Mikel Gojani: Ikja e Kolosit, ose borxhi ndaj një fjale
Faqja 1 e 1
Mikel Gojani: Ikja e Kolosit, ose borxhi ndaj një fjale
HOMAZH PËJETËSIE
IKJA E KOLOSIT, OSE BORXHI NDAJ NJË FJALE
Askujt mos i beso përveç veprës sate. T gjitha të të lënë përpos asaj. - P. Marko
Nga Mikel Gojani
1.
Kur vdes një mik, sikur të sëmbon në shpirt, të prek në ndërgjegje, të drithëron, për zhrazëtirën e pakompensueshsme që shkakton. Humbja e tij të kthen në retropsketivë dhe t’i shprush kujtimet, të mbush shpirtin me plot zjarr, të fut në thellësitë vorbullave që ka katandisur jeta; jeton me emrin e tij, me gjurmët e tij, te cilat çdonjëri do t’i lerë si vulë të kohës për misionin e kryer para familjes, të afërmve dhe ndërgjegjes qytetare e kombëtare.
Me një realitet të këtillë u ndeshem këtyre ditëve, me ikjen e kolosit të kombit, Remzi Kolgeci, i cili iku në amshim, duke mbetur vravashkë e pafikur.
2.
Në jetën shoqërore, përgjithësisht ndodh, që njerëz të shquar, politikës, të kulturës, shkencës, artit, e të historisë sonë kombëtare, të veçohen nga të tjerët për aftësi intelektuale, për përkushtim në çështjet madhore, për veprimtari të devotshme dhe për pathyeshmëri të vullnetit e të idealit të lartë që kanë në shpirt. Të tillë njerëz lindin në çdo kohë, janë të nevojshëm për jetën, shoqërinë dhe kombin në përgjithësi dhe, gjithsecili, në fushën e vet, e njëherësh bashkërisht i forcojnë trungun e historisë së një kombi. Brezat që pasojnë, si begati më e çmuar, të kaluarën e rimarrin, pikërisht nëpërmjet këtyre njerëzve të spikatur.
Njëra nga ato figura që ka mbetur në gjurmët e këtij kombi, padyshim është edhe ajo e Remzi Kolgecit, që i takon profilit të personaliteteve të shquara politikës, të shkencës dhe të atdhetarizmit te kombit, Emri i tije posa t’u zihet ngojet, të drithëron në ndërgjegje, të mbush me frymëzim dhe, që, me porosinë e veprat e tij të jep shumëçka për të kuptuar brendinë dhe qëllimin e krejt asaj për të cilën qe përkushtuar gjatë gjithë rrugës së tij jetësore deri në frymën e fundit të jetës së tij.
Edhe veprimtaria e gjithanshme e Remzi Kolgecit, në planin politik, shoqëror, shkencor e atë kombëtar, përputhet plotësisht me kohën kur kombit tonë po i përgatitej një kataklizëm e tmerrshme nga forcat e errëta serbosllave Fund e krye veprimtaria e tije përshkohet me përpjekjet dhe aspiratat e idealet e mbarë popullit shqiptar. Duke qenë personalitet më i shquar që iu përgjigj me devotshmëri kërkesave të popullit, ai i ripohoi ato me një gjerësi dhe me një cilësi të shkallës më të lartë, sfidoj atë politikë hegjemoniste ne vazhdimësi, e cila kishte pretendime ogurzi për popullin që i takonte Remziu. Ndërsa, ky Kolos i këtij populli të lashtë iliro-dardan, i printe në këto stuhi të atij udhëkryqi ai tregoi orientimin e tij fizik e shpirtëror se është pjesë e qenies së popullit dhe se do të jetë i gatshëm për cilëndo sakrificë që do ta kërkonte ky popull, duke kryer me ndershmëri misionin e tij para kësaj ndërgjegje kombëtare me një devotshmëri te thellë, duke u dëshmuar një nga përfaqësuesit më të denjë të epokës seciles i takoi, duke i dal zot dheut dhe atdheut të vet.
3.
Pra, prej para disa ditësh, familja, të afërmit, miqtë dhe mbarë shoqëria kosovare jemi më të varfëruar për një figurë politike, arsimore e kombëtare. Prej para disa ditësh me shkëputjen nga jeta të profesor Remzi Kolgecit dhe shndërrimit të tij në një trajtë tjetër, në trajtën e pavdekësisë, Kosova dhe populli i saj humbën një vlere shumë të çmuar të tyre.
Rruga jetësore e Remzi Kolgecit, ishte rruga e popullit të tij. Deri në çastet e fundit të frymës së Tij,ai u gjend brenda qenies dhe shpirtit të këtij populli, fizikisht dhe shpirtërisht. Dhe, ky popull me nderimin më të lartë i dha lamtumirën e fundit, mirëpo njëherësh edhe i shprehi mirënjohjen më të thellë dhe së bashku me këtë popull emri i tij do t’i kapërcejë vitet. E tillë ishte vepra e Njeriut të vërtetë dhe te madhe, që me veprën e tij la trashëgim një frymëzim që do t’i kapërcejë shekujt.
Këtë argument të shndërrimit të këtij shpirti human, alturist dhe të një universi të shndërruar në përkujtim të thellë, dëshmon homazhi, nderimi, respekti dhe përulja me devotshmëri në rite tradicionale shekullore para atij trupi që ecën në rrugëtimin qiellor. E gjithë kjo ishte dëshmi autentike që e tërë jeta e Tij ishte një bashkëbisedim me popullin dhe brenda qenies së këtij popull i mbëltuar në mendjen dhe zemrën e tyre. Ishte ky një argument të një universi hyjnor, me faktin se ai shpirt shkëputej nga bota tokësore dhe ngjitej në atë qiellor.
Biografinë nga Ama e “Rrënjëve të së Bukurës”, shëmbëlltyrën dhe virtytet nuk kemi çfarë t’i kërkojmë, ato i tregoi familja, të afërmit, populli me lotin e tij, me homazhin dhe heshtjen ne përcjelljen e fundit të tij, e cila ishte madhështore. Ai u nderua nga bashkëkohanikët e tij, por edhe gjeneratat e reja, nga ata të cilët patën nderin ta njohin dhe te bashkëpunonin për së afërmi, por edhe ata që atë nuk e patën takuar kurrë, por ndien dhe njohën veprën e tij.
Shpirti i profesor Kolgecit iku nga ne, ndërsa mungesa e tij, është një plagë që shoqëron çdo shpirt racional dhe do t’i shoqërojë edhe në të ardhmen deri në pakufi. Sepse, ishte dhe mbetet një Njeri i Madh për këtë popull. Njeri me name, burrë i fjalës, besës dhe penës. Vizionar i së ardhmes. Mbi të gjitha Njeri i Amës së “Rrënjëve të së Bukurës”, që e respektonte dhe e nderonte kombin dhe atdheun, i cili obligimin ndaj vendit dhe popullit të tij e kreu me dinjitet të lartë.
4.
Nga përvoja e historisë sonë, kemi plot argumente kur tehet e shpatave shpeshherë i kemi kthyer kundër vetvetes sonë. Kjo histori flet edhe në ditët tona. Mirëpo, këtë vepër e bëjnë njerëzit, të cilët nuk e njohin gjakun e sojit të tij, gjuhën e sojit që i takon. Përkundër të gjitha sfidave të kohërave profesor Remziu qëndroi vertikal dhe balle larte, seç qëndrojnë kolosët e vërtetë të kombit: i paepur, i dinjitetshëm edhe “ndër kundërshtime” që kurrë s’diti të lëkundej e as të ligështohej...
Do të kalojnë shekujt dhe ky Njeri do të jetë përherë pranë këtij populli, ashtu si e kujtojnë: të dashur, me buzëqeshjen e jetës, me një titanizëm jetësor...
Sot, ky Burrë i Kosovës është më i madhërishëm. Mes nesh qëndron si një pishë e ndezur. Qëndron midis nesh, midis vargjeve dhe jetës. Qiellin e ka më afër dhe tokën e mban mbi supet Tij. Akoma e kemi fatin ta mbajmë këtë tokë të zezë mbi supet tona, mbi dhimbjen dhe krenarinë, këtë Tokë të lotëve dhe gjakut, të dhimbjes krenare.
Profesori i nderuar (jetën e përfundoi si profesor në Fakultetin “Pjeter Budi” në Prishtinë duke i mbylli sytë përgjithmonë para para disa ditësh të këtij fillimmarsi. Ai u nda fizikisht nga familja, studentët, miqtë dhe gjithë ne, por jo edhe shpirtërisht. Vepra dhe kujtimi i tij flasin dhe dëshmojnë shumë. Ato janë përmendore intelektuale e kombëtare të përjetshme, siç është edhe vet personaliteti i tij.
Në këtë shkrim të shkurtër nekrologu, kam nderin ta kujtoj profesorin e nderuar, Remzi Kolgeci, mikun tim shumë të çmuar, këtë burrë të madh, i cili ishte njeri, politikolog, pedagog dhe shkencëtar model për të tjerët.
Me rastin e ndarjes nga jeta të këtij Njeriut tonë të dashur, ne përjetësisht i falemi kujtimit, punës dhe veprës së këtij Kolosi të Kombit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Namik Selmani:Bekimi i një fjale që shlyen borxhin ndaj poetëve të kombit tonë Parathënie për librin “ Borxhi i Ali Podrimjes”
» Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
» Mikel Gojani: Marjan Brahimi - Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar
» Mikel Gojani: Osman R. Gashi - Emër që do të mbetet në gjurmët e artit tonë
» Mikel Gojani: Imzot Mark Sopi - Përfaqësuesi i denjë i fesë dhe kulturës sonë
» Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
» Mikel Gojani: Marjan Brahimi - Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar
» Mikel Gojani: Osman R. Gashi - Emër që do të mbetet në gjurmët e artit tonë
» Mikel Gojani: Imzot Mark Sopi - Përfaqësuesi i denjë i fesë dhe kulturës sonë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi