Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lutfi Lepaja: “Përditë nga pak Kadare”

Shko poshtë

Lutfi Lepaja: “Përditë nga pak Kadare” Empty Lutfi Lepaja: “Përditë nga pak Kadare”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 14, 2011 1:55 am

Lutfi Lepaja: “Përditë nga pak Kadare”


Lutfi Lepaja: “Përditë nga pak Kadare” U1_LutfiLepaja
Biografia
Lutfi Lepaja u lind më 20 maj 1945 në Bajçinë të Podujevës. Shkollimin fillestar dhe të mesëm i kreu në Stari Tërg dhe Mitrovicë. Për formimin e tij prej krijuesi letrar i përgjigjet me plot kuptimin e fjalës sintagma autodidakt. Merret me pesë gjini artistike letrare: roman, tregim, ese, poezi, dramë dhe publicistikë (polemikë). Është krijues tipik i "zbuluar" nga konkurset letrare anonime dhe në të gjitha këto gjini është shpërblyer më shumë se njëherë. Iu kanë realizuar tri radio drama në Radio Prishtinë, i është inskenuar teksti i monodramës "Ruleti kosovar" që është shfaqur në disa shtëpi teatrore në vend dhe me po këtë tekst ka marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtar të monodramës në vitin 2010 në Korçë (Shqipëri). Ka një numër po kaq sa të botuara, vepra në dorëshkrim, që presin rastin e përshtatshëm per t'i publikuar dhe lexuesi mund të presë me durim se pikërisht në këto "fshihet" kryevepra, që nuk ndodh aq shpesh me krijuesit më të moshuar, edhe pse ndonjë rregull e saktë për këtë gjë nuk njihet. Aktualisht bashkëpunon me Televizionin legjendar "Rrokum" dhe i boton shkrimet në gazetën digjitale "Java News"
Lutfi Lepaja: “Përditë nga pak Kadare” U1_IsmailKadare
“PËRDITË NGA PAK KADARE”
Nga libri në dorëshkrim, “Përditë nga pak Kadare”, te autorit Lutfi Lepaja
03.02.2011
“Vetëm atëherë kur e qesin në kurth, njeriu fillon ta kuptojë estetikën e moralit të gjuetisë”, Xhonatan Bombek, tregimtar i shquar amerikan.
Nga Lutfi Lepaja
Populli ynë (thashë populli, klasa punëtore dhe katundaria e nuk thashë burokracia e tij) njihet në botë për mbijetesë vetëm me një cilësi ushqimi karakteristik që e merr gjatë tërë jetës dhe në sasi të mjaftueshme e kurrë për pa iu pasë mërzitur as pa iu bërë tullusum. Ky ushqim karakteristik, që ndoshta nuk e han asnjë popull tjetër në botë, është përzierja e djathit me qumësht ose në rastin shpiegues mbi mbarimin e tij edhe më të hershëm, kur nuk e kishte këtë kualitet, por e ka këtë pamje, që komentohet kështu: merr rrugën e thartimit qumështi dhe bëhet shëllirë. Me ç’rast e merr baçica kursimtare, e derdh në codillë prej pëlhure të rrallë nga pambuku, pastaj i hedh sasi të mjaftueshme kripe dhe ashtu të përgatitur e hedh në valanicë (enë prej dheu) dhe e servir në tervesë, përreth së cilës ulen anëtarët e familjes por edhe në rastin tjetër, mysafirët që ia mësyjnë një konaku për qejf apo për ndonjë rast pleqërimi dhe kështu hajen e ke të gatshme. Prej tash emrin e tij e ke lëng (në shqip, sidomos në zhargon kjo haje pagëzohet qysh s’mund të shkruhet, sepse dy bashkëtingëlloret e kësaj fjale ng në shqiptim bien fare dhe zëvendësohen me një tingull që gjuha shqipe mund ta prodhojë me instrumentin gojë por që nuk i ka gjetur shkronjën që e shënon. Edhe një karakteristikë tjetër e manifeston këtë ushqim me rastin kur merret për t’u hedhur në gojë. Ky ushqim nuk bën assesi të hedhet në gojë përmes lugës, meqë ka gjendje të lëngët por vetëm me lagie të kafshatës së bukës në të, përndryshe, po nuk u veprua kështu, atëherë atyre pjesëtarëve të tjerë që e rrethojnë tervesën iu shkaktohet gërditje, pështirosje, kush e di se si e ka kjo gjë dhe prej kur i ka mbetur kjo mana, që tugitesh kur e sheh tjetrin po qe se e merr me anën e lugës, si gjellë apo diçka të ngjashme. Vetëm tash mu kujtua se përderisa një popull po mundka për të jetuar thuajse me marrjen vetëm të një ushqimi, më ra ndërmend se një popull po mundka dhe po u dashka edhe shumë gjëra të tjera të nevojshme e të panevojshme për jetë t’i ketë vetëm njëlloj, një farë, pra karakteristike dhe të vetme. Tash po e kuptoj se sa kohë e mund është shkuar poshtë e ka shkuar huq pse s’ka ndodhur qysh prej fillimit kështu që të kemi (siç edhe e kemi), vetëm një grua, respektivisht një burrë (gruaja), gjë që prapë shqiptari është rast unik identifikues dhe gati faqebardhë dhe për lakmi si shembull për të mirë për besnikëri bashkëshortore (le të më lejohet ta them, deri tash në kohët më të reja, që gjithmonë i lëkundin plagët e shoqërisë, por edhe shtojnë plagë edhe më të thella, këtu sa për të mbajtur në intensitet mendimin pozitiv e jo edhe si rrugëdalje nga kriza, (a më hajr na bën një shpatë demokleane apo një mendim pozitiv demakian, kush qysh e merr dhe kush qysh është i disponuar të jetë i brengosur, gjegjësisht i ngazëllyer, mund të pyesim ne shqiptarët sot). Një vendbanim, një vend udhëtim, një mësues në jetë, nje percjelles (nuk ben t’i themi spiun, sepse po aq ka hise në këtë emërtim reciprok edhe ai, perderisa është i sigurt se ne dyshojmë në të dhe me të drejte mund ta kete të drejtën për të na etiketuar edhe ai ne të njëjtën mënyrë, sepse tash së voni të dyshosh, do të thotë të jesh në trend të përcjelljes sa më me prognozë të saktë proceset, një dru të vetëm për të cilin duhet mbështetur dhe nën hijen e të cilit duhet të mbrohesh nga zhegu i padurueshëm, por edhe një autor të vetëm letrar, të cilin duhet tërë jetën për ta lexuar.
Pavarësisht që këtu tash mund të ngutet Kadareja, të gëzohet e të thotë e po mbasi u thuaka kështu, do jem unë ai autori që ka për të më lexuar vetëm mua shqiptaria, unë prapë them se ky autor kurrsesi s’duhet të jetë Kadareja, gjë që e besoj se në këshillë askush nuk mbështetet, sepse këshilla prej aso natyre është që gjithmonë i drejtohet atij që nuk e merr, por e di që ky autor vetëm do të gëzohet për të pasur në çka të hidhërohet se kështu s’ka për të ndodhur, por do të jetë për shumë kohëra autor që do të lexohet (jo hala i vetmi), por me këshillim prej meje (lexues, a po më ngoni diçka, pashë allahun, po ua qes në be), që të jetë i vetmi, Lukrecie dhe libri i tij i vetëm “Mbi natyrën e gjërave” dhe ky për shkakun se ka pranuar ta shkruajë vetëm një libër dhe të bëhet mjaft i rëndësishëm dhe tepër i domosdoshëm për lexues të të gjitha kohërave dhe të të gjitha nacionaliteteve në botë, në kushtet e ndryshme në ato kohëra, që parashohin marrje dhe mbajtje në burg, internime në vende të largëta, vetmime me ndërmarrje personale njerëzish dhe çaste të tranuara kur mund të zbulosh mënyrën dhe rrugën e shpëtimit kur ndodhesh në kurth, e që të gjitha, si një udhëzues astronomik, si një përshkrues lirik, i përmban në vete libri i Lukrecies, “Mbi natyrën e gjërave”.
Ashtu siç s’mund të lindim prej dy prindërve, por vetëm prej njërit sish. Hajt, provoni me le prej babe, nëse mundeni! Por as nënë që mbetet me barrë me frymë nuk ka.
Që, më në fund, edhe mund të vështrohet në aspektin e qeniesimit të vetëm një Zoti, për tek i cili përherë drejtohemi me kërkesat tona që s’na realizohen, por që megjithatë i bejme dhe e presim realizimin e tyre.
Një vëlla e një motër, mirëpo në këtë rast për motrën bëhen dy vëllezër pa motër (ajo motër vetes s’mund t’i bëhet), prandaj këtu duhet të na falni për një përjashtim të vogël, se duhet të thuhet një motër e dy vëllezër, për të dalë numri i barabartë dhe për t’u dëshmuar ajo që thamë, sepse vetëm po qe se themi kështu edhe motra do t’i kishte një vëlla dhe një motër, ashtu siç i kanë nga teksti i mësipërm të dy vëllezërit nga një motër dhe nga një vëlla, duke mos e llogaritur gjithnjë veten e tyre. Pra, vella per vellaun tash del e ndalueshme me qene, se po i tuten homogjenitetit, por edhe anes tjeter te medaljes, perderisa ne vellaun e kemi te sigurt ashtu sikur edhe ekzekutorin, keshtu që për këtë shkak këtu edhe nuk po shkon (nuk po flen) sintagma e emërtimit.
Pra ja një shembull edhe i impnuar se si njeriu nuk duhet të fluget aq shumë të bëjë ego të veten, sepse natyra është e kurdisur asisoj, që si ego të tepërt nuk të duron dhe prandaj nuk duhet ta keqpërdorim personin tonë duke e ditur se e kemi egon tonë armiken që na kundërshton dhe na del pandan ndaj vetes sonë. Mirëpo vetëm nëse themi kemi vëlla, atëherë kjo na ndihmon të ligemi në ego e të forcohemi në egoizëm, që i përgjigjet kushteve dhe rrethanave hipokrite që po i jetojmë, edhe me kontributin tonë, si egoistë.
Duke qenë shumë të lidhur dhe të futur në këto koordinata, a e di sa në rrezik kemi qenë të te na behet shoku i ngushtë (i imi nuk u bë, edhe pse i thotë vetes) shkrimtar dhe a e di se ç’do te na kishte gjetur po te kishte ndodbhur. Mirepo, fale durimit tonë dhe nga pak edhe mos dhuntisë që nuk ia fali Zoti, kemi shpëtuar ndoshta më së paku nga një Salier i kohës sonë dhe ku do të prekte pastaj ai gjysmë shkrimtar me tekanjozitetin e tij. Ai edhe sot prek dhe shpurdh diku-diku, merr aplaudime duke etiketuar ku të mundet e sa mundet shkrimtarë (kërhanët e Iblisit, kajdet e Demetres, himerat e Rorshahut – udhëtim në çarje më dysh të identiteti në shoqëri me këtë njeri, që të jep motiv të jesh edhe vetë vetëm i vetvetes, njo po njo.)
...
Nga libri në dorëshkrim: “Përditë nga pak Kadare”, treqind e pesëdhjetë e gjashtë njësi dhe këtu po i thur lavdi termit të njohur për shkencën e matematikës të quajtur permutacion, që më ka shpëtuar për nëntë njësi më pak e të ngjaj më i shkurtër si vit e të mbetem (i begenisur prej tij – shekullit – vërejtja ime) më i gjatë si shekull.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi