Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Çfarë “ombrelle” mban mbi kokë policia sekrete e UNMIK-ut?!

Shko poshtë

Bajrush Morina:Çfarë “ombrelle” mban mbi kokë policia sekrete e UNMIK-ut?! Empty Bajrush Morina:Çfarë “ombrelle” mban mbi kokë policia sekrete e UNMIK-ut?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 1:22 am

Çfarë “ombrelle” mban mbi kokë policia sekrete e UNMIK-ut?!

Bajrush Morina
Sot e gjithë ditën

Shpallja e pavarësisë së Kosovës i ka “shqetësuar” pozicionet e administratës së UNMIK-ut në Kosovë. Fizikisht ata janë “strukur” në periferi të Prishtinës dhe vizuelisht janë “zhdukur” nga linja e parë e “frontit medial”. Shefi i tyre Lamberto Zannieri del në sipërfaqe gjithmonë me ndonjë propozim a ide që rrënjët i ka te Rezoluta famoze 1244. Në fakt, ai sa herë e ndien veten të rrezikuar nga identiteti i tij politik e vendimmarrës, e ngre gishtin lart dhe ua bën me dije zyrtarëve të lartë të Prishtinës “...unë jam ende këtu, e bashkë me mua këtu është edhe Rezoluta 1244!”
Me një fjalë, largimi i administratës së UNMIK-ut nga selia e tyre në qendër të Prishtinës në periferi të kryeqytetit është më tepër një zhvendosje taktike me një strategji të caktuar. “Ne po largohemi, por jemi këtu!”, thonë ata.
Kanë zhveshur uniformën e tyre policore, por ata janë këtu. Janë policia e UNMIK-ut të cilët në uniformë civile duken si “polici e fshehtë”. Nuk janë zvogëluar numerikisht, sepse kanë zënë punë mbi “ombrellën” te ata që i mbajnë “ombrellë”! Nuk patrullojnë si nëntë vjetët e shkuar. Nuk kanë më nevojë ta kontrollojnë Policinë e Kosovës, sepse e kontrollon EULEX-i. Nuk mbajnë konferenca të rregullta për shtyp, si zakonisht, por mbledhin shënime, hetojnë raste, bëjnë raporte dhe më pas ato i dërgojnë në selinë e OKB-së, aty ku ka qasje të drejtpërdrejtë edhe ambasadori i Serbisë në OKB.
Pra ata janë policë, me uniformë civile, me vetura që e kanë ndryshuar “regjistrimin” ata janë po ata që kanë shërbyer tash e sa vjet në Kosovë dhe që vazhdojnë “misionin” e tyre (tashmë) të fshehtë policor, tashmë haptas kundër shtetit të Kosovës.
Një vit e sa pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, askush nga vendorët e më pak nga ndërkombëtarët nuk po del t’u thotë këtyre “policëve të fshehtë” të UNMIK-ut pse ende veprojnë në Kosovë, cili është misioni i tyre në Kosovë, kujt i ofrojnë siguri dhe kujt i raportojnë këta policë me uniforma civile, por me misione speciale.
Kjo prani e policisë së fshehtë civile të UNMIK-ut në Kosovë nuk është thjesht një sorollatje poshtë e lart nëpër rrugët e Kosovës.
Kjo prani e policisë së fshehtë civile të UNMIK-ut në Kosovë nuk është thjesht për të ofruar siguri në Kosovë!
Kësaj policie të fshehtë civile të UNMIK-ut duhet t’u ndalohen “rrugët” e Kosovës, t’i ndalojë policia zyrtare shtetërore e Kosovës. A mund Policia e Kosovës atyre t’u kërkojë leje identifikimin, leje qëndrimi, t’ua kontrollojë veturat me regjistrim të UNMIK-ut dhe të pyeten edhe për misionin e arsyen e qëndrimit të tyre në Kosovë. Sepse ata pas 15 qershorit në Kosovë nuk janë më legalë.
Kjo duhet të bëhet një ditë, sa më parë, sa nuk është bërë vonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi