popujve të civilizuar, që të jemi gjithnjë përkrah SHBA-ve e cila na shpëtoi nga katrahura.
Komisioni për informim i LD-së në Gjermani.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MPJ dënon aktin vandal të dëmtimit të simboleve të Kosovës në Frankfurt
» Topi mesazh Obamës: Hidhërim për vrasjen makabër të ushtarëve amerikanë
» Topi dënon ashpër raportin e Martit
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
» Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë
» Topi mesazh Obamës: Hidhërim për vrasjen makabër të ushtarëve amerikanë
» Topi dënon ashpër raportin e Martit
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
» Frankfurt, kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi