Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:A muj' u çutë policia sekrete?

Shko poshtë

Kimete Berisha:A muj' u çutë policia sekrete? Empty Kimete Berisha:A muj' u çutë policia sekrete?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2016 12:50 pm

Kimete Berisha:A muj' u çutë policia sekrete?

Kimete Berisha:A muj' u çutë policia sekrete? Largea_largea_kimete-berisha-645x29814310283141457381205
A e morët vesh kush ja ka djeg veturën Ismet Beqirit, dhe pse ja ka djeg veturën!
A ja ka djeg veturën, me qëllim të "mirë", që me ja dhënë mundësinë me ble nja të re?
A ja ka djeg veturën mbas atij emisionit të mbrëmshëm për "vdekjen misterioze të Ibrahim Rugovës"?
Përgjigjuni!
Pse kjo ngjarje e rëndë ndodhi bash në "ditën e mësuesit"?
Pse po u digjen veturat vetëm njerëzve të "urtë" si Memlit, Gecajt, Ismetit...
Pse, krimineli apo kriminelja, sapo e mori vesh se po e djeg "gabimisht" veturën e Adem Grabovcit, urgjentisht e lokalizoi zjarrin me pështymë dhe shpëtoi vetura e Ademit nga djegja!
Çfarë faji ka Ismet Beqiri?
Ismet Beqiri rrezaton urtësi permanente, ama sot i kërsiti filmi edhe atij. Ata apo ato që ia kanë djegur veturën, i quajti "millosheviqë të vegjël".
Këto fjalë nuk i kanë hije Ismet Beqirit, anipse kuptohet, "kur të humb sendi-të humb shpirti".
Në kohën kur Ismeti flet për "millosheviqët e vegjël", dhe ashiqare aludon te "brigadat e kuqe" që ia kanë djegur veturën, në postimin e drejtoreshës së grupit Koha lidhur me këtë ngjarje, për shembull, njëri, i biri i Dervish Rozhajës, ka shkruar një koment si vijon:
"Gjynah me u djegë vetura pa shfrytëzuesin mbrenda!!!".
Dhe, kësaj dëshire vrastare, që Ismet Beqiri të ishte djegur bashkë me veturën e tij, i janë bashkangjitur dhe e kanë duartrokitur gjashtëmbëdhjetë veta me emër e mbiemër.
Janë tranu njerëzit. As që e fshehin dëshirën e tyre të zjarrtë që Ismeti të ishte djegur bashkë me veturën e tij!
Por, s'di a mund të bëhet padi. dëshira kriminale për ta parë dikë të vdekur e të bërë hi!
"Jam njeri dhe asgjë njerëzore nuk më është e huaj", e kuptoj unë këtë fore, ama, FB nuk po e zbulon siç tha Eco vetëm padijen njerëzore, por po i zbulon edhe kriminelët në tentativë.
Se, sa më përket mua, unë jam aq e marrë sa mendoj se personi që e shkruan atë koment dhe ata që ia bëjnë "llajk", kanë në trupat e tyre pak krimogjene.
"Millosheviqët e vegjël" lypi te "jugoslloventë" e Prishtinës, se aty i gjen.
A po kupton Ismet?
(Marrë nga blogu i saj në Facebook)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi