Mikel Gojani: Imzot Mark Sopi - Përfaqësuesi i denjë i fesë dhe kulturës sonë
Faqja 1 e 1
Mikel Gojani: Imzot Mark Sopi - Përfaqësuesi i denjë i fesë dhe kulturës sonë
NË PESËVJETORIN E VDEKJES SË IPESHKVIT TË IPESHKVISË SË KOSOVËS, IMZOT MARK SOPI (1938-2006)
IMZOT MARK SOPI – PËRFAQËSUES I DENJË I FESË DHE KULTURËS SONË
Nga Mikel GOJANI
Pikërisht, sot, më 11 janar, po bëhen pesë vjet që kur nën dritën e veprave të tij kolosale iku në amshim, imzot Mark Sopi, ish- ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, kjo shëmbëlltyrë e shquar e kombit tonë.
Me ikjen e tij, grigja të cilës i priu për shumë vjet, mbeti pa udhëheqësin e saj shpirtëror, shkenca jonë pa një studiues të sensit të mirëfilltë, ndërkaq kombi ynë pa një atdhetar të devotshëm të kauzës kombëtare.
Një rrugë e begatë jetësore e baritore
Imzot Mark Sopi u lind më 29 shkurt 1938 në Binç të Vitisë, nga prindërit Mëhilli dhe Maria. I takon një familje me tradita kombëtare, e cila në të kaluarën kishte dhënë martirë të kombit. Në vendlindje kreu shkollimin fillestar, gjimnazin klasik në seminarin e Pazinit (Kroaci), ndërkaq Fakultetin e filloi në Zagreb, ku i kreu dy vite të filozofisë, pas së cilave ipeshkvi Smiljan F. Çekada e dërgoi si student të dalluar për të vazhduar në Romë. Studimet i ka përfunduar me sukses, pas secilave menjëherë ka magjistruar me temërn “Martirët e Karadakut”.
I prirë nga ndjenja e maturisë, e urtësisë dhe e mendimeve të thella, në fillim si meshtar u agazhua në Ferizaj në detyrën sekretar i ipeshkvit imzot Nikë Prela. Pas gjashtë vjet shërbimi u transferua në Zllakuqan, që ishte dioqeza më e madhe në Kosovë, me çrat shërbeu për afër dy dekada. Në këtë vend Imzot Sopi erdhi në kohëra shumë të vështira, kur në këtë lokalitet udhëhiqej një politikë diskridituese dhe antikombëtare. Menjëherë Sopin e sfidojnë rrethanat që të sfidohet me noimenklaturën e atëhershme komuniste, e cila bënte përpjekje të vazhdueshme që të pengonte veprimtaritë që binin ndesh me platformën politike e filozofike të partisë komunste. Mirëpo, edhe në këto momente delicate vërehet modestia dhe maturia e tij prej një intelektuali të formuar, karizmat e lindura për drejtësi, për punë dhe seriozitet.
Edhe në vitet e ’90-ta, kur kauza kombëtare kërkonte veprimtarë të devotshën në shërbim të kombit, këtij zëri iu përgjigje edhe imzot Mark Sopi, duke u radhitur njëri nga veprimtarët më të devotshëm në Lëvizjen e pajtimeve të gjaqeve. Ishte kjo koha kur uniteti i këtij populli kërkohej më tepër se kurdoherë, si parakusht për daljen nga ato kthetra që kishte mbërthyer këtë popull nga hegjemonia serbe. Nga ai kërkohej që kjo plagë shumëshekullore një herë e përgjithmonë të flakët nga ky popull. Pra, Imzot Sopi, gjatë gjithë veprimtarisë së tij për popullin shqiptar përcolli mesazhin përunitet, mirëqenie dhe harmoni, si parakusht për realizimin e aspiratës shumëshekullore. Rruga e tij ishte rrugë që i kishin preferuar etërit e kombit tonë, si Budi, Buzuku, Bogdani, Gjeçovi, Fishta e shumë e shumë të tjerë, idealeve të të cilëve u mbeti besnik deri në frymën e fundit të tij. Me mbërritjen e frymës së demokracisë në Shqipëri dhe përmbysjen e ideologjisë ekstreme komuniste, imzot Sopi me qëllim për ta ndihmuar atë popull të kadandisur, shkoi në Shqipëri, përkatësisht në Durrës, kur shërbeu për plot gjashtë vjet, duke lënë trashëgiminë e madhe të patriotit të flaktë, të besimtarit të madh, prelatit gojëtar, edukuesit të palodhur e dashamirës, misionarit të zellshëm që për një periudhë 6-vjeçare u bë famulltari më i dashur i Kishës së Durrësit. Shembullit të përkryer të përkushtimit ndaj Zotit, vlerave hyjnore të njeriut të kombit, shembullit frymëzues për drejtësi dhe përparim. Është më të vërtetë madhështore ku qëndronte gjitha ajo energji dhenga e gjente gjithë atë kohë për të gjithaato veprimtari me të cilat merrej. Ripunoi me dashuri shkrimet e hershme dhe i përfshiu në librin e tij “Baca Kolë dhe famullitari” pastaj shkroi librin tjetër publicistik “Martirët e Karadakut”, shkroi refleksionet për librin e profesorit skocez Drumond, përktheu letra e enciklika të Papës. Pati përfunduar një libër rreth koncileve. Ai shkroi edhe shjetra artikuj ne shtypin e kohës, sidomos të Shkodrës. Derisa veproi në Durrës i dha jetë revistës kulturore “Vegim drite”. Ai shkroi edhe shumë shkrime publicistike. Ka shkruar dhe botuar artikullin “Mall e nderime Kosove për imzot Lazër Mjedën”.
Për kontributin e madh të dhënë në të gjithë këto veprimtari dhe shumë punë tjera përkushtuese në misionin që i ishte përkushtuar, në vitin 1995 Ati i Shenjtë- Papa Gjon Pali II e emëron ipeshkëv të Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prizren. Si Kryebari i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Mark Sopi qëndroi dhe i shërbeu popullit të tij deri në frymën e tij të fundit.
Dr. I. Rugova: Imzot Mark Sopi do të mbetet një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe
Edhe dr. Rugova, edhe imzot Mark Sopi, këto dy prona të çmuara të kombit shqiptar, kufirin e jetës e kishin pasur shumë të afërt. Që të dytë vdekja i rrëmbeu për në kohë të afërt. Edhe Imzot Mark Sopin me dr. Ibrahim Rugovën e lidhnin shumë gjera që do t’i rezistonin kohërave. Ai me tërë qenie përkrahte politikën racionale të dr. Rugovës dhe pikërisht ajo filozofi i shërbente si frymëzim edhe për punë dhe veprimtari. Edhe dr. Rugova e çmonte lartë kontributin e Imzot Sopit për lirinë e Kosovës. Respekti që kishte dr. Rugova për imzot Mark Sopin shihet në telegramin e tij të dërguar me rastin e vdekjes kur ndër të tjera dr. Rugova shprehet:
“Ipeshkvi e nderuar, Me rastin e vdekjes së Imzot Mark Sopit, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të thella dhe të popullit të Kosovës. Në historinë më të re të Kosovës Imzot Mark Sopi do të mbetet një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe. Duke vepruar për forcimin e kishës katolike shqiptare, pra të Ipeshkvisë së Kosovës, që e drejtoi për një dekadë të tërë, u bë njeri i dashur dhe i nderuar për të gjithë popullin e Kosovës. Imzot Mark Sopi gjithmonë ishte me popullin e Tij dhe me Zotin. Kjo i bën njerëzit të jenë të mëdhenj e të nderuar përgjithmonë.
Imzot Mark Sopi me vite të tëra u angazhua për pavarësinë e vendit tonë, Kosovës, duke na dhënë zemër e forcë se ajo do të bëhet së shpejti nga miqtë tanë.
Sot në këto momente të dhembjes, ndihem krenar që pata një mik të tillë, çfarë ishte Imzot Mark Sopi, të cilin gjithnjë e kisha krah të fortë pranë vetes në punët shtetërore në momentet më të vështira e më të mira. I falemi kujtimit të Tij të përjetshëm. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë”, shprehet në telegramin e tij ngushëllues dr. Ibrahim Rugova.
Edhe dr. Rugova, edhe imzot Mark Sopi, frymëzim jete dhe veprimtarie kishin Bogdanin e Madh. Që të dytë ishin të mishëruar në idealet dhe virtytet e atij kolosi të madh të kombit. Rruga që u kishte preferuar ai ishte rrugë edhe e tyre të cilës nuk iu shmangen deri në frymën e fundit të jetës. Si dëshmi e këtij mishërimi përkujtojmë fjalët e imzot Mark Sopit kur ndër të tjera shprehej: “Bogdani i shkrojti tridhjete tetë raporte Selisë së Shenjtë dhe botës mbi gjendjen e mjeruar dhe të shtypurtë popullit shqiptar. Edhe neve na befason që në ato kushte dhe në ato rrethana mundi ta shkruajë kryeveprën “Çeta e profetëve”, me ç’rast praktikisht shprehet jo vetëm gjeniu krijues i tij, por, një kohësisht edhe adresari se kujt ia dërgon Bogdani. Befasia më e madhe ishte kjo: Bogdani ishte thellë i mishëruar në popullin. Ai e di se kush është populli. Kishte mundësi edhe të pushojë në pallatet të Padovës dhetë Evropës, mirëpo nuk pranon oferta të tilla dhe thotë:”Fati i popullit tim është fati im”. Sepse, shpellat ku ai fshihej nga pushtuesit,për të kanë qenë pallate, sepse kanë qenë shpella të popullit shqiptar. Prandaj, shprehej Imzot Sopi, edhe unë nuk kam tjetër jetë përpos popullit dhe me popull. Ky është mishërim i tërësishëm, i cili mund të vlerësohet drejtë. Sikur të heshtinim në këto rrethana të popullit shqiptar, dotatradhtonim vetveten në radhë të parë, do t’i tradhtoja bindjet dhe përcaktimet e mia” shprehej imzot Sopi.
Imzot Mark Sopi ishte meshtar dhe atdhetar. Ishte meshtar i zellshëm, i angazhuar në të gjitha frontet e jetës dhe të veprimit, sidomos në pajtime, në marrëdhënie të mira dhe në bashkëpunim ndërfetar krishtero-mysliman; i kujdesshëm për çdo njeri, veçmas për të varfër e të shkelur. Imzot Mark Sopi ishte organizator i mirë i grigjës sonë dhe më gjerë; atdhetar i dalluar për mbrojtjen e Kosovës në çdo hap dhe vend, organizator dhe bashkëpunëtor i mirë i kreut tonë shtetëror, zelltar shpirtëror dhe kulturor për bashkëimin dhe bashkëveprimin e shqiptarëve, kuptohet, për të mirën e të gjithëve, predikator i palodhshëm dhe guximtar i fjalës së Zotit; nismëtar dhe ndërtues i shumë kishave dhe qendrave pastorale, bëmirës dhe humanist për të gjithë… Me një fjalë, Imzot Mark Sopi ishte një njeri i Zotit dhe i Popullit, veprimtar i mirë dhe i rrallë në çdo kohë dhe hapësirë, dëshmitar i fesë dhe dashurisë së krishtere, meshtar gjithnjë i frymëzuar për thirrjen meshtarake, veprimtarinë baritore dhe kombëtare.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Mark Sopi, ishte i përkushtuar për pavarësinë e Kosovës, dhe për të mirën e njerëzimit dhe të vlerave civilizuese. Shëmbëlltyra e tij rrezatonte dashuri dhe respekt për gjithë popullin shqiptar. Predikonte dashurinë njerëzore, paqen dhe tolerancën.
Angazhimi i tij për pavarësinë e Kosovës dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës shihet edhe në dëshminë e tij në Kongresin Amerikan më 2005, ku me ngulm mbron shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës, po ashtu prezanton edhe tolerancën ndërkonfesionale të popullatës shqiptare myslimane dhe asaj katolike në Kosovë. Fjala e tij me peshë zgjoi interesim të jashtëzakonshëm tek pjesëmarrësit të Kongresit.
Imzot Mark Sopi do të mbahet mend për kontributin madhor që ka dhënë për pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës dhe për virtytet e larta njerëzore e kombëtare.
Ideator për ndërtimin e Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë
Iniciativën për t’u ndërtuar një katedrale në Prishtinë, kjo e posainauguar në fundvitin e kaluar, ishte e Imzot Mark Sopit. Ndërtimi i kësaj katedrale kishte për qëllim shërbimin e paqes dhe bashkimin mes shqiptarëve. Kjo Katedrale me përmasa dinjitoze nga ajo ide u shndërrua në një monument të shenjtë që shfaq madhështinë e krishterimit të lashtë shqiptar dhe i jep pamje evropiane kryeqendrës së Republikës së Kosovës.
Në këtë drejtim bashkideator me Imzot Mark Sopin, i kësaj vepre të bukur ishte edhe ish- Presidenti i atëhershëm të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, të cilët, po ashtu bashkërisht më 26 gusht 2001 bënë bekimin e gurit themeltar të kësaj katedraleje, e cila sot ka ngre shtat në “zemrën” e Kryeqytetit tonë.
Imzot Mark Sopi, u shua nga jeta më 11 janar 2006, duke mbetur emër i pashuar në historiografinë e kishës katolik shqiptare dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.
Mikel Gojani, 11/01/2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mikel Gojani: Ikja e Kolosit, ose borxhi ndaj një fjale
» Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe''
» Pjetër Nrejaj:Imzot Mark Sopi tërë jetën punojë për fe e atdhe
» Mentor Thaqi:I BEKUAR JE IMZOT (Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)!!! - Vargje nderimi Njeriut të Zotit
» Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
» Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe''
» Pjetër Nrejaj:Imzot Mark Sopi tërë jetën punojë për fe e atdhe
» Mentor Thaqi:I BEKUAR JE IMZOT (Shenjtërisë së tij - Imzot Mark Sopit)!!! - Vargje nderimi Njeriut të Zotit
» Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi