Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nikë Gjeloshi: Tribunë kushtuar Demonstratave të vitit 1981

Shko poshtë

Nikë Gjeloshi: Tribunë kushtuar Demonstratave të vitit 1981 Empty Nikë Gjeloshi: Tribunë kushtuar Demonstratave të vitit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 14, 2011 1:50 am


Nikë Gjeloshi: Tribunë kushtuar Demonstratave të vitit 1981 U1_NikeGjeloshi
Tribunë kushtuar Demonstratave të vitit 1981
K u m t e s ë:
SI U VLERËSUAN DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NGA ORGANET DHE UDHËHEQJA PLITIKE E SHTËTRORE E KOSOVËS, SERBISË DHE ISH-YUGOSLLAVISË.
Nga Dr. Nikë Gjeloshi
email:gjeloshi@gmx.ch
Zvicër, Neuenhof, 6.03.2011.
Regjimi politik i ish-Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, te cilët si pjesë e popullit dhe si gjeopolitikë, kishin mbetur nen sundimin e tij, zbatonte strategji të shpernguljës e diskriminimit të shqiptarëve e cila strategji ishte e perpunuar para dhe pas luftës II-të Botërore (Konventa Jugosllavo –Turke, 1938 dhe „Marrëveshja xhentelmene Tito – Kyprili“, Split, 18.12.1953 per riaktivizimin e Konventës së vitit 1938). Lufta speciale: permes shpernguljeve, krijimit të përqarjeve dhe ngatrresave mes shqiptarëve; shkatërrimit të familjeve të medha (kullakëve) të cilat supozoheshin të jenë burim i rrezikut të vazhdueshem per regjimin; intrigave, shpifjeve e denigrimeve të vleravë kombëtare; likuidimeve fizike, burgosjeve e denimeve të renda do të jenë pjesë e asaj strategjie.
Pranë Akademisë serbe të shkencave –SANU u krijue dhe Instituti Etnografik i cili vepronte në Kosovë me qellim të mbledhjës se te dhënave nepër familje shqiptare ashtu qe përmes sherbimeve sekrete të realizohen ato forma të luftës speciale.
I
Vlerësimet e para zyrtare të demonstratave të 11 e 26 marsit dhe 1 prillit 1981, do të bëhën me 1 prill 1981 nga organet më të larta të pushtetit dhe politikës se Kosovës, nga:
- Kryesia e KSA të Kosovës dhe
- Kryesia e Komitetit krahinor të Lidhjës së komunistëve të Kosovës.
Këto dy Kryesi, demonstratat do ti vleresojnë: „… Demonstrata armiqësore dhe do të percaktojnë masat konkrete qe duhej të mirreshin në Prishtinë e KSA të Kosovës“.
Të njejtën ditë vleresime të demonstratave do te bëjnë dhe dy kryesitë e Serbisë – kyesia e RS të Serbisë dhe kryesia e KQ të LK të Serbisë. Ato dy kryesi vlerësonin „… se bëhët fjalë per aktivitet të organizuar armiqësor drejtuar kunder sistemit kushtetues, minimit te vëllaznim – bashkimit; demonstrata reakcionare të drejtuara kunder lirisë dhe integritetit të vendit. Qellimi: destabilizimi i KSA të Kosovës, Serbisë dhe Jugosllavisë“. Këto kryesi mbeshtesin parezervë organet e dhunës: „… qe të çerojë hesapet me bartësit e demonstratave…“!
Pas këtyre vlerësimeve të organeve shtetrore e politike të Serbisë, bëhët publike një deklaratë e kryetarit të kryesisë se KSA të Kosovës, Xhavit Nimani, sipas të cilit: “Demonstratat do të vlerësohen të karakterit armiqësor nga pozitat e nacionalizmit shqiptar me qellime kontrarrevolucionare; demonstrata ne të cilat u perdorën parulla demagogjike sociale e nacionale; demonstrata ne te cilat elementet armiqësore të cilët i organizuen ato perdoren dhe armë ndaj organeve të sigurimit“. Me 11 e 26 mars dhe 1 prill, thuhej ne deklaratë e Nimanit „… armiku ka tentue dhe po tenton qe ne mesin e rinisë studentore dhe shkollare, ne mesin e punëtorëve dhe ne mese tjera të mashtrojë masen per qellime të veta armiqësore kunder Jugosllavisë socialiste,…, dhe kunder vetë kombësisë shqiptare“. Kerkohej qe „… mbi baza të Kushtetutës të ndermerren masat e nevojshme per ruajtjën e rendit, qetësisë dhe stabilitetit, si dhe per likuidimin e veprimtarisë armiqësore permes likuidimit të forcave armiqësore të cilat synojnë të nxisin masat në luftë“.
Me 2 prill 1981, dy kryesitë e ish - Jugosllavisë (kryesia e RSFJ dhe e KQ te LKJ), do të merren me vlerësimin e demonstratave. Keto organe me të larta të Federatës do të vlerësojnë, se: „… bëhët fjalë per demonstrtata irredentiste,demonstrata qe synonin konfrontimin e shqiptarëve me kombët e kombësitë tjera në Kosovë e Jugosllavi“. Kështu, varësisht nga organi dhe kierarkia strukturore qe bënin vlersimin e demonstratave do ti kemi dhe gjykimet ndaj atyre demonstratave.
Keto vlerësime dhe mbështetje do të hapin rrugë per legjitimim te dhunës, kurse Tanksave ushtarake dhe blindeve të policisë u ishin hapur rrugët per ndeshkime te demonstrantëve.
Nocioni irredentizem, sipas të cilit këto organe më te larta të ish - Federatës jugosllave, i vleresonin dmonstatat, rrjedh nga italishtja „irredento“, do të thot i paqliruar. Irredentizmi ka kuptimin e shtrirjës se aspiratave per të rimarrë një territor I cili per arsye etnike ose gjuhësore mendohet se është pa te drejtë nën sundimin e një shteti tjeter (siq ishte rasti pas bashkimit të Italisë 1870 disa pjesë si: Triesta, Istria, Trentino e Tiroli i Jugut kishin mbetë nen Austrinë, N.Gj.).
Perdorimi i nocionit irredentizem per të gjykue demonstratat studentore të vitit 1981 në Kosovë kishte të paktën dy qellime: një (1) gjykimin politik të bartësve – organizatorve të demonstrtave, qe nenkuptonte paraprirjën e denimeve më burgime të renda nga Gjykatat kompetente ndaj tyre, dhe dy (2) shuarjën me forcë të aspiratës shqiptare per tu pavarësue nga regjimi politik jugosllavo - serb dhe per tu bashkue më Shqipërinë.
Vlerësimi se demonstratat kishin synim konfrontimin e shqiptarëve me kombët e kombësitë tjera në Kosovë e Jugosllavi kishte të bëjë me krijimin e opinionit publik në terë ish – Jugosllavinë ashtu qe masat ndeshkuese të cilat merreshin ndaj demonstranteve te mbeshtetëshin dhe nga opinioni i gjerë, dhe sa më shum ti konfrontonin shqiptarët më popujt tjerë të asaj Federate.
Anëtari i kryesisë se RSFJ dhe kryesisë se KQ të LKJ nga Kosova, Fadil Hoxha, në mbledhjën e Aktivit politik të Prishtinës, me 3 prill 1981, theksonte “Deshiroj të them menjëherë në mënyrë të qartë: një varg ngjarjesh qe ndodhën ditëve të fundit në Prishtinë dhe disa vende tjera të Kosovës, janë veper e kurdisur mjeshtrisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevolucionit.Demonstratat e studentëve dhe disa ekscese të tjera ishin vetem preteks per veprimin e organizuar të armiqve të hapët të Jugosllavisë vetëqeverisëse socialiste të painkuadruar, të atyre qe nuk ja duen të mirën se pari popullit shqiptar, e as të gjitha kombëve e kombësive të tjera të Jugosllavisë. … Me anë të eksceseve nacionaliste, ata orvaten të paraqesin Kosovën si hallkë të dobët në bashkësinë dhe në Federatën Jugosllave dhe, në ketë mënyrë, të krijojnë krizë e pakënaqësi jo vetem në Kosovë por dhe në mbarë Jugosllavinë. Qëllimi i tyre është shkatërrimi i sistemit politik të vetëqeverisjës socialiste”. Per ne nuk është e panjohur, theksonte me tutje Hoxha, se “armiqtë tanë me parullën Kosova Republikë përherë manipulojnë kur tentojnë të sulmojnë sistemin tone socialist dhe kur i versulën bashkësisë sonë federative … Ata pak tradhëtarë të mjerueshem me parulla demagogjike dhe armiqësore, orvaten te paraqiten si mbrojtës të shqiptarëve në Kosovë, e madje edhe në Jugosllavi … Po ne i kemi identifikue qartas forcat armiqësore dhe kontrarevolucionare“. Kjo nuk është ndeshja jonë e parë me nacionalizmin, me shovenizmin dhe me irredentizmin. Kjo nuk është hera e parë qe luftojmë kunder tyre theksonte Hoxha. „Ata janë armiq te njohur të socializmit dhe vetëqeversisjes. Ata kanë qenë nder armiqt kryesorë të Luftës sonë Nacionalçlirimtare dhe të revolucionit tonë… Në po ballafaqohemi përherë me dukuri të këtilla gati prej ditëve të parat ë vitit 1941.“ Në luftën e rëndë të perbashkët kunder okupatorit dhe tradhëtarëve të vendit, e per vëllaznim e bashkim,
per socializëm e vëtëqeversije, vazhdonte mëtutje ai, „flijuen jetën e tyre bijtë më të mirë të popullit shqiptar, serb e malazez të Kosovës. Më se 6.000 partizan kosovar kanë dhanë jetën për këtë dhe per bashkësinë e këtillë socialiste, për Kosovën e këtillë sikurse e kemi sot“.
Armiqt, vazhdonte me tuje, flasin se Kosovën e exploatojnë të tjerët, por … A do të mundim ne, pa ndihmën vëllaznore të mbarë bashkësisë sonë socialiste, të perfshijmë në shkollim gati çdo të tretin banor të krahinës sonë, ti eliktrifikojmë të gjitha fshatrat, të ndertojmë një numer aq te madh banesazsh moderne dhe rrugë te asfaltuara, industrinë e re bashkohore, te formojmë klasën e re punëtore…, të formojmë inteligjencën e shumtë etj.
Në fakt, per të arriturat e deriatëhershme të Kosovës pasqyrohej gjendja reale krahasuar me gjendjen çfar kishim para dhe gjatë luftës se II-të Botërore, por se ato arritje ishin shum të vogla në krahasim më të arriturat e njësive tjera të Federatës Jugosllave.
Hulumtimet shkecore të ekonomistit Mr. sc. Ismet Gucia të publikuara një vit më vonë, me 1982, te cilit do ti kushtojnë me jetë (ky pohim është i imi, në bazë të hulumtimeve të mia), tregonin se Kosova dispononte me 68.8% të rezervave të pergjithshme të lignitit të ish-Jugosllavisë; mbi 30% të rezervave të energjisë elektrike (Kosova A dhe B); 22.3% te kobaltit; 52% të plumbit e zingut; 60% te magneziumit. (Nga këto xehe prodhohej: ari, argjendi, bizmuti, kaliumi). Me këto pasuri dhe eksploatimin e tyre zhvillohej ekonomikisht Serbia e Jugosllavia. Kjo strategji e eksploatimit të pasurive të Kosovës dhe lënja mbrapa e zhvillimit të saj ishte strategji tipike qe zbatohet ndaj vendeve të kolonializuara perkatësisht kolonive.
Me 5 prill 1981 Komiteti krahinor i LK të Kosovës do te vlërëson situatën politike e te sigurisë dhe do te percakton masat per veprim të metejmë politik.
Mahmut Bakalli, kryetar i atij komiteti, gjendjën e krijuar do ta vlerëson të nderllikuar. Atë gjendje, sipas tij, e kishin krjuar: „armiqt e brendëshem dhe të jashtëm me qellim qe nepermjet nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar të krijohet jostabilitet në Kosovë e Jugosllavi dhe të shkatërrohet sistemi vetëqeversisës, integriteti, pavarësia, mosinkuadrimi.
Me parullat e tyre demagogjike nacionaliste ata ne të vertete … impononin urrejtje ndaj popujve të tjerë”. Në vend të mirnjohjës, vazhdonte metutje “ … që është duke bërë shoqëria jonë, posaqerisht RS e Serbisë, duke ndarë mjete të mëdha per zhvillimin e shpejtë të Kosovës, ata imponojnë parullën per gjaja eksploatimin e “Trepçës” apo kombinatit “Kosova”. Parulla per “republikë” si dhe parulla per unjësimin e gjith shqiptarëve në Jugosllavi, ne esencë fsheh ne vetëvete aspiratën irredentiste separatiste dhe armiqësore per shkatërrimin e Jugosllavisë, gjë qe është thellësisht në kundershtim me interest esenciale e jetësore edhe të popullit shqiptar…”. Por dhe pranonte, se: „…ne procesin e zhvillimit të gjithmbarshem (Kosova, N.Gj.) ka patur veshtirësi e kunderthënje të ndryshme“.
Veshtirësitë dhe kunderthënjet e theksuara, nga ky funksionar me i lartë politik, mund te kuptohen si perpjekje politike qe në ato institucione federative, ku Kosova kishte te drejtën e vetos (kryesia e RSFJ dhe Dhoma e repubiliave e krahinave, N.Gj.), te ndikohej sa më shum në kuptim të perfitimeve ekonomike e shoqëror të Kosovës permes Fondit te Federatës, dhe dy, të zbutej shkalla e zhvillimit të Kosovës në krasahim me njesitë tjera të Federatës Jugosllave.
Gjykimi politik i demonstratave është shum i ashper. “Nuk mjafton vetem të dënohet veprimi i armikut dhe aksioni i tijë …, por, permes luftës ideopolitike dhe diferencimeve, theksonte Bakalli „ do ti shkatërrojmë plotësisht këto forca armiqësore dhe reakcionare“. Në Kosovë, theksonte ay „ jemi ballafaque edhe më parë, gjatë gjith periudhës së ndertimit socialist, me tëndenca armiqësore e nacionaliste në forma të ndryshme, me nacionalizmin e irredentizmin shqiptar dhe çdo herë kemi zhvillue luftë energjike e konsekuente kunder tyre“.
Lufta energjike dhe konsekuente kunder nacionalizmit e irredentizmit shqiptarë kishte kuptimin e masave të ndermarra ndaj nacionalisteve e irredentisteve nga viti 1941 (siq theksonte vetë Fadil Hoxha në Aktivin politik të Prishtinës më 3 prill 1981), e veqmas nga korriku i vitit 1945 (Kuvendi i Prizrenit, pas te cilit per 6 muaj u vranë, burgosen dhe internuen rreth 10 mijë shqiptar); pastaj, burgosjet e vitit 1946 e 1949 ne Prizren kunder organizatës nacional demokratike; burgosjet e grupit nacional kombëtar te Gjilanit, 1947; borgosjet e Beslidhjës së Prishtinës 1947 e 1948 e deri vitin 1956. Vitin 1956 e 1957 burgosje të reja në Prizren dhe tubimi i armëve në terë Kosovën. Burgosjet e viteve 1964 dhe 1975 dhe pergatitjët politike të vitit 1979 per burgosje tjera, te reja…
Komiteti krahinor i LK të Kosovës me 5 prill, në Konkluzionet e veta 5 pikëshe, do të nxjerr detyrat e komunisteve: “… qe ti demaskojë me vendosmeri permbajtjet politike te parullave reakcionare te elementeve armiqësore; të analizohen shkaqet ne të gjitha nivelet nga fakultetet, shkollat, organizatat vetëqeversisese, kuvendet e delegimit dhe të ndermerren masa perkatëse“. Ne bazë të këtyre vlerësimeve do te fillohet me diferencime dhe largime nga puna e pozitat shoqërore, ne të gjitha nivelet, kurse denimet e organizatorve me burg do të jenë të rënda.
Ne fund të vitit 1981 KQ i LKJ do te nxjerrë Platformën politike per Kosovën, sipas se cilës percaktohen rrugët e metejme per barazinë e kombeve dhe kombësive dhe bashkjetesës në Kosovë.
II
Konkludimi:
1. Demonstratat studentore të 11 e 16 marsit dhe 1 e 2 prillit të vitit 1981 do te bejnë jehonë në tërë popullin shqiptar, tek popujt e ish - jugosllavisë, në Europë dhe SHBA.
Faktoret vendor dhe nderkombëtar do të njohtohen me gjendjën politike, ekonomike e shoqërore të provincës së Kosovës, te banuar me 78% të shqiptarëve; se ne ketë provincë ndjenja e identitetit kombetar po zgjohej dhe se rinia studentore e saj permes parullave: „Kosova republikë“, „liri – demokraci“, etj., shprehte haptaz mospajtushmerinë me regjimin politik në të cilin regjim shqiptarët u perfshinë pas luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët permes rinisë studentore po kerkonte një zgjidhje tjeter: lirinë dhe pavarësinë e zhvillimit te vet ekonomik, politik e shoqëror, perkatësisht Republikën e vet.
2. Demonstratat do te gjykohen nga të gjitha udhëheqjet me të larta politike e shtetërore të Kosovës, Serbisë dhe ish – Jugosllavisë si: „… demonastrata armiqësore, reakscionare, kontrarevolucionare, irredentiste“.
Kunder organizatorëve e perkrahesve të tyre do të shqiptohën denime të renda më burg dhe do të ndermerren masa ideopolitike – largime nga puna.
3. Fillimi i zgjidhjës se problemit të Kosovës, formalisht do të ndodhë: me 2 korrik 1990 me shpalljën e Deklaratës kushtetuese; me aprovimin e Kushtetutës se 7 shtatorit 1990 dhe me Referendumin e 26 - 30 shtatorit 1991 per shtetin sovran e të pavarur të Kosovës.
Federata Jugosllave do të shperbëhët me luftë e cila do të shperthej ne korrik të vitit 1991 në Slloveni, pastaj Kroaci; vitin 1992 dhe në Bosnje e Hercegovinë.
4. Kosova pas një rezistence paqësore 8 vjeqare, në perpjekje të ndertimit të institucioneve të pavarura te saj, dhe luftës së UCK-së vitin 1998 -1999; mbeshtejës se miqve të Aleancës Veri – Atlantike e udhëhequr nga SHBA-të, pas afro 100 vitesh do të pavarësohet nga okupimi Serb.
5. Me 17 shkurt 2008 serisht do te shpallet shteti i pavarur i Kosovës me një Pako kornizë (Pako e Ahtisarit) dhe do te pranohet nga fuqite me te medha politike e ekonomike botërore të prira nga SHBA-të, perkatësisht deri me mbajtjën e kësaj tribune më 6 mars 2011 do te pranohet nga 75 shtete.
III
Mbetet obligim yni ndaj gjith atyre qe u sakrifikuen per Kosovën, para dhe pas vitit 1981; ndaj perkushtimit dhe sakrifices se secilit nga Ne, ndaj fëmijve tan qe të kontribuojmë më guxim e vendosmeri ashtu qe të arrijmë t`a ndertojmë Kosovën shtet demokratik e ligjor, si një hap para bashkimit ne një shtet kombëtar shqiptar, në ketë pjesë të Europës. Kosova është dhe imja dhe secilit nga Ju, e secilit shtetas të saj! Sa me shpejt qe arrimë t`a ndertojmë Kosovën shtet demokratike dhe ligjor aq më shpejt dhe me lehtë do të krijojmë mundësi per integrime tona kombëtare dhe integrime Euro - Atlantike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi