Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademia për Heroin Sali Çekaj mbahet në Ludwigsburg

Shko poshtë

Akademia për Heroin Sali Çekaj mbahet në Ludwigsburg Empty Akademia për Heroin Sali Çekaj mbahet në Ludwigsburg

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 1:28 am

Akademia për Heroin Sali Çekaj mbahet në Ludwigsburg

Nga kryesia e nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg
Akademia për Heroin Sali Çekaj mbahet në Ludwigsburg Sh_b


Akademia për Heroin Sali Çekaj mbahet në Ludwigsburg MMM%20ldk
Aktivistë të Degës së LDK-së në Gjermani para shtatores së Heroit të Kosovës, Sali Çekajt ne Deçan

Në takimin e kryesisë së nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg që u mbajt në fundjavë në Ludwigsburg temë qendrore e bisedës ishte organizimi i mbajtjes se akademisë përkujtimore në 10-vjetorin e rënies së Heroit Sali Çekaj. Në këtë tubim të cilin e kryesoi Astrit Zemaj, kryetar, përpos të gjithë anëtarëve të kryesisë së nëndegës, moren pjesë edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e rajoneve të LDK-së që veprojnë në Schwäbisch Gmünd, Ludwigsburg, Heilbron, Karlsruhe, Stuttgart, Offenburg si dhe kryesia e Klubit kulturor „Bardhosh Gërvalla“ në Ludvigsburg.
Me këtë rast pas shumë diskutimesh u vendos që akademia, e cila do të jetë nën organizimin e Degës së LDK-së në Gjermani në bashkëpunim me nëndegën e LDK-së në Baden-Württemberg, do të mbahet me 19 prill 2009 në Ludvigsburg.
Me këtë rast duke folur për fytyrën e Heroit të Kosovës, Sali Çekajt, të gjithë diskutuesit theksuan rolin e tij të madh në lëvizjet kombëtare në diasporë pasi që Sali Çekaj ishte ndër udhëheqësit më të ngushtë të Degës së LDK-së në Gjermani, si sekretar dhe në mandatin e fundit edhe nënkryetar i kësaj dege, prandaj Dega e LDK-së në Gjermani ka një obligim të madh moral që të kujdeset për këtë figurë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe për familjen e tij.
Për këtë, para disa viteve Dega e LDK-së në Gjermani në shenjë të respektit për Heroin Sali Çekaj, ish-nënkryetar i kësaj dege vendosi që për çdo vit të ndaj çmimin për veprimtarët e dalluar për aktivitetin e tyre për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës. Ky çmim për herë të parë iu nda presidentit tonë historik, dr. Ibrahim Rugovës, kurse pastaj pa kuptim disi Kryesia e Degës së LDK-së nuk vendosi se kujt t´i jept ky shpërblim.
Anëtarët e Kryeisë së nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg duke diskutuar rreth një pike të veçantë të rendit të ditës drejtuan mjaft kritika në drejtim të përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës në Gjermani, të cilët në shënimin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës që e mbajtën në Berlin pa kurrëfarë kuptimi anashkaluan Degën e LDK-së, e cila ka qenë promotori kryesor i lëvizjeve për çështjen e Kosovës, jo vetëm në Gjermani por në mbarë diasporën.

Komisioni për informim i nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi