Monda Korca: GAZETA TIRANA OBSERVER:-Kadri Morina, Potreti i nje investitori modest e te suksesshem.-nga Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Monda Korca: GAZETA TIRANA OBSERVER:-Kadri Morina, Potreti i nje investitori modest e te suksesshem.-nga Raimonda Moisiu
Monda Korça
Monda Korca: GAZETA TIRANA OBSERVER:-Kadri Morina, Potreti i nje investitori modest e te suksesshem.-nga Raimonda Moisiu
Portreti i një investitori modest e të suksesshëm
Font size:
Raimonda Moisiu 20/10/2009 11:29:00
Kadri Morina
Kadri Morina: “Për çështjen kombëtare e Kosovën jap shpirtin e shkrij pasurinë!”
Raimonda Moisiu
Kadri Morina me familjen e tij
E ka nisur karrierën e një bisnesmeni që në fund të viteve ’80. Ka lindur në natën e Kadrit, dhjetë ditë para mbarimit të muajit të Ramazanit. Babai një besimtar i përkushtuar e i devotshëm, e quan birin e tij, për hir të natës së shënjtë që lindi, - Kadri. Sipas zakonit shkrehën edhe pushkën, për ardhjen në jetë të djalit të parë në familje mbas tre vajzave.
I lindur dhe i rritur në një trevë të njohur tregëtare të kohës së Mesjetës, -në fshatin Shikaj të komunës së Vaspasit, Kukës. Aty në majën e një mali që gjendet mes lumit Drin dhe Krumës, është ndërtuar Kalaja e Lekë Dukagjinit, -e cila- ka një domethënie të rëndësishme jo vetëm përvetë pozitën gjeografike rreth 400 metra mbi nivelin e detit, por është një pasuri kombëtare e historike. Prindërit e patën këshilluar për të mos shkuar në majë të kalasë. Mirpo që të shkoje në atë lartësi, nuk të besonte askush. Ndërsa ai pëlqente të sfidonte. Ai e vizitonte shpesh, që të linte të kuptoje se nuk jetonte dot pa ajrin e pastër të malit, gurgullimën e luginës, cicërimën e zogjve, gjurmët e historisë dhe hijeshinë e kalasë së Lekë Dukagjinit. Qëndronte me orë të tëra, duke soditur natyrën e pastër e të bukur të vëndlindjes së tij. I pëlqente të ngjitej cdo ditë, të qëndronte pranë historisë qindra vjecare të kalasë, të meditonte, biles edhe kur e mbulonte bora. Ekziston një thënje popullore shumë sinjifikative:”Paraja e hedh ujin përpjetë!”! Kjo proverbë e folur që në kohën e Lekë Dukagjinit, gjente vënd te të parët të cilët kishin besimin se një ditë uji do të vinte lart në kala. Dhe vërtet, “uji hidhet përpjetë”sot, në zemër të luginës, ku është ndërtuar Hidrocentrali I Fierzës. Ashtu si në atë kohë edhe sot kur shkon me pushime në vëndlindje sheh vetëm gjurmët e dashurisë, të mallit, nostalgjisë, ndërrthur ngjarjet, kujtimet, brezat, bashkon të renë me të vjetrën. Era e gjakut e thërret për mirënjohje, për ndikimin që pati në formimin e tij shpirtëror , profesional e intelektual. Koha ecën me hapa të ngadaltë, por është impresioni, ashtu si vërshimi I ujit nga Diga e Fierzës, përplasja e tij, që sjell dritën, për të lënë gjurmë , për tu ndricuar nga koha e kujtesa! Nuk e kishte menduar se në dhjetëvjecarin e parë të shekullit 21-ë, do të bëhej një nga investitorët më të suksesshëm e të fuqishëm në ekonominë e brishtë të tregut shqiptar. Ndonjëherë edhe ka falimentuar, por I vetëdijshëm për uljet e ngritjet e tregëtisë dhe kurajoz për të riskuar në bisnes, nuk e demoralizonin, përkundrazi te ai ekziston besimi dhe sfida e rradhës.
Tradita e familjes, fëmijëria e shkolla.
Tradita e familjes ka qënë fermerë, në gjëndje të mirë ekonomike për kohën.Të parët kishin emigruar në Turqi, Anadoll ku kishin bërë prokopi.Gjyshi kishte sjellë një tevlik dhe një mulli kafeje. Ishin dy shtëpi të pasura në zonë:Sali Aga dhe gjyshi I Kadriut -Niman Alia.Te Sali Aga shkonin merrnin këpucët për dasmë, ndërsa te shtëpija e Niman Alisë- merrnin mullirin e kafesë –për kafe në gëzime apo mort. Pozicioni I shtëpisë ka qënë në anë të rrugës së madhe, -ku bashkoheshin lidhjet tregëtare midis Kukësit, Tropojës dhe Prizrenit. Prindërit -një derë fisnike, e mbanin derën hapur. Hynin e dilnin shumë mysafirë, vecanërisht tregëtarë, që u binte rruga për të bërë tregëti. Si familje u lidhën me luftën nac-cli,-jo direkt-por I ndihmonim. Në shtëpinë e tyre ka fjetur shtatë ditë e netë Fadil Hoxha,-mbas betëjës në Qafën e Camit të Shëmriës. Me ardhjen e pushtetit popullor, si gjithë familjet e tjera besuan në atë që ata propagandonin se do të sillnin shumë të mira, do të ndërtohej demokracia,-dicka që familja Morina e mbështeti. Familja Morina mbahet nga ato familjet fisniket të zonës. Babai –Tahir Morina ka ushtruar zanatin e kuzhinierit. E thërrisnin në besueshmëri të plotë për ta futur në shtëpi. Sepse ashtu e kërkonte zakoni e tradita, nderi I familjes, që për shqiptarin është e shënjtë:-mikun që ta fusje në shtëpi duhet ta njihje mirë që mos të shihte fustanin e gruas, motrës, vajzës, të shkurtër apo të gjatë. Edhe sot e kësaj dite bashkëqytetarët e thërresin Babë Tahiri. Tahir Morina ka punuar shumë, shumë , ditë e natë vetëm e vetëm për të shkolluar pesë fëmijët e tij;tre vajza e dy djem. Për fisnikërinë dhe influencën e tij në trevën e Vaspasit tregojnë një histori: “Për një kohë, në vitet e para të pushtetit popullor, ai ka qënë sekretar I Partisë. Në një mbledhje të popullit, për prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik,-I deleguar ka qënë Tahir Minxhozi-. Tahiri Morina merr fjalën :”Me lejë Sh.Sekretar, kam një pyetje :Si mund ta ndërtojmë socializmin pa mbështetjen e kësaj fuqie të madhe? Tahir Minxhozi I ndodhur ngushtë, I befasuar nga guximi I tij, i thotë:”Cohu, cohu ti qe bëre pyetjen!Si quhesh?”-Tahir Morina ! -Ty përgjigjen ta jap në mbledhjen e Partisë! Që në mbledhjen e parë të saj, Tahir Morinën e përjashtojnë nga Partia. Pas 6 muajsh I kërkojnë të bëjë lutje për revizionim dhe deputet. Por burrëria dhe fisnikëria e këtij biri të Kukësit nuk u përul. Ai me një mllef shpirtëror I përgjigjet :Hiqmuni nga sytë, nuk dua t’u shoh më! Që prej asaj dite në shkollë filluan ta shikonin me sy të dyshimtë, të birin. Kadriu ka qënë një djalë I pakët në trup, por I shkathët. I pëlqente të bënte batuta me shokët, t’I vinte në lojë. Motrat e ruanin si sytë e ballit se mos lahej në Drin, në pikën ku bashkohet Drini I Bardhë me Drinin e zi, në Kukësin e vjetër. Më pas vazhdoi shkollën e mesme për veterinary, për 4 vjet në konviktin “Kosova” në Krumë .Dicka që vërtet I dha një suport për t’u pjekur para kohe. Fitoi pavarësinë. Gjithshka duhet të ishte I zoti ta përballonte e bënte vetë.Gjithsesi kujdesin e familjes, në mënyrë të vecantë, vëmëndjen e babës e kishte mbi kokë. Vec pagesës mujore prej 3000 lekësh cdo muaj, ai tregonte një kujdes të vecantë për rezultat e mësimeve.Nuk mund të shkonte në shtëpi me nota të këqija. Mbaroi të mesmen me mesataren 9.2.Kishte një dëshirë e pasion të vazhdonte shkollën për pedagogji, pa lënë në hije edhe një dëshirë tjetër, për të vazhduar ekonomikun. Mbas mbarimit të shkollës së mesme, kthehet në fshat, dhe filloi punë në zanatin e veterinerit. Në të njëjtën kohë aplikoi për të vazhduar ekonomikun me korrespodencë. I ri në moshë, ambicioz për të bërë karrierë, kërkon me këmbëngulje të rihapej dosja e të atit.
Hetuesia e terrori psikollogjik.
Ishte vetëm 18 vjet, punonte si tip menaxheri e veteriner në kooperativë.Këmbëngulja për rihapjen e dosjes së babait do të sillte pasoja për djaloshin kukësian. E implikojnë në Gjyqin e Famshëm të Kukësit, të esencës të rrëshirës së pishëë. Mbas një kalvar dhimbjesh, terrori psikollogjik shumë të rënduar për moshën e tij të njomë, sakrificash, pyetjesh e séance hetuesie,-duke I thënë orë e minutë :Trego se do të futim në burg, Kadri Morina ia arrin të dalë I pafajshëm. Pamvarësisht moshës ishte shumë skeptik se e drejta do të dilte një ditë. Ai e kuptonte që nuk kishte drejtësi. Nuk e dënojnë ndërsa miqtë e shokët e tij I dënuan nga 20 vjet burg e lart.
Hapat e para të fillimit të bisnesit
Duke qënë një drejtues I kooperativës, shikonte që gjëndja ekonomike e popullit të zonës së tij ishte tejet e varfër. Vendos të reagojë. Ja si shprehet Kadriu: “Takoj Ministren e Bujqësisë të asaj kohe Themie Thomain. I them :”Zonja Ministre, vij nga Kukësi, duam një plan shtesë me 300 kg esencë pishe, se e gjithë organizata e partisë do të mbytet në Drin, populli I zonës është në mes të rrugës. Dhe pas një ore, ministrja më jep përgjigje pozitive duke plotësuar kërkesën.Nga 30 lek që ishte ditë e punës, shkoi në 150. Unë jo vetëm u gëzova nga kjo mbështetje, por tashmë kisha treguar edhe disa vlera të mijat për të bërë tregëti.” Pas mbarimit të ushtrisë, qëndroi në Tiranë, me punësim në Ministrinë e Mbrojtjes, instruktor I rinisë. Këtu filloi ambicja për tu marrë me bisnes.Në vitin ’90 e thërresin në zyrën e komandës ku i kërkojnë të sjellë disa kamiona me patate nga Kukësi. Flitej për disa kamiona jo për një, Koha ishte e vështirë.Gjente patatet, por nuk kishte kamiona. Si fillim gjeti 5 kamiona, më pas edhe 51 kamiona të tjerë dhe cmimi I patates nga 80 lek për kg,-kalon në 170 lekë për kg. Në disa muaj bëri disa qindra mijra dollarë. Tashmë bisnesmeni I ri dëshironte të ecte përpara, fitimet t’I investonte.
Përfshirja në lëvizjen studentore
Kishte filluar lëvizja studentore me në krye Azem Hajdarin. Djaloshi kukësian e sheh veten në krah të heroit të demokracisë, duke e ndihmuar ekonomikisht dhe me informacion për lëvizjet e ushtrisë. Ja si shprehet Kadriu për atë kohë:”Dëshiroj të shpreh dicka tepër të saktë: Atë ditë që studentët e dhjetorit kanë dalë së bashku me popullin në protestë për të rrëzuar bustin , dolëm me tank, te Pallati I Brigadave dhe për të ruajtur varrin e Enverit. Urdhri ishte nga lart me municion luftarak të hequr nga tanku dhe armët. Morrëm fishekë manovër për kundërajrorë ,e vetëm të gjuanim në ajër.” Që të nesërmen e rrëzimit të bustit dorëzova armën dhe rroben ushtarake”
Investimet
Kapitalin financiar që pati fituar nga patatja e investon.Si fillim blen katër fabrika buke nga Turqia-franxolla. Për një vit bisnesi ecën mirë , por më pas falimenton, në disa qindra mijra dollarë. Kur I ati e morri vesh e qortoi duke I dhënë disa këshilla:
1-Nuk është bërë kush I pasur me bukë e ujë.
2-Para me fajde mos merr kurrë!
3-Taksidarin e shtetit shlyeje gjithmonë.
Por tashmë bisnesmeni I ri I vetëdijshëm për sfidat që e prisnin, e dinte se nuk kishte vetëm fitim por edhe humbje. Nuk dorëzohet, por me atë kapital të vogël që I mbeti, , -si pesë maune- I hyn transportit të cimentos. Qëndronte vetë me orë të tëra në shi e furtunë në karrocerinë e maunes për të mbajtur plasmasin që mos lagej cimentoja. Në vitin 1993 u themelua“Euro-AlbaEA”, me përkushtimin dhe nën drejtimin e menaxherit, pronarit të saj, Z.KADRI MORINA
Më pas I zgjeroi investimet në fushën e ndërtimit. Pak-nga-pak. në vitet ’96,’97 kur edhe ra shteti, -’98,- së bashku me vëllanë hapin një zdrukthari për mobilje, dritare për firmat ndërtuese, të cilat I sillnin nga Sllovenia. Aktualisht është investitor në fushën e ndërtimeve e në industrinë imobiliare. Ka të punësuar 80 veta, administratën me një bord drejtues në kompaninë e ndërtimit. Përsëri para dy vjetëve me guximin e sfidës së rradhës në investime, bleu një nga lokalet më të mëdhaja në Shqipëri në qëndër të Tiranës “Piazza”-apo si njihet –Lokali I Ekrem Bardhës. Lokali është shumë I bukur. Vetë Kadriu shprehet:” Për mua ky është një institucion ku bashkohen e ndërthurren brezat, idetë, kulturat, argëtimi e relaksi, -është një vlerë kombëtare, në qëndër të metropolit shqiptar. I nderuari Ekrem Bardha ka bërë një investim madhështor.Unë e kam ruajtur ashtu si e ka lënë ai. Nuk kam bërë asnjë ndryshim, biles edhe personelin që ka pasur ai vazhdon të punojë edhe sot.”
Familja, jeta e përditshme e cështja kombëtare..
Është babai I katër fëmijëve. Njërit nga djemtë I ka vënë emrin e gjeneralit amerikan, që ndihmoi në luftën e Kosovës Ëesly Klark. Kumbarë në pagëzimin e fëmijës me këtë emër është rregjizori I famshëm shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti. Miqësia me Stan Dragotin, nisi pak vite më parë e pikërisht te Bar-Restorant “Piazza”mes rregjizorit shqiptaro-amerikan dhe njërit prej investitorëve më të suksesshëm në Shqipëri, Kadri Morinës. Kjo miqësi do të kulmonte në një festë të madhë në zemër të Neë Yorku-t, kur Z.Morina udhëtoi këtej oqeanit për të festuar kumbarinë me rregjizorin e shquar shqiptaro - amerikan në shënjë respekti e admirimi për rregjizorin dhe gjeneralin amerikan, në pagëzimin e të birit me emrin e këtij të fundit. Një propozim që Dragoti e priti me shumë gëzim. Ja si është shprehur rregjizori I shquar shqiptar, Stan Dragoti:”Unë vetë nuk kam fëmijë, por duke qënë kumbara I djalit tuaj, unë sot u bëra me fëmijë!” Të gjithë u emocionuan nga dlirësia e mirësia e shpirtit shqiptar.
... Wesly Klark Morina është një vit e gjysëm. Djali I madh quhet Kreshnik. Është nxënës i shkëlqyer në mësime. Shkon në International school.Ka shumë prirje për matematike. Dhe ka fituar Olimpiadën e matematikës. Djali tjetër Klajdi, ka qënë pjesëmarrës në Samitin botëror të ujit në Stamboll. Vajza Klara që këtë vit mbaroi klasën e parë, krenohet me pjesëmarrjen e saj në koncertin e Selin Dion, në Las Vegas dhe dëshiron të bëhet pianiste. Tërë barrën e shtëpisë, kujdesit, rritjes dhe edukimin e fëmijëve ia ka lënë nuses së tij, Kozetës. Në momente të caktuara ndjehet keq, por ai me mirekuptim I kanë ndarë detyrat. Kadriu është I përkushtuar dhe I zënë gjithë kohës pas bisnesit. Bisnesin nuk e përzjen me politikën, dhe kërkon që politika të mos I sjellë asnjë pengesë në investimet e tija. I pëlqen bashkimi I trojeve por jo në kuptimin ekstrem, -I pëlqen Shqipëria etnike, pa piramida në kufi, një lëvizje e lirë mes trojeve shqiptare. Për cështjen kombëtare dhe Kosovën është gati të shkrijë pasurinë dhe jetën. Më 17 shkurt 2008 lokali, ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës, TV Shtetëror, local e privatë do të jepnin drejtpërsëdrejti pamjet festive nga “Piazza”, në qëndër të Tiranës. Pronari I lokalit –Kadri Morina -nga gëzimi, enthusizmi, mbështetja që I dha Kosovës , e kthehu në një ambient festiv, për 24 orë, ku cdo gjë ishte falas, pijet, ushqimi. Bar restorant “PIACA” është kthyer tashmë edhe një qëndër e takimeve të figurave të ndryshme si presidenti, kryeministri , partive politike, opozitës, personalitete të huaja të akredituara në Tiranë.
Në vënd të epilogut
Jo vetëm investitor, një humanist por edhe modeli I një prindi shëmbullor. Kadri Morina përvec se një investitor modest e I suksesshëm në tregun kapitalist shqiptar, është edhe një njeri me virtytin e bamirësisë. Bamirësinë e sheh si dicka të shënjtë. Sponsorizimet financiare të këtij investitori nuk njohin kufi. Ka dhënë kontributin e tij financiar disa mijra dollarë në restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në qëndër të Tiranës, jo vetëm për rëndësinë shpirtërore si një kult fetar, që ka kjo xhami, por edhe si një vlerë kombëtare, monumentale dhe historike të popullit. Ai përshëndet e falenderon, të gjitha ata, që ia mbështetën idenë dhe e kthyen në realitet për rehabilitimin e afreskeve të xhamisë, pajisjet elektrike,etj, dhe punën profesioniste e të admirueshme që u bë në ngjyrimin e afreskeve duke ruajtur origjinalet. Për këtë sponsorizim madhështor e shpirtëror, Shoqata “Tirana”, e vlerëson duke I dhënë titullin më të lartë “Fisnikërija e Tiranës”. Më pas ai do të shkonte edhe më tej në ndërtimin e kulteve fetare, në Peshkopi, Marikaj, Zall Bastar. Mirëësia prodhon inteligjencë! Duke sponsorizuar biletën e avionit të vajzës së mikut të tij më të ngushtë I ndarë nga jeta para kohe, - kjo mirënjohje do të shpërblehej ndaj tij kombëtarisht. Vajza studente në SHBA, njihet me djalin e një gjenerali amerikan. Vajza i rekomandon vjehrrit amerikan investitorin shqiptar, mikun e familjes,- Kadri Morinën. Dhe kjo solli frytet e veta, Të dy së bashku, investitori shqiptar dhe gjenerali amerikan, vunë gjithshka të mirë e të mundëshme në shërbim të Luftës në Kosovë. Jep kontributin e tij financiar për Fondacione të ndryshme, familjeve në nevojë, Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”në Tiranë, në përkthimin e Kuranit. Një dashamirës I artit e I letërsisë nuk kursehet aspak të sponsorizojë në botimin e librave historikë, për Festivalin e Filmit në Durrës, libra të autorëv të ndryshëm shqiptarë të letrave shqipe. Dashurinë e shëh si dicka të shënjtë. Dashurinë për familjen, gruan, fëmijët , miqësinë e shoqërinë. Iu dedikon gjithshka që përmban në vetvete fjala dashuri njerëzore:Respekt, kujdes, nderim, ngrohtësi, mirëkuptim e komunikim human, duke qënë një prind model. Është pasionant i Patriarkut të letërsisë shqipe, Dritero Agolli, Dhimitër Shuteriqit, pëlqen e lexon Haki Stërmillin, Foqion Postolin, simpatizon Ismail Kadarenë,- në letërsinë e huaj pëlqen Hygoin, Tolstoin, etj. Nuk urren në jetë. Virtyti më i cmuar për të tjerët është respekti –si gjëja më e rëndësishme. Për ata që e gëzojnë këtë virtyt-ekziston edhe besimi. Ndihet shpesh i preokupuar, ndoshta edhe disi i mërzitur me sfidat e investmit, por në shoqëri e familjen ndihet I lumtur. Ndjehet keq kur nuk mundet të bëjë një bamirësi.Pasi ka shëndrruar ëndrrën në profesion , tani ajo është e gjitha jeta e tij, e ardhma e fëmijëve të tij.
Raimonda Moisiu
Bar-Restorant;"Piazza"
Tirane, gusht 2009
Monda Korça fb
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Gazeta Tirana Observer: Mjerimi dhe Trishtimi, -shkruar nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "Cdo gje ne jete buron nga dashuria.", Interrviste me aktorin Anastas Nika, Bisedoi Raimonda Moisiu, Gazeta Tirana Observer
» Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer
» Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
» Atavizmi maskilist-Opinion nga Raimonda Moisiu-botoi dje Gazeta -TIRANA OBSERVER
» Monda Korca: "Cdo gje ne jete buron nga dashuria.", Interrviste me aktorin Anastas Nika, Bisedoi Raimonda Moisiu, Gazeta Tirana Observer
» Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer
» Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
» Atavizmi maskilist-Opinion nga Raimonda Moisiu-botoi dje Gazeta -TIRANA OBSERVER
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi