Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
Faqja 1 e 1

Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
Mr. Myrvete Dreshaj – Baliu: “Konteksti i shkrimit”, botoi SHB “Era”, Prishtinë 2004.
Nga Mikel GOJANI
Myrvete Dreshaj – Baliu është emër i njohur i letrave tona. Libri i Myrvete Dreshajt-Baliut ”Konteksti i shkrimit” është përmbledhje studimesh, esesh e recensionesh për libra, autorë dhe fenomene historike e kulturore të qenies dhe qenësisë shqiptare. Ky libër, përveç me këto aspekte, është i pasuruar me personalitete të ndryshme të jetës shkencore e letrare shqiptare, që japin shumë të dhëna me vlerë për artin, të bukurën dhe krijimin në përgjithësi. Ndërkaq, një segment me rëndësi në këtë libër zë përmbledhja e teksteve të diskursit letrar, ku Baliu shkruan për autorë dhe vepra të caktuara letrare e studimore.
Autorja Myrvete Dreshaj - Baliu bën një përzgjedhje cilësore të autorëve dhe veprave që përfaqësojnë vlera solide në kulturën e shkrimit shqip dhe i komenton ato. Gama e interesimeve të autores është mbarëkombëtare, ajo i rreket punës të shkruajë për vepra të shumta të hapësirës shqiptare, për profesor Jup Kastratin dhe studimet historiko-letrare të tij, për përkushtimin e studiuesit të madh shqiptar Eqrem Çabej, për letërsinë shqipe, për prozën e shkurtër të Migjenit, për poetikën e poezisë së Jusuf Gërvallës dhe shëmbëlltyrën e tij të një ideologu të spikatur të lëvizjes ilegale etj.
Pra, ky libër i Myrvete Dreshajt – Baliut karakterizohet nga një fushë e gjerë hulumtimesh dhe diskutimesh, ku vërehet sensi i autorit për të plasuar esencat e temave apo veprave tek lexuesi, përmes një gjuhe të kultivuar dhe komunikimi të çiltër me lexuesin. Akti i leximit dhe sfera e interpretimeve të Baliut, aq sa është e larmishme, aq është edhe përmbajtjesore. Autorja prek shumë dimensione të cilat ndërlidhen me qenien dhe qenësinë shqiptare. Autorja Baliu, shkruan studime, realizon ese, lexon vepra, komenton dhe debaton me një synim sintetizues e krahasues për t’i dhënë lexuesit një prezantim sa më të gjerë.
Myrvete Dreshaj - Baliu, studiuese e njohur në opinionin shqiptar, po ashtu edhe profesoreshë e Universitetit të Prishtinës, interesimet për letërsinë, historinë, personalitetet e rëndësishme të jetës shqiptare i përmbledh në librin “Konteksti i shkrimit”, ku shpërfaq tema dhe ngjarje të rëndësishme të qenies shqiptare, autorë dhe vepra me rëndësi të posaçme, personalitete dhe bëma që kanë peshë në jetën shoqërore. Së këndejmi, ky libër i mirëseardhur në opinionin kulturor shqiptar, duke mbetur një ndihmesë e çmuar për lexues të ndryshëm. Larushia e temave dhe shumësia e diskurseve e bën këtë libër të rëndësishëm për receptuesin shqiptar.
Libri është i strukturuar në tre kapituj, siç janë: Studime, Ese dhe Recensione.
Në kapitullin e parë, Studime, autorja rreket të trajtojë figura dhe libra të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Ky aspekt haset tek tekstet për studiuesin Jup Kastrati, ku autorja pasqyron të dhëna mbi studimet historiko-letrare të Jup Kastratit në gjysmën e dytë të shekullit XX. Sipas autores Baliu, profesor Jup Kastrati është njëri prej hulumtuesve dhe studiuesve të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili formohet nga aspekti i kësaj metode dhe krijon brenda kësaj periudhe. Në studimin e saj prof. Baliu sqaron se në studimet historiko-letrare ai nuk vjen sikur vijnë Dhimitër S. Shuteriqi, Sterio Spasse, Zihni Sako, Eqrem Çabej etj., të cilët që në vitet ’30 kishin krijuar konceptet e tyre teorike mbi letërsinë, prandaj përvoja e tij në këtë fushë do të shfaqet më vonë diku në fund të viteve ’50, kur boton veprën e tij të parë në fushë të bibliografisë, për dallim nga disa studiues të historisë së letërsisë, të cilët menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore i botojnë veprat e tyre të karakterit monografik për autorë dhe periudha letrare, antologji letrare të letërsisë shqipe, të letërsisë arbëreshe etj.
Sipas studiueses Baliu, krijimtaria diskursive e Kastratit, përbën një model të veçantë krijues e mendor, përbën këndvështrime të pasura të interpretimit të veprës letrare, metoda e mjete metodologjike të llojllojshme në përcjelljen e zhvillimit e të lërimit të letërsisë sonë. Veprat e tij studimore përbëjnë, po ashtu, hulumtimin shumëdimensional të saj. Studimet monografike, si për De Radën, Skënder Luarasin, Zef Jubanin etj., në horizontin e ri të thyerjeve letrare, shoqërore, historike dhe kulturore, do të dëshmojnë një pamje tjetër, të re, të letërsisë, që u zhvillua dje, po edhe të letërsisë që zhvillohet sot. Kastrati shfaqet edhe ndër më të zellshmit dhe më të thellët autorë të letërsisë gojore dhe letrare arbëreshe, konstaton Baliu. Prandaj, sipas studiueses Baliu, Kastrati është njëri prej personaliteteve shkencore të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili ka vazhduar traditën e këtyre studimeve në shumë fusha të dijes: në gjuhësi, në letërsi, në folklor, në letërsinë arbëreshe, në bibliografi etj. “ Ai ishte shembulli i kërkimeve arkivore dhe sintezave të mëdha shkencore. Me punën dhe rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe, ai ishte dhe mbeti referenca më e pasur e studimeve historiko-letrare në përgjithësi dhe letërsisë arbëreshe në veçanti”. (fq. 24.).
Në librin e saj, studiuesja Baliu, edhe figurën e studiuesit të shquar Eqrem Çabej e prezanton si një figurë shumëdimensionale, ashtu siç ishte edhe veprimtaria e tij. Sipas studiueses Baliu, përkushtimi i Çabejit për letërsinë, edhe pse në dukje të parë krejtësisht në miniaturë, krahas shkrimeve të tjera, i la vijëzimet e veta në studimet nga fusha e letërsisë shqipe. “Konceptet e tij, shprehet Baliu, edhe sot e kanë peshën e tyre për shkrimtarët e vjetër, pastaj rezultatet teorike që ndërlidhen me historinë e letërsisë shqipe, për gjenezën e kësaj letërsie. Ato kanë vlerën e tyre të atëhershme premtuese e sot dëshmuese, që vë në raport krahasues letërsinë e romantizmit shqiptar me atë të popujve evropianë; pastaj shkrimet për figurat që përcaktojnë letërsinë shqiptare të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX, De Radën, Naimin, Nolin, Fishtën etj”. ( fq. 33).
Në librin studimor “Konteksti i shkrimit” të autores Baliu vend të merituar zë studimi mbi poetikën e poezisë së Jusuf Gr\ërvallës, të kësaj figure shumë të çmuar të letërsisë sonë, por edhe të lëvizjes shqiptare për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
Vlen për ta theksuar se ky shkrim kritik-studimor e eseistik, i shkruar me plot pasion, mëton ta rrokë, ta zbërthejë dhe ta vlerësojë tërë opusin letrar e studimor të poetit Jusuf Gërvalla, duke i përvijuar disa nga karakteristikat më thelbësore të shprehjes së tij poetike. Me një fjalë, studiuesja Baliu ia ka dalë me sukses të zërë dhe ta ravijëzojë botën poetike të Gërvallës, për çfarë edhe cilido studiues do ta ketë të vështirë t’i thotë të gjitha për tërë këtë vepër të pasur. Studiuesja Baliu ka bërë përpjekje që brenda këtij studimi ta kapërthejë gjithë opusin letrar të Gërvallës, duke e paraqitur si një model të veçantë krijues. Sipas studiueses Baliu tri vëllimet me poezi, “Fluturojnë e bien”, “Kanjushë e verdhë” dhe “Shenjat e shenjta” si dhe poezitë e lëna në dorëshkrim poetin Gërvalla e shpalosin si një krijues me shpirt të ndezur nga kapërthmi i kujtimeve. Ato dëshmojnë një botë shpirtërore të njeriut që shpalon gjendje të veçanta përjetimesh, nga arketipat e lashtësisë, te imazhet konkrete të jetës reale, e deri të kujtimet e fëmijërisë, një ndjeshmëri e thellë dhe e çiltër, e cila në një moment të caktuar shndërrohet në një deklaratë gati prometheike: “ Më ka mbetur vetëm edhe një shishe gjak në dej/ veçsa ta kryej këngën/ gjak sa një kupë me verë që di të gufojë/ të ma jep të shtyrën edhe për një fluturim/ të ma ndezë mendjen/ dhe imagjinatën/ një mijë vjet larg...” (fq 88). Me një fjalë në poezinë e Gërvallës derdhet gjithë bota shpirtërore e tij. Autorja e këtij libri, studiuesja Baliu, në këtë libër figurën e Jusuf Gërvallës e prezanton edhe nga këndvështrimi i një ideologu të shquar të lëvizjes ilegale. Ajo, edhe në këtë kontekst bën përpjekje, si njohëse e kësaj figure, të hedh dritë, edhe pse veprimtaria shumë e gjerë e kësaj shëmbëlltyre është shumë vështirë të kapërthehet brenda një studimi.
Në këtë kontekst, figura e Jusuf Gërvallës i takon profilit të personaliteteve të shquara të kulturës, letërsisë, të shkencës dhe të një ideologu të spikatur të lëvizjes ilegale për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mesazhet e veprave të tij të japin kurajë për të punuar dhe për t’u angazhuar për të vërtetën, për të drejtën, për lirinë dhe për përparimin shoqëror. Nga të gjitha ato fjalë, çfarë thuhen në studimin e Baliut, figura e Gërvallës del shumëdimensionale, del portretizimi një individi, i cili gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij ka kryer një mision të shenjtë para ndërgjegjes kombëtare. Me këtë rast, duke iu qasur studimit të kësaj figure krijuese dhe sakrifikuese për lirinë e popullit të tij, autorja Baliu edhe më tepër e ka pasuruar fondin hulumtues për këtë figurë të ndritur të kombit tonë, edhe pse dihet fakti i mirëfilltë se për figura të kësaj kategorie, siç ishte Gërvalla, kurrë nuk mund të thuhen të gjitha.
Në pjesën e dytë të këtij libri, Ese, autorja Baliu ka marrë për shqyrtim disa ese mjaft të rëndësishme, që kryesisht kanë të bëjnë për letërsinë shqipe dhe përbërësit e saj, mbi letërsinë dhe gjininë e saj, gruan shqiptare ndërmjet mitit dhe bashkëkohësisë, mbi efektet e lëvizjes së pajtimit të gjaqeve në luftën e viteve 19977-1999, punë kjo që vlerësohet shumë lart, si një vepër mbihumane.
Në brendinë e kapitullit të tretë, Recensione, autorja Baliu merr në shqyrtim dhe interpreton libra të ndryshëm që lidhen me publicistikën shqiptare dhe të tjera. Në këtë kapitull autori hulumton shumë përbërës me rëndësi nga fusha e publicistikës sonë dhe këndejpari jep shumë informacione, shpeshherë të panjohura e me rëndësi për lexuesin.
Në këtë kontekst autorja Baliu i qaset letërsisë, veçanërisht poezisë dhe merr në shqyrtim disa autorë të letërsisë shqipe. Në këtë kapitull ajo ndjek një metodë të caktuar të interpretimit të letërsisë, si njohëse e mirënjohur e kësaj fushe të letërsisë, e cila vlerëson letërsinë nga këndvështrimi përmbajtjesor, duke vënë në spikamë mbi të gjitha dimensionin semantik e ideor të letërsisë. Në këtë kapitull autorja interpreton veprën e Çabejt “Romantizmi në Evropën Lindore e Juglindore dhe në literaturën shqiptare”, veprën studimore “Katërqind vjetë litratyrë shqype”, veprën e prof. Dr. Jup Kastratit “Faik Konica” (Monografi), veprën e Zymer Nezirit “Këngët e kreshnikëve” etj. Autorja Baliu shkruan edhe për poezinë e Bajram Kosumit, “Fjalori i Barbarëve”, duke e karakterizuar si një poezi mjaft të arritur për nga vlerat ideoartistike; poezi kjo e një dhimbjeje të thellë të autorit në kohën e okupimit serb dhe të përshkrimit të esencave tragjike të një brezi të caktuar , të identifikuar me vitin ‘81 etj.
Përgjithësisht libri “Konteksti i shkrimit” i autores Myrvete Dreshaj – Baliut, duhet të konsiderohet si një ndihmesë e rëndësishme për lexuesit shqiptarë. Prandaj, ky libër është e një vlere e veçantë për letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mikel Gojani: Ikja e Kolosit, ose borxhi ndaj një fjale
» LIBËR PERSIATJESH PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË EMIGRACION
» Mikel Gojani: Marjan Brahimi - Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar
» Mikel Gojani: Imzot Mark Sopi - Përfaqësuesi i denjë i fesë dhe kulturës sonë
» Gjilan: Festivali i Gjirokastrës ishte i rëndësishëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi