Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më rastin e ditëlindjës-Poezi nga Bardh Frangu

Shko poshtë

Më rastin e ditëlindjës-Poezi nga Bardh Frangu Empty Më rastin e ditëlindjës-Poezi nga Bardh Frangu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 3:36 pm

Më rastin e ditëlindjës-Poezi nga Bardh Frangu 189373_1463175358473_1806157215_839473_4360700_n
Më rastin e ditëlindjës-Poezi nga Bardh Frangu
Më rastin e ditëlindjës-Poezi nga Bardh Frangu Cf5459b614a20bbc15ff359
SHIGJETA E ËMBËL
(Atyre që digjen për dashurinë pa masë)

Atë ditë ishte mesi i verës
Lulet këputeshin nga vapa
Fshiheshin nëpër plasa zemrash

Shën Valentini hapi pelerinën e zezë
Një lule iu ngul në kraharor
U shndërrua në shigjetë të ëmbël

Katërmbëdhjetë shkurti
Ishte dita më e gjatë atë botë
Çeli lulja që lëshoi rrënjë në zemër

TRI PAMJE PËR MIRKON

Pamja e parë: 1988

Plasat e zemrës
I mbushë me ujë të rëndë
Termometër i fortë
Bohem i rrugëve të ngushta
Këmishën pa pulla o
Ç’të duhen parullat për nam
Kur e zgjodhe jetën
Varr pa dimension

Pamja e dytë: 1992

Thyeje shishen
Derdhe këtë ujë të bekuar
Kolegët pas grave
Në orë letrare kanë shkuar
Mblidhi copat e zemrës
Leri ata dy gishta të lutem
Kërkoje poezinë nëpër xhepa
Atë që e shkrove mbrëmë
Ndërsa hëna
Pshurrej në dritaren tënde

Pamja e tretëË: 1994

Vdekjes ia ke mbyllur derën
Me çelësin e varur në qafë
Hap portat e dhembjes Prishtinës

Lumi nuk e pret kund në semafor
Udhët kanë harruar këmbët e tij
Veç sytë ia thith nga fundi i gotës

Miqve u thotë keq jam
Ata shtrëngojnë kravatat në qafë
Rrëshqasin trotuareve si shurra e pulës


ME BUKOWSKIN NË PRISHTINË

Mos më fol për seksin
Për travestitët mos më fol
Të pimë kafe në këtë tavernë
Ku Mirko Gashi dimrin e bënte verë
Në rrotë të samës i çonte të gjithë
Ish pak bollë e shumë arshi

TAKIMI I PARË ME EZOPIN

Takova Ezopin në tregun e kafshëve
Lidhte në këmbë një opingë
Dhe vëngër shikonte një dem me një bri

Më kanë bërë kasap më tha
Më kanë kidnapuar një bandë hajnash
Tash zgjedh mish për ta

Nuk më tregoi sa zor e kishte
Njërën opingë e ngrehte zvarrë
Dhe qeshte me personazhet e tija

QENI IM LLASKUC

Qeni më është bërë llaskuç
Dikush e ka mashtruar me asht zogu
Sa tmerrshëm leh kur jam në gjumë

Qeni im i mirë ka dalë në rrugë
Shkon pas atyre që bartin fjalë në lagje
Që jashtëqitjen na e shesin për mjaltë

Shumë e kam dashur si këlysh
Kam besuar se rritet me zogjtë
Se hënës i bën roje kush mos ta puthë


DITA PA ZOGJË

Zogjve u kanë rënë puplat
Janë cullakuar janë bërë si minj
Erë e keqe ka thyer degët e ftoit

A mund të shtrihet pranvera mbi cung
A jetohet pa këngë zogjsh
Pa erën e ftoit a ka gjumë

S’bëhet jeta me fjalë zinxhirë
Me metafora të përjargura
Mbi një letër të nxirë


LUTJE E LËNGËT

Mos pështyni në Ibër
Edhe ashtu
Është i ndotur shumë

Mos e kaloni urën
Vdekja andej
Shëtit cullak mbi rrugë

Ka një copë dashurie andej
Ka një copë urrejtje
Nata mbi Ibër s’fle kurrë

Ibri nuk është varr
Është plagë që kullon dhembje
Nëpër qytetin e ndarë

O mos pështyni në Ibër
Lutuni të puthen brigjet
Uji të ecën nëpër damarët tanë

Mitrovicë, tetor 2010



E nxorem ketë tufë poezisht te mikut Bardh Frangu,duke iu bashkangjitur edhe ne shume urimeve te miqve për ditëlindjen e tij.
Andaj me kete rast edhe ne i deshirojme shume shendet dhe suksese ,dhe te na dhuroi edhe shume e shume vargje te bukura artistike.
Festofsh edhe 100 ditëlindje tjera!

Përgatiti për '' Sofra poetike'' Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi