Arben Idrizi:Shkarkojini ata ministra![/
Faqja 1 e 1
Arben Idrizi:Shkarkojini ata ministra![/
Shkarkojini ata ministra!
Kështu po i hapet rrugë radikalizmit fetar, i cili edhe ashtu po na rri mbi kokë, në pritje të shpërthejë nga dita në ditë. Kur të ndodhë, do të jetë vonë të pyetemi si dhe pse ndodhi.Nga Arben Idrizi më 06 mars 2011 në ora 12:48
Në tekstin e fundit përmenda sipërfaqësisht frikën që përbën për mua si qytetar i një shteti laik përbërja religjioze e Qeverisë së re. Jo që jam i thirrur ta manifestojë këtë në emër të të tjerëve që mendojnë si unë, por ngase mendoj të jetë një shqetësim plotësisht i arsyeshëm, ndaj të cilit nuk mund të rri duarkryq sidomos përderisa jam, qoftë edhe pa dashjen time, në një pozicion kur mund ta them hapur mendimin tim.
Fillimisht, dëshiroj të bëj një sqarim, ndoshta krejt të kot, të cilin e kanë mëse të qartë edhe të alfabetizuarit e fundit të internetit.
Njëra ndër të mirat e rralla, duke pasur parasysh edhe disponimin kolektiv religjioz, që kemi arritur ta krijojmë në përpjekjet tona për të ndërtuar një shtet demokratik është heqja dorë nga sekularizmi për ta përqafuar një formë tjetër, të themi më demokratike: laicizmin.
Për dallim nga sekularizmi, që, të themi shkurt, largon sakralen, modifikon dhe transformon tërë të kaluarën si dhe pamundëson subjektet religjioze të ushtrojnë funksione shtetërore, laicizmi bën ndarjen e qartë mes shtetit dhe religjionit, por njeh religjionin si të drejtë si dhe lejon subjektet religjioze të ushtrojnë funksione shtetërore derisa e praktikojnë religjionin si një gjë thjesht private, pa e propaganduar dhe imponuar në jetën publike.
Këtë laicizëm e ligjëson Kushtetuta e Kosovës.
Megjithatë, përbërja e Qeverisë së re të Kosovës, është frika dhe mendimi im, e ka vënë në krizë respektimin e Kushtetutës dhe parimin e laicitetit. Dy nga ministrat e kësaj Qeverie, ai i Shëndetësisë, z.Ferid Agani dhe ai i Kulturës, z.Memli Krasniqi, njihen për një jetë publike, se ajo private s’na intereson, të karakterizuar nga qëndrime pastërsisht religjioze, të cilat, e kjo është e papranueshmja, nxisin urrejtje ndaj Tjetrit. Z.Agani ka deklarata publike në të cilat mbron qëndrimin (fetar) se “homoseksualizmi është sëmundje mendore”. Njëjtë, z.Krasniqi, në këngët e tij sa ishte raper, ka manifestuar qëndrime pastërsisht (fetare) urrejtjeje ndaj Tjetrit, si ndaj homoseksualëve, duke i quajtur “të sëmurë mendorë”, si ndaj narkomanëve, duke i quajtur “të degjeneruar”. Ndërkohë, të gjitha dyshimet janë se ky i fundit, me të marrë postin e ministrit, ka hequr fotot e Nënës Terezë dhe Ibrahim Rugovës pikërisht për arsye fetare e aspak politike, sado që nuk do të arsyetoheshin assesi as ato politike.
Si erdhën këta dy persona me qëndrime të tilla fetare publike deri te një rol kaq i madh në një shtet laik? Ndoshta për shkak të mbështetjes që gëzojnë, bashkëmendimtarëve që i votojnë. Ndoshta për shkak të rrethanave të caktuar në momentin e formimit të Qeverisë. Sidoqoftë, përgjegjësia bie mbi Kryeministrin që e ka injoruar këtë shkarje të papranueshme.
Si diletant, megjithatë, arrij t’i parashikoj disa nga pasojat e mundshme të gjithë kësaj.
Së pari: Nëse vendet tjera do t’i kenë parasysh këto qëndrime të këtyre dy ministrave, cili do të jetë qëndrimi i tyre në marrëdhëniet e ndërsjella? A do të damkosen këto dy ministri jashtë, aq sa të mos arrijnë të kenë asnjë aktivitet politik shëndetësor e kulturor jashtë?
Çka do ta dëmtonte shumë rëndë vendin tonë. Dhe s’po flas për imazh, por për interesin e qytetarëve, mirëqenien dhe të ardhmen e tyre.
Së dyti: Nëse këta dy ministra janë vërtet të mbështetur nga një masë e caktuar, jo për thjesht përkatësinë fetare, por për qëndrimet e tyre radikale fetare, atëherë, gjatë mandatit të tyre, si do të ndihen përkatësitë e tjera fetare, homoseksualët dhe narkomanët? Logjikisht, do të ndiheshin të përjashtuar nga shteti dhe shoqëria, të përndjekur, të damkosur; të përjashtuar nga të mirat e përbashkëta, të përjashtuar nga të drejtat qytetare.
Si mund të ndodhë kjo, sot?
Kam frikë se kështu po i hapet rrugë radikalizmit fetar, i cili edhe ashtu po na rri mbi kokë, në pritje të shpërthejë nga dita në ditë. Kur të ndodhë, do të jetë vonë të pyetemi si dhe pse ndodhi.
Shpresoj se shoqëria civile dhe KMLDNj, nëse s’e kanë bërë deri më tani, do të shprehin qëndrimin e tyre ndaj këtij shqetësimi.
E që të biem shkurt:
Kur do të shkarkohen këta ministra?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arben Idrizi: Kah po ia mbajmë?
» Arben Idrizi:Mbi dy parabola
» JAKUP KTASNIQI:O Arben Idrizi, o “intelektual” dhe “shkrimtar” i shpifur
» Katër ish-ministra nën hetime për korrupsion...!
» EULEX-i deklaron se do të hetojë edhe 6 ish-ministra, të PDK-së, LDK-së e AAK-së
» Arben Idrizi:Mbi dy parabola
» JAKUP KTASNIQI:O Arben Idrizi, o “intelektual” dhe “shkrimtar” i shpifur
» Katër ish-ministra nën hetime për korrupsion...!
» EULEX-i deklaron se do të hetojë edhe 6 ish-ministra, të PDK-së, LDK-së e AAK-së
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi