Shaban Cakolli:NJERIU ME ZEMËR TË MADHE ATDHEDASHURIE
Faqja 1 e 1
Shaban Cakolli:NJERIU ME ZEMËR TË MADHE ATDHEDASHURIE
Shaban Cakolli:NJERIU ME ZEMËR TË MADHE ATDHEDASHURIE
Në Bocholt të Gjermanisë, jeton dhe vepron bacë Qerim Shala, veprimtar i palodhshëm disa dekada ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare shqiptare. Ai erdhi në Gjermani për krah pune,por djersën e tij nuk e kurseu ndoshta ndau shpesh edhe nga kafshata e fëmijëve,nga një pjesë ndihme për skamnorët që i kishte varfëruar aq shumë pushtuesi.Njeri me zemër të madhe që shkriu djersën për atdheun,familjen,shkollën shqipe,shoqërinë.
Nga vitet e tetëdhjeta dhe fillimi i viteve nëntëdhjeta,numri i shqiptarëve në Gjermani po rritej gjithnjë e më shumë.Shkaqet e shqiptarëve në masë që kërkonin strehim në Gjermani,tani janë të njohura për secilin nga ne:Pushtuesi
sllav nisi të zbatoj elaboratet e tija fashiste mbi shqiptarët.Për të i zbatuar ato më leht atij po i duhej që të i vë në ndjekëje të gjithë ata që nuk mendonin si ai,ndër ta shumë i përndoq politikisht e ata ishin njerëz që sakrifikonin për veprimtarinë kombëtare dhe kulturore,disa i kishte varfëruar në atë masë sa që detyroheshin të kërkonin strehim ekonomik.
Edhe në Bocholtin e Gjermanisë,qytet ky që kufizohet me Holandën,erdhen shumë shqiptarë,por si duket ata e kishin më leht.Them kështu nga se ata e gjetën dorën e fortë mbëshetëse,zemrën e fortë dhe ngrohëse,që do të përkujdeset për ta ,deri sa ata të adaptoheshin në këtë vend të huaj,e ky krah i djathtë i tyre,kjo zemër e madhe,kjo dorë e fortë mbështetëse e tyre ishte Qerim Shala.Qerim Shala ky burrë nga Loxha e Pejës,nuk diti kurrë për lodhjen,nuk diti të kursej mundin as kohën,shpesh familjarët e ndjenin mungesën e tij nga se ai gjindej në mesin e mërgimtarëve për të i ndihmuar ata në tejkalimin e vështërsive.Mërgimtarët tanë të shtypur nga të huajt nuk e kishin interesin e tyre të bredhnin rrugëve të Gjermanisë,disqeve apo Banhofeve,ata ishin të interesuar të punojnë,të ndihmojnë kombin,familjet dhe të afërmit.Punë edhe nuk gjindej leht nga se Gjermania në trollin e vet po mbante mbi shtatë milion të huaj.Qerim Shala ky njeri me zjarratdhedashurie në shpirt,krijoi shumë miq gjerman dhe holandez,ua mësoj atyre të drejtën për çështjen shqiptare nën sundimin sërb,por edhe la një imazh të mirë tek ata,të cilët shpesh i zgjatën dorën e ndihmës për shqiptarët,duke i dhuruar kontigjente ndihmash për të varfërit në Shqipëri dhe Kosovë,për Shkollat shqipe,si dhe ata që po bënin të pamundurën për luftën tonë për çlirim.Qerim Shala duke iu falemnderuar miqëve të tij gjerman dhe holandez,ia doli të punësoi të gjithë shqiptarët që ishin strehim kërkues në Bocholt.Nëse nuk mundemi të themi të gjithë,këtu mund të bëjnë përjashtim ata mërgimtarë që nuk ua deshi zemra punën.
Në këto vitet e fundit kur në Gjermani erdhen shumë shqiptarë, mërgata shqiptare ishte më e organizuar dhe veprimtaria e tyre ishte më e konkretizuar. Tashmë në mërgatën shqiptare në Gjermani nuk kishte vetëm kurbetqar të ashtuquajtur “gastarbajter” por kishin filluar të vijnë gjeneratat reja të pajisura me vetëdije atdhetare nga Universiteti i Prishtinës.
Këta të rinjë ishin më të formuar, me të organizuar rreth çështjeve kombëtare. Tashmë në mesin e mërgimtarëve ishte i madhi Qerim Shala që së bashku me shokë po bëhej një armë e fortë në luftë për ta demaskuar vetëqeverisjen jugosllave karshi popullit shqiptar.
Aty hapën Shoqatën Humanitare"Nënë Tereza" të cilës po i printe Qerim Shala,aty po organizoheshin mërgimtarët tanë qoftë për internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare,hapjeve të paraleleve të shkollave shqipe këtu,ndihmave për arsimin në Kosovë,ndihma për skamnorët,për fondet e Qeverisë dhe ate Vendlindja Thërret,po mbronin edhe kulturën kombëtare,shenonin festa kombëtare,bëheshin promovime librash,me një fjalë po bëhej një veprimtari e madhe shqiptare.Bocholti ishte qendëre mërgimtarëve shqiptarë, që në vete bartë një numër të veprimtarëve patriotë, të cilët kontribuan për vetëdijësimin nacional, afirmimin dhe ndërkombëtarizim të idesë dhe çështjes së Republikës së Kosovës, për organizimin e ndihmave e fondeve financiare, për krijimin e urave të mirëkuptimit e besimit ndërmjet Kosovës e Perëndimit, për hapjen e dyerve të kancelarive perëndimore, për stërvitje ushtarake e organizime guerile, për pjesëmarrje aktive në luftë për çlirimin e Kosovës si dhe për ndërtimin e saj.
Ne edhe pse larg Bocholtit shpesh nxiteshim të ndiqnim së bashku veprimtarinë tonë me këta mërgimtarë të vyeshëm,dhe Bocholtin e quanim Bocholti i Qerim Shalës.Qerim Shala që tani ka kaluar të gjashtëdhjetat edhe sot duket i rinuar,plot energji dhe gatishmëri të ndjek me hap të rinjët në rindërtimin e Kosovës
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli.Cikël poetik
» ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
» Shaban Cakolli:DORUNTINA-A E KA KRYAR MISIONIN E VET?
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli.Cikël poetik
» ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
» Shaban Cakolli:DORUNTINA-A E KA KRYAR MISIONIN E VET?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi