Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirimi i trafikantit të drogës Turgut, KLD kontroll gjyqtarëve të Apelit

Shko poshtë

Lirimi i trafikantit të drogës Turgut, KLD kontroll gjyqtarëve të Apelit Empty Lirimi i trafikantit të drogës Turgut, KLD kontroll gjyqtarëve të Apelit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 8:28 pm


Lirimi i trafikantit të drogës Turgut, KLD kontroll gjyqtarëve të Apelit

Lirimi i trafikantit të drogës Turgut, KLD kontroll gjyqtarëve të Apelit Gjykata-apelit


Këshilli i Lartë i Drejtësisë reagoi sot ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që liroi nga burgu trafikantin e shumëkërkuar ndërkombëtar Abdyl Selam Turgut, duke i dhënë atij arrest shtëpie. Më saktësisht KLD ka nisur të hetojë tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit që morën vendimin për lirimin e trafikantit turk dhe rrethanat që çuan në këtë vendim me arrest shtëpie, duke ditur që autoritetet gjermane kishin kërkuar zgjatjen e masës së sigurisë me burg për turkun Turgut.

Shtetasi turk Abdyl Selam Turgut u arrestua në aeroportin e ndërkombëtar të Rinasit në 18 shkurt të këtij viti, një arrestim i finalizuar për llogari të shtetit gjerman.

44-vjeçari Turgut akuzohet nga autoritetet gjermane për trafikimin e 1 ton droge, ndërkohë që kërkohet edhe nga Rumania, Austria, Holanda e Italia.

Pas lirimit të shtetasit turk, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar nisjen e kontrolleve në Gjykatën e Apelit.

Më herët Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj Abdyl Turgut masën e sigurisë me 40 ditë burg.

Autoritetet e drejtësisë gjermane kërkuan zgjatjen e afateve të paraburgimit me qëllim ekstradimin e Turgut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi