Lirie Hajdari: EULEX-i po cenon sovranitetin e Kosvës
Faqja 1 e 1

EULEX-i po cenon sovranitetin e Kosovës
Lirie Hajdari, BOTA SOT
Deklarimi se EULEX-i është neutral po trondit politikën
Opozita, por edhe qeveria nuk dëshirojnë ta besojnë se misioni i EULEX-it është vërtet neutral ndaj statusit, duke e konsideruar se kjo është e pamundur. Por, të tjerë mendojnë se ky pozicion do t’i kushtojë shumë Kosovës për faj të institucioneve.
Dilemat për statusin e EULEX-it ndaj Kosovës janë rihapur sërish. Madje as opozitarët nuk duan ta besojnë se EULEX-i nuk e njeh statusin e Kosovës, duke marrë rol neutral. Deklarimi në Beograd i shefit të këtij misioni se ai është neutral, ka tronditur opinionin dhe politikën, ndërsa shpresohej se meqë po heqim qafe UNMIK-un, tashmë sovraniteti është i padiskutueshëm.
Për një pjesë të opozitës kjo paraqet cenim të sovranitetit të vendit. Si mund të ndihmojë institucionet e Kosovës duke qenë neutral ndaj statutit të vendit.
Por, qeveria e di se çfarë mandati ka EULEX-i
Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo deklaroi se misioni që ai drejton është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe qëllimi i këtij misioni, është që të jetë plotësisht operativ deri në prill. Shefi i EULEX-it ka deklaruar se EULEX-i është në bazë statusore neutral, mision teknik që merret me vendosjen e sundimit të Ligjit në Kosovë “Ne nuk merremi me statusin e as nuk flasim për të. Kjo nuk është sferë e përgjegjësisë tonë”, ka deklaruar Kermabo në Beograd.
Kermabo ka deklaruar se ndodhet në Beograd për të kërkuar zgjidhje lidhur me kthimin në punë të policëve dhe gjykatësve serbë të Kosovës. Po ashtu ua ka çarë hallin edhe për shumë ‘ankesa’ të serbëve.
“Të jeni të sigurt se nuk do ta lëmë anash këtë rast. Ky gjykim ende do të vazhdojë dhe prokurori po e bën punën e vet”, ka thënë Kermabo, duke iu referuar lirimit të një ish të dyshuari për një shpërthim para disa vitesh, pavarësisht se shqiptari u mbajt për më shumë se pesë vjet në burg pa një aktgjykim të plotë.
Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, i deklaroi gazetës “Bota sot”, se EULEX-i ka mandat të qartë dhe kjo është sqaruar edhe më herët dhe askush nuk mund të funksionojë në Kosovë dhe ta injorojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Për profesorin e shkencave politike Ibrahim Gashin, misioni i EULEX-it nuk mund të jetë neutral, pavarësisht asaj që thotë shefi i këtij misioni. Për Gashin nënkryetarin e AKR-së, në fakt misioni i EULEX-it nuk mund të jetë neutral ndaj statusit, sepse do të ishte në shpërputhje me Dokumentin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari, nga buron edhe misioni i tij. “Unë nuk besoj se EULEX-i mendon që misioni i tij do të jetë neutral ndaj statusit. Ai është këtu për të ndihmuar ndërtimin e shtetit të Kosovës, ka rol monitorues dhe asistues në fusha të caktuara, dhe natyrisht çdo gjë është në përputhje me Dokumentin gjithëpërfshirës dhe me Kushtetutën”, tha profesor Gashi. Ai jep edhe sqarimin se në asnjërin nga këto dy dokumente nuk del që roli i EULEX-it është indiferent ndaj statusit. Përkundrazi, siç shprehet ai, EULEX-i në njëfarë mënyre është misioni i parë ndërkombëtar, që njeh realitetin e ri politik dhe statusor në Kosovë.
EULEX-i është misioni që është vendosur në Kosovë me ftesë të presidentit të Kosovës dhe më pas të institucioneve të tjera, për të kryer misionin e përcaktuar nga Pakoja e Ahtisarit. Dhe për shumë kohë pozita dhe opozita kanë bërë trysni që EULEX-i të mos ketë qëndrim neutral. Por, këto përpjekje duket se nuk kanë dhënë rezultat.
Opozitarët vazhdojnë të këmbëngulin me shpjegime teorike duke iu referuar edhe ngjarjeve. “Pavarësia e Kosovës është pranuar nga shtetet më të fuqishme që kanë ndikimin kryesor në çështjet ndërkombëtare”, thotë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili konsideron se deklaratat e tilla i bëjnë dëm procesit në Kosovë. Sipas tij, edhe EULEX-i, por edhe UNMIK-u që është në largim e sipër duhet të mbajnë qëndrim në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, sepse kanë obligim para qytetarëve të Kosovës dhe para bashkësisë ndërkombëtare. “EULEX duhet të veprojë në një shtet të pavarur dhe sovran dhe deklaratat e tilla janë në kundërshtim të misionit të tyre”, shprehet ai.
I ardhur në Kosovë si misioni i Bashkimit Evropian, i përfshirë edhe në pakon e presidentit Ahtisari, EULEX-i sipas z. Adem Salihajt, nënkryetar i LDD-së nuk mund të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës, sepse është edhe në kundërshtim me procesin e pavarësisë dhe propozimit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari për pavarësinë e Kosovës. Mos reagimin e institucioneve të Kosovës karshi kësaj deklarate ai e quan fatkeqësi për vendin, ndërsa kërkon nga EULEX-i që të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. “Tash po luhen lojëra të këqija dhe mendoj se kjo që po ndodh nuk është korrekte as në raport me Kosovën, por as në raport me misionin që ata kanë këtu. Është fatkeqësi e madhe që institucionet e Kosovës janë aq të ngathtë saqë e heshtin këtë dhe e tolerojnë me vetëdije të plotë dhe kjo shkon në dëm të sovranitetit ë Kosovës”, tha Salihaj, duke shtuar se tash është koha e fundit që EULEX-i ta ketë rolin që e ka përcaktuar propozimi gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ai thekson se ky mision është këtu për të ndihmuar institucionet e Kosovës së pavarur si shtet dhe jo për të qenë neutral ndaj këtyre institucioneve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qeveria: Serbia cenon sovranitetin e Kosovës
» Lirie Hajdari:Janë liderë sa të jenë gjallë!
» Lirie Hajdari:Koalicioni po lëkundet, presidenca nuk është e qetë
» Lirie Hajdari:Deputetëve të Serbisë iu ndalua hyrja, kthehen mbrapsht!
» Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi