Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neki Babamusta:Shqipëria nuk është Helenë Troje për Greqi!

Shko poshtë

Neki Babamusta:Shqipëria nuk është Helenë Troje për Greqi! Empty Neki Babamusta:Shqipëria nuk është Helenë Troje për Greqi!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2011 6:35 pm


Shqipëria nuk është Helenë Troje për Greqi!

Neki Babamusta:Shqipëria nuk është Helenë Troje për Greqi! Babamusto
Nga Neki Babamusta, historian



Zoti Konsull Ikonomus!

Si pasardhës i denjë i Odisesë, me dinakëri, po ringjallni një kalë të ri Troje, për të rindezur vatra zjarri. Një proverb e bukur shqiptare thotë: “Kush turbullon ujët e lumit, valët e marrin me vete.”

Dy popujt tanë, shqiptarët dhe grekët, në shekuj jetojnë në fqinjësi të mirë dhe kanë një histori të lavdishme. Në radhë të parë kultura greke dhe ajo iliriane, kanë njohur majat më të larta të zhvillimit në Antikitet, duke u përhapur dhe në vendet e tjera të botës. Mendimtarët e shquar grekë si Sokrati, Demokriti, Aristoteli, i mësuan dhe i dhuruan demosit (popullit) fjalën jetëdhënëse “Demokraci”, ku çdo individ apo çdo popull, që jeton në trojet e veta, gëzon të drejtat e barabarta për të jetuar, punuar dhe menduar i lirë, pa prekur interesat e të tjerëve. Luftërat i nxisin dhe i ndezin jo popujt, por klikat shoviniste. Për interesa të fuqive të mëdha, klanet shovene ballkanike serbo-greke janë bërë gurë shahu për ndezje vullkanesh për hapësira territoriale për veten e tyre. Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, janar 1913, e ndau përgjysmë Shqipërinë, duke i dhënë edhe Greqisë krahinën e pasur shqiptare të Çamërisë, me një sipërfaqe më tepër se 5.000 km katrorë dhe me një popullsi mbi gjysmë milion banorësh.

Ish kryeministri grek, Venizellos, ëndërronte Megallo idenë (Greqinë e madhe deri në Shkumbin). Një tjetër pasues i qeverisë greke, Metaksaj, në Luftën e Dytë Botërore, hartoi po të njëjtat plane aneksimi. Ndërsa në luftën italo-greke, (tetor 1940 - prill 1941) forcat greke u përleshën me ato italiane dhe nën pretekstin se po luftonin në tokën greke, u sollën shumë keq me popullsinë vendase të Shqipërisë së Jugut (Korçë, Gjirokastër). Barbarizmat arritën kulmin në krahinën e Çamërisë, në vitet 1943-44 kur ushtria greke, shpërnguli me forcë qindra-mijë banorë, duke vrarë gra, pleq edhe fëmijë dhe duke djegur fshatra edhe qytete. Ushtria greke vrau mbi 4000 shqiptarë autoktonë të Çamërisë së pafajshme.

Dihet se populli shqiptar, i është gjendur shumë herë pranë popullit grek. Kryengritësit shqiptarë të Jugut, trimat e Çamërisë, dhe Arbëreshët (Avranitasit) të vendosur kohë më parë në Greqi, me Ali Pashë Tepelenën në krye, më 1821 i dhuruan Greqisë lirinë prej sundimit Osman. Ndonëse gjenerali famëkeq grek, Zervo, manifestoi barbarizma antinjerëzore ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, shqiptarët u sollën miqësisht me banorët grek andartë, që kishin ardhur si argatë për të punuar në tokat bregdetare të Shqipërisë së Jugut. Dy popujt kanë luftuar bashkërisht kundër fashizmit italian në luftën italo-greke. Në vitin 1967 kur Greqia lëndonte nga thatësira, ne shqiptarët ndamë përgjysmë bukën e fëmijëve tanë me ata të Greqisë. Minoriteti grek në Shqipëri, prej disa mijëra banorësh, ndjehet i respektuar në vendin tonë. Ato zotërojnë të drejta të barabarta me shqiptarët – për të votuar, për punë, për arsim, si dhe është hapur edhe Universiteti në gjuhën greke në Gjirokastër. Historikisht dihet roli negativ i Patrikanës grekë ndaj popullit tonë: mohimi i gjuhës shqipe dhe i kombësisë. Skandalet e fundit nga përfaqësuesit e qeverisë greke pohojnë politikën anti-shqiptare për shkombëtarizim, pikërisht zhvarrimi i eshtrave të të parëve tanë në Boboshticë të Korçës, rifutja e eshtrave të ushtarëve grekë që nuk ekzistonin të varrosur në disa zona të Korçës, ngritja e flamurit grek. Kulmi i ofendimit arriti kur shqiptarëve etnikë të Shqipërisë së Jugut u kërkohet të regjistrohen mbi baza etnike dhe fetare, për të mohuar kombësinë shqiptare. Këto Z. Konsull janë veprime satanike, me përfundime të paparashikuara. Edhe vetë perënditë e Olimpit me Zeusin në krye, do t’ju thoshin: “Kthehu dhe thyej qafën!”

Nuk përulet dhe shitet shqiptari për bukë dhe para me thikë pas shpine. Pse hesht hirësia e tij kryepeshkopi i Shqipërisë, Z. Anastasious Janullatus. Me gjithë shërbimet që i ka bërë ortodoksisë shqiptare, a nuk ka ardhur koha për komunitetin ortodoks në Shqipëri, që Kishën Autoqefale Shqiptare ta drejtojnë vendasit, i nderuar Peshkop? Ky ka qenë një amanet i imzot Fan Nolit. Shqipëria është një vend i stabilizuar. Përplasje me anarkistët, komunistët grekë ka edhe në Greqi. Si kombësia, mijëra vjeçare po ashtu edhe pushtetet në demokraci, (qeveritë) nuk ndërrohen me dredhi e manifestime të dhunshme. Revolucionet socialiste sjellin barbari. Ne shqiptarët, nuk duam skena afrikane. Patjetër, vendi në demokraci duhet të ketë një opozitë të fuqishme, sepse pa të nuk ka mbrojtje vlerash dhe zhvillim. Mençuria e shqiptarëve nuk u mungon. Populli shqiptar, me klasën e vet politike dhe burrat e shteti që ka, di t’i zgjidhi vetë problemet e brendshme. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është i papranueshme. Nga kjo situatë, duhet të dilet me vullnet politik të përbashkët. Hijet e zeza, brenda e jashtë vendit mos t’i hedhin me qëllim benzinë zjarrit, se shqiptarët po kacafyten me njëri-tjetrin. Populli nuk do korrupsion. Atë ta luftojë drejtësia. Ne duam miq të mirë se dhe vetë të tillë jemi. Ndërrimi i pushteteve nuk është dëshirë personash, po është një alternativë ligjore, që merret me ligj në bazë të votimit. Natyrisht populli nuk dëshiron diktatorë dyzet vjeçarë.

Zoti Konsull i Greqisë:

Mos ëndërro të futësh “Kalin e Trojës” të kullos në perlat shqiptare, ndryshe do t’i bien patkonjtë pa kaluar kufirin! Lëri dy popujt tanë të jetojnë në paqe dhe të qetë në trojet e veta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi