Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! - -Esse-personazh-Nga Raimonda Moisiu-Botuar sot ne G.TIRANA OBSERVER

Shko poshtë

Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! - -Esse-personazh-Nga Raimonda Moisiu-Botuar sot ne G.TIRANA OBSERVER Empty Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! - -Esse-personazh-Nga Raimonda Moisiu-Botuar sot ne G.TIRANA OBSERVER

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 06, 2011 2:56 pm

Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! - -Esse-personazh-Nga Raimonda Moisiu-Botuar sot ne G.TIRANA OBSERVER 41529_1208896826_7270261_n
Vangjush Mio - I arti i vjeshtës! - -Esse-personazh-Nga Raimonda Moisiu-Botuar sot ne G.TIRANA OBSERVER

Esse-personazh


Botoi sot TIRANA OBSERVER


Gjithmonë kam pasur optimizmin dhe besimin se përvojat jetësore ndikojnë në mënyrën se si gjithkush nga ne mendon e vepron me cilësitë e virtytet që mbartim në vetvete. Situatat, ngjarjet, njerëzit e thjeshtë, qytetarët, intelektualët, njerëzit e letrave shqipe, elita e shquar e botës hyjnore të artit e kulturës, përballen e kontribuojnë gjatë jetës së tyre në forma e përmbajtje të ndryshme.
Ashtu si edhe unë, ata kanë qënë e janë optimistë, besojnë në ndryshimin dhe progresin duke dhënë nga forca e inteligjencës e qytetarisë, forcën e talentit të mëndjes së shëndoshë dhe krahëve të fortë, më të bukurën e të mundëshmen që mendimet dhe idetë e tyre të ndryshojnë zemrën e identitetit të vendlindjes, identitetit tonë. Ambiciozë për të kaluarën e të tashmen, cdo ditë që vjen na gjen më të rritur e të pjekur dhe ngadalë kuptojmë se duhet të punojmë e jetojmë për të njëjtat obligime e qëllime, për hir të gjeneratave që vijnë, të pergatisim rrugën e përjetësimit të veprës e qytetarisë, të njerëzve të shquar të cilët kanë lënë gjurmët e arta të progresit qytetar, social dhe krijues. Jo vetëm gjatë fëmijërisë e rinisë sime por edhe tani, unë kam qënë gjithmonë dhe e kam konsideruar veten time me “fat” që jam lindur, rritur dhe edukuar në një mjedis mondan e historik, me “fat” që jam qytetare pasardhëse e elitës së shquar qytetare korcare , simboleve të eposit shpirtëror, sfidës që kapërcen kufijtë etnikë të sublimes dhe aspiratës nëpër vite, në kohë e hapësirë, dlirësisë të kontributit njerëzor, talentit krijues, midis dy botëve; botës ku ne ndjehemi se i përkasim vazhdimisht në nivele të reja, momenteve të jetës së përditëshme dhe dimensionit të ri, ku pena ime bëhet analogji për të prezantuar imazhin e gjallë të njerëzve të shquar dhe subjektet në shumicën e tyre janë në dijeni të pavdekësisë. Kësaj elite të shquar i përket edhe një nga zërat më origjinalë të kohës të shekullit të kaluar, Piktori i Popullit Vangjush Mio, i cili bazuar në intuitën e madhe krijuese, me besimin e madh në forcën e talentit, të mendjes dhe mjeshtër i penelit, kultivoji dhe inkurajoi shpirtin e popullit, shijen për artin, se raca njerëzore është e mbushur plot pasion, ndjenjë, mirësi, dashuri, harmoni, dhimbje mall, romancë, ndjenja fisnike këto të nevojëshme për të mbështetur jetën, “lexoi dhe shkroi bukur poezinë e peisazhit shqiptar”, duke u shëndrruar kështu jo vetëm “poeti i natyrës”, por në një gur themeli i monumentit të kulturës e artit korcar por edhe kombëtar në tërësi.


Stili simbolist dhe impresionist i piktorit.

Piktori i popullit Vangjush Mio është një nga piktorët më të shquar e të famshëm të shekullit të 20-të. Ai influencoi dhe luajti një rol të rëndësishën në zhvillimin e artit të asaj kohe dhe krijoi një numur të konsiderueshëm vepra arti në pikturë si; peisazhe të mrekullueshme, tablotë me subjekte të mjedist të Korcës, Pogradecit, Ohrit, Tirana, Durrësi, Elbasani etj, që e bënë Mion profesionist dhe piktor popullor. I lindur në Korcë në një familje të mesme dhe autoktone korcare, me ndihmën e të vëllait do të shkonte në Bukuresht të studionte për Artet e Bukura.Gjatë studimeve ai njihet me kryeveprat e artit klasik italian, i tërhequr dhe ndikuar nga magjia e tij, të cilat ndikuan në formimin e tij si piktor. Mbas studimeve Mio kthehet në vendlindje e punon mësues vizatimi në Liceun e Korcës, ndërsa piktura ishte pasioni i tij në kohën e lirë. Karriera e tij si piktor nga natyralizmi në abstraksion dhe simbolizmi ishin tipike në veprat e tij të mëpasshme. Ato karakterizohen nga një stil simbolist dhe impresionist me një kolorit të ndritshëm e të qëndrueshëm, peisazhet të mahnitëshme me objekte reale nga të gjitha krahinat, momente të natyrës tipike dhe esenciale, me diell dhe qiellin e kaltër, stinët, dimrin me borë, pranverën me blerimin dhe lulet shumëngjyrëshe, verën në liqenin e Ohrit e brigjet e tij, vjeshtën të cilën ai e dashuronte aq shumë dhe e pikturonte, duke na dhënë kështu, bukurinë natyrore të pikturuar me mjeshtëri të vecantë me karakteristikat e një vjeshte të artë. Tablotë e qytetit të tij, rrugët karakteristike korcare, rrugicat, manat e Drenovës e Boboshticës, kështjellat dhe portat e lashta shqiptare, xhaminë e Tiranës e plot të tjera që tashmë janë vlera kombëtare dhe muzeale. Pikturat impresioniste të Mios, mbeten më atraktivet në historinë e artit modern dhe nga më të vlerësuarat nga publiku, janë dëshmi e rezonancës të jashtëzakonëshme nga të cilat një numur i konsiderueshëm i tyre janë gdhëndur në ndërgjegjen tonë artistike. Peneli i artë i veprave të Mios, karakterizohet nga stili simbolist me ngjyra të ndritshme, tone të zgjedhura e të tejdukëshme, të trasha e forma të sheshta, kontrasti i hijeve blu, e verdha e celur, dhe gërshetimi i ngjyrës së trëndafilit me të blertën, natyrë të qetë me plot gjallëri jete, tjetër karakteristikë kjo, që e bëri punën e tij të vecantë dhe intriguese, që është arritur nëpërmjet përdorimit të simbolizmit dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, komunikimi në përputhje me personalitetin e shikuesve. Dekadat e para të shekulli të 20’-të karakterizohen me përparimin e lëvizjeve të ndryshme moderniste dhe progresionit të artit në përgjithësi. Mjeshtëri i penelit, Vangjush Mio, e zhvendosi studion e tij në natyrë, duke e përqëndruar vëmendjen jo vetëm në qytetin e lindjes, rrethinat e tij, por edhe në qëndrat e tjera të zhvilluara artistike të kulturës moderne, një art të ashtuquajtur impresionist që shpaloste prirjet e tij njerëzore. Peisazhin natyror e konsideronte ‘qëndrën artistike” të talentit mjeshtëror, si një fakt të pamohueshëm se pasioni për pikturën dhe dashuria për Korcën e tij, ishin të lidhura me idetë progresiste të artit modern. Realizimi i pikturave të tij impresioniste janë thelbi i përjetshëm i gjërave dhe vizioni i të vërtetës, punës dhe talentit që mishërohet e pretendohet të jetë i afërm në lidhje me kushtet nga ku mund të vërehet drita, ngjyrat, dielli e qielli, vjeshta e artë, dimri me borë, tablotë me momentet më të përsosura e misterioze të jetës së tyre dhe në lidhje me vetë piktorin. Megjithese vitet shkojnë edhe sot në ditët e sotme, impresionizmi i pikturave të Mios, është shumë më tepër për të mbajtur lidhje të ngushta me traditën, dhe përbëjnë arritjet estetike të një krijimi artistik, suksesi të qëndrueshëm, si shkak i ndjeshmërisë ndaj modernes dhe tradicionales, për të pikturuar realitet të dlirë, ëmbëlsisht e gëzueshëm, bukurinë natyrore në kërkim pafundësisht për dritën natyrore, me një fjalë një arti të caktuar të jetësës, i cili jo vetëm përputhej me aspiratat e shoqërisë së kohës e shpirtit të popullit, por edhe me përfaqësimin realist të tyre. Nga veprat e tij mund të përmendim, “Dimri në Korcë”, “Dishnica” “Vithkuqi”, “ Manat e Drenovës”, “Kositësit e barit”,”Autoportreti”, “Portreti i Gruas” , “ Portret Plaku” ,”Cigani”, “Njeriu me gajde”, subjekte peisazhesh natyrore nga rrethinat e Korcës e Pogradecit e shumë të tjera, që tashmë ndodhen në galerinë e arteve dhe në shtëpinë muze të tij në Korcë. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar gjithashtu për të inkurajuar pavarësinë artistike duke u bërë artisti i parë shqiptar që promovoi pikturën, celi kështu ekspozitën e parë në Tiranë më 1920-të, dhe në vitet më pas me ekspozita të tjera, të tretën në Korcë, më 1926, të katërtën më 1928, të pestën kolektive në Tiranë dhe vlerësohet me Cmimin e Parë në pikturë. Duke krijuar personalitetin dhe fizioniminë e vet, ai në vitin 1933 celi ekspozitën personale në Korcë, më pas në ekspozita kolektive Tiranë e në Bari të Italisë,dhe në të gjithat ekspozitat të organizuara në Shqipëri. Ekspozita Retrospektive e organizuar në Tiranë për nder të tij do të ishte dhe ekspozita e fundit. Ndahet nga jeta më 30 dhjetor 1957.

Enigma një portreti

Në shtator të vitit 1920 “poeti i natyrës shqiptare”, peneli i të cilit ka në ‘arkivin” e tij, 400 vepra arti dhe 130 vizatime do të ndërpresë studimet në Institutin Mbretëror të Arteve të Bukura në Romë për arësye ekonomike dhe kthehet në Korcë, ku emërohet mësues i vizatimit në Liceun Francez të Korcës. Aty njihet edhe me Enver Hoxhën, i cili nisur nga kjo njohje shkonte shpesh në studion e piktorit Vangjush Mio. Enver Hoxha ka pozuar në studion e tij dhe mjeshtri i penelit i ka bërë edhe një portret shumë të bukur, me premtimin si do t’ia jepte si dhuratë kur ai të martohej. Gjithashtu piktori i bëri edhe fotografi portretit dhe atë foto ia dha Enverit. Vitet kalonin dhe Enver Hoxha u bë udhëheqës shteti, dicka që mjeshtëri nuk e kishte menduar më parë. Kështu një ditë me portretin në dorë niset për Tiranë, në Komitetin Qëndror të PPSH., me qëllimin për të përmbushur premtimin që kishte dhënë. I prezantohet dezhurnit, duke i thënë se jam piktori Vangjush Mio, njohës i hershëm i udhëheqësit, dëshiroj ta takoj për t’i dhënë këtë portret. Përvec pritjes së ftohtë nga ana e njeriut të dezhurnit, jo vetëm që nuk e lanë ta takonte Enver Hoxhën, por ia mbajnë edhe portretin, me premtimin se do ia japin ata vetë, Enver Hoxhës. Kalojnë disa vite, dhe një ditë prej ditësh piktori i shquar Vangjush Mio atakohet nëpërmjet shtypit të kohës (G.Zëri i Popullit), duke shkruar me muaj të tëra se ku është portreti që më premtove, duke i shoqëruar shkrimet vazhdimisht me foton që Mio i kishtë dhënë Enver Hoxhës. Vangjush Mio reagoi duke i thënë se unë premtimin e mbajta dhe portretin ta solla në Komitetin Qëndror, dhe ia lashë dezhurnit. Për muaj të tërë portreti u kërkua, por kurrë nuk u gjet. Kështu historia e atij portreti mbeti enigmë se ku shkoi dhe cfarë u bë me të, megjithëse në atë kohë pati edhe aludime, se u zhduk nga njerëzit e Koci Xoxes.

Takimi me vajzën e vetme të piktorit, Rozeta Mio.

Prapa Katedrales Orthodokse në qendër të qytetit të Korcës ndodhet, një ndërtesë karakteristike qytetare korcare, gati 200 vjecare, shtëpija e Piktorit të Popullit Vangjush Mio. Aty vijnë viztorë të ndryshëm vëndas e të huaj dhe vajza e vetme e piktorit kujdeset dhe mirëmban “thesarin” që i la i ati. Admiruese dhe krenare për babain e saj, ajo shprehet:”Babai im e kishte studion në natyrë. Këtu në këtë muze ka mbi 57 piktura nga më të bukurat të tij. Ai më merrte me vete kur pikturonte tablotë dhe më mësonte artin e bukur të pikturës. Natyra është mësuesi më i madh i piktorit –shprehej shpesh babai, -gjë që e tregoi bindshëm e madhërishëm në veprat e tij të paarritëshme. Rozeta vazhdon të na tregojë raportin e pandarë që ajo kishte me atin e saj. Për të ai ishte mësuesi i parë i vizatimit, që trashëgoi te ajo artin e vizatimit, duke ushtruar në vitet më pas, profesionin e mësueses së vizatimit.
“Të gjithë në familje ishim të proekupuar që babai të nxirrte nga dora e tij vepra të mëdha dhe mamaja Eleni i mbante vetë të gjjitha detyrimet familjare, me qëllim për t’i dhënë kohë e mundësi bashkëshortit të saj t’i kushtohej tërësisht pasionit të tij, pikturës.”-na tregon Rozeta. Ajo shprehet me keqardhje që nuk ka një portret kujtim nga ati i saj, Ndërsa nëna dhe vëllai i saj i vetëm, që nuk jeton më, piktori i shquar u ka lënë nga një portret. Si një cicerone profesioniste, ajo na tregon gjithcka që mbart brenda ajo shtëpi muze, të imponon respekt qytetar dhe mirënjohje intelektuale:”Dua që ky muze t’u shërbeje brezave të ardhëshëm, nderimin e figurës së atit dhe të përcjell vlerat e jashtëzakonëshme që mbart mjeshtërinë e madhe të “poetit të natyrës shqiptare”, Piktorit të Popullit, Vangjush Mio. Teksa u largova nga shtëpija e Mios të Madh dhe ecja rrugëve me kalldrëm të qytetit tim , në cdo hap dëgjoja, mandolinat, kitarat e seranatat, ndjeja stinët, gjallërinë pranverore, verën e veshur kaltërsisht buzë Enkelanës,vjeshtën e artë, dhe bardhësinë e borës, peisazhet e mrekullueshme të Drenovës e Korcës sime, Boboshticës e Vithkuqit, jugut e veriut të Shqipërisë, freskinë e tyre impresionuese koloristike, ndjeja qetësinë magjike të tyre, ndjeja melodinë e serenatave të pavdekëshme korcare dhe madhështinë e pikturave të Mios që hijeshojnë si dy nimfa të dashuruara përjetësisht në lulishten e peisazhit natyror të Mios.


Hartford CT USA
Mars 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi