Gedafi “O unë o Al-Kaeda. Europa do të rikthehet në kohët e Barbarozës”
Faqja 1 e 1
Gedafi “O unë o Al-Kaeda. Europa do të rikthehet në kohët e Barbarozës”
Gedafi “O unë o Al-Kaeda. Europa do të rikthehet në kohët e Barbarozës”
Televizioni shtetëror libian njofton se militantët e Gedafit kanë avancuar në të gjithë vendin. Vetë koloneli diktator kërcënon në një intervistë se pa atë Europa do të pushtohet nga emigrantët dhe se Al-Kaeda është në prag. “Anëtarët e celulave të Al-Kaedës u japin drogë të rinjve libianë për të dalë në protestë.” Më pas ai shton: “Libia është ndryshe nga Tunizia dhe Egjipti, sepse në Libi pushteti është në duart e popullit” dhe më pas shton akoma: “Unë i pasur? Në të vërtetë gjithçka që unë kam në pronësi është tenda ime”.
Cila është situata sot?
Shikoni… këtu!
Çfarë është duke ndodhur?
Të gjithë kanë dëgjuar që të flitet për Al-Kaedën në Magrebin islamik. Në Libi ka pasur celula të fjetura. Kur shpërthyen protestat në Tunizi dhe në Egjipt, Al-Kaeda ka përfituar nga situata dhe celulat e fjetura janë rikthyer në veprim.
Anëtarët e këtyre celulave kanë sulmuar kazermat ushtarake për të marrë armatimet. Kjo ka ndodhur në Bengazi dhe Al-Baida, ku ka pasur shkëmbime zjarri. Ka pasur të vrarë nga të dyja palët. Terroristët kanë marrë armët dhe kanë terrorizuar popullin e Bengazit që sot nuk mund të dalë nga shtëpia për shkak të frikës.
Nga vijnë këto celula të Al-Kaedës?
Liderët vijnë nga Iraku, Afganistani dhe madje edhe nga Algjeria. Edhe nga burgu i Guantanamos janë lënë të lirë disa liderë.
Po si ka mundësi që ata të arrijnë të bindin të rinjtë libianë në masë që të ngrihen kundër regjimit tuaj?
Të rinjtë nuk e njihnin Al-Kaedën, por anëtarët e këtyre celulave u kanë dhënë drogë dhe para. Sot këta të rinj kanë krijuar varësi ndaj drogave dhe bëjnë çfarë t’u thonë të tjerët. Ata mendojnë se mitralozat janë fishekzjarrë.
Mendoni se e gjitha kjo është e planifikuar?
Po. Dhe më vjen keq që e vërteta e ngjarjeve këtu në Libi i është paraqitur Perëndimit në një mënyrë shumë të ndryshme. Është thënë se kemi shtënë ndaj protestuesve dhe civilëve të paarmatosur. Në Libi nuk ka pasur manifestime dhe as protesta. Situata në Libi nuk është si ajo në Egjipt dhe në Tunizi. Në vendin tim të vetmit manifestues janë ata që mbështesin Jamahirijën.
A jeni shqetësuar ndopak kur keni parë që brenda disa javësh u rrëzuan disa nga regjimet më të fuqishme në Afrikën e Veriut?
Jo. Përse do të thoni ju? Sepse situata në Libi është krejtësisht e ndryshme. Këtu pushteti është në duart e popullit. Ndryshe nga Ben Ali dhe Mubarak unë nuk kam pushtet. Jam vetëm një pikë referimi për popullin. Sot ne përballemi me Al-Kaedën dhe jemi të vetmit që e bëjmë një gjë të tillë dhe askush nuk do që të na ndihmojë në këtë përpjekje.
Cilat janë opsionet që ju janë ofruar?
Autoritetet ushtarake më thonë se është e mundur që këto grupe të rrethohen dhe të izolohen e pak nga pak të eliminohen. Këta njerëz kanë vrarë popullin, kanë liruar nga burgu të burgosurit duke u dhënë armë, kanë plaçkitur njerëz, kanë përdhunuar gratë dhe kanë sulmuar familjet. Banorët e Bengazit kanë filluar që të më telefonojnë për të bombarduar qytetin dhe për të goditur rebelët.
Hetimet e organizatave humanitare flasin për rreth 6000 të vrarë. E kundërshtoni këtë shifër?
(qesh) Ju sjell një shembull. Ka një fshat të banuar nga rreth 1000 vetë, përfshi edhe sekretarin e Komitetit Popullor. Është thënë se ai kishte marrë arratinë jashtë vendit. Në fakt ai ishte këtu me mua në tendën time. Është thënë edhe se ka pasur rreth 3000 të vrarë në këtë fshat që ka 1000 banorë në fakt dhe në të vërtetë ai është një fshat i qetë dhe njerëzit aty nuk shohin as TV.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar një rezolutë kundër Libisë…
Ky këshill nuk ka kompetencë për punët e brendshme të një vendi. Nëse kërkon që të përzihet le të dërgojë një mision hetimor. Unë jam gati për këtë.
Që nga viti 1969 ju keni njohur 8 presidentë amerikanë. I fundit prej tyre, Barak Obama, thotë se ju duhet të “largoheni”, të lini vendin.
Të lë çfarë? Ku kërkon ai që të shkoj?
Çfarë prisni sot?
Që vende si Franca të vihen sa më shpejt në krye të një komisioni hetimor dhe të bllokojnë rezolutën e OKB-së në Këshillin e Sigurimit dhe të ndalojnë menjëherë ndërhyrjet e jashtme në rajonin e Bengazit.
Cilat ndërhyrje?
Di që ekzistojnë kontakte gjysmë zyrtare të britanikëve, apo europianëve të tjerë me personazhe të ndryshme të Bengazit. Kemi bllokuar një helikopter holandez që po zbriste në Libi pa ndonjë autorizim zyrtar.
Pilotët janë të burgosurit tuaj?
Po, dhe kjo është më se normale.
Kur ju dëgjojmë të flisni duket se gjithçka shkon shumë mirë?
Regjimi këtu në Libi shkon mirë. Është i stabilizuar. Le të shpjegohem: ka destabilitet nëse kërkojnë që ta destabilizosh një vend dhe shkohet drejt konfuzionit e kjo do të jetë në favor të grupeve terroriste të Bin Ladenit dhe grupeve të tjera të armatosura. Mijëra vetë do të sulmojnë Europën nga Libia. Bin Ladeni do të vendoset në veri të Afrikës. Bin Ladenin e keni te dera.
Ju përpiqeni që të zgjoni kërcënimet islamike…
Jo. Ky është një realitet. Në Tunizi dhe në Egjipt ka një vakum politik. Ekstremistët islamikë mund të kalojnë aty pa frikë. Në Mesdhe do të ketë një xhihad. Vetë flota amerikane do të sulmohet dhe do të kryhen akte piraterie 50 kilometra larg kufijve tuaj. Do të rikthehen kohët e Barbarozës, të piratëve otomanë që vendosnin gjoba tek ai dhe tek udhëtarët. Do të ketë krizë botërore, një katastrofë që do të fillojë nga Pakistani e do të shtrihet deri në Afrikën e Veriut. Këtë unë nuk do ta lejoj.
Ju duket se mendoni se koha luan në favorin tuaj...
Po, dhe kjo është e vërtetë, sepse populli është i ndërgjegjshëm për atë që po ndodh në të vërtetë. Por dua që t’ju lë të kuptoni se situata është e rëndë për të gjithë Perëndimin dhe Mesdheun. Si është e mundur që liderët europianë nuk e kuptojnë një gjë të tillë? Rreziku i terrorizmit po shtrihet në një shkallë planetare dhe kjo është e dukshme.
Demokracive nuk u pëlqejnë regjimet që qëllojnë kundër njerëzve të tyre…
Nuk është hapur kurrë zjarr ndaj njerëzve të mi. Shikoni Algjerinë, për shembull, e cila prej vitesh e lufton ekstremizmin duke përdorur forcën. Shihni edhe izraelitët që bombardojnë Gazën dhe shkaktojnë viktima si te civilët ashtu edhe te grupet e armatosura. Nuk e dini që në Afganistan apo në Irak ushtria amerikane shkakton në mënyrë të rregullt viktima në civilë? Këtu në Libi nuk kemi qëlluar askënd. Unë sfidoj komunitetin ndërkombëtar dhe e ftoj që të vijë dhe të demonstrojë të kundërtën e kësaj që po them.
Amerikanët kërcënojnë dhe thonë se do t’ju bllokojnë pasuritë
Cilat pasuri? Unë sfidoj të gjithë ata që thonë se kam pasuri të madhe. Unë kam në pronësinë time vetëm një monedhë. Paratë janë të shtetit libian. Ata që pretendojnë të kundërtën duan që t’i marrin paratë Libisë dhe shpikin gënjeshtra të tilla.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën
» Libi: Vritet Muamar Gedafi (video)
» Libi: Vritet Muamar Gedafi (video)
» Faik Krasniqi: Kohet e vjetra
» TRAJTIMI I FEMRES NË KOHËT E VJETRA!
» Libi: Vritet Muamar Gedafi (video)
» Libi: Vritet Muamar Gedafi (video)
» Faik Krasniqi: Kohet e vjetra
» TRAJTIMI I FEMRES NË KOHËT E VJETRA!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi