Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KS, kalon rezoluta anti-Gedafi, Britania e Franca gati për sulme

Shko poshtë

KS, kalon rezoluta anti-Gedafi, Britania e Franca gati për sulme Empty KS, kalon rezoluta anti-Gedafi, Britania e Franca gati për sulme

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 18, 2011 3:17 am


KS, kalon rezoluta anti-Gedafi, Britania e Franca gati për sulme



KS, kalon rezoluta anti-Gedafi, Britania e Franca gati për sulme Fighter-jets-Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ndërmerr hapin e parë kundër liderit libian, Muamar Gedafi.


Këshilli miratoi rezolutën e cila vendos ndalim-fluturimin në qiellin e Libisë. Rezoluta e paraqitur nga Libani, Britania e Madhe, Franca dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara u miratua me 10 vota pro e 5 abstenime.

Ndryshe nga sa druhej fillimisht, Rusia dhe Kina, dy vendet me të drejtë vetoje në KS të cilat historikisht kundërshtojnë ndërhyrjet ushtarake në vende sovrane, abstenuan.

Gjatë prezantimit të rezolutës, Ministri i Jashtëm francez, i emëruar në këtë post pak ditë më parë, Alain Juppe, tha se prej disa javësh, populli libian po shtypet nga Gedafi, që për pushtet po vret civilë të pafajshëm.

Ndërkohë, nga terreni, forcat besnike të kolonelit, të cilat prej disa ditësh kanë rimarrë nën kontroll disa qytete kryesore të rëna në duart e rebelëve në fillimet e protestave, kërcënojnë me ofensivë masive në epiqendrën e rezistencës, qytetin lindor të Bengazit.

Pas miratimit të rezolutës, skenari më i mundshëm është ai që Britania e Madhe dhe Franca me mbështetjen logjistike të aleatëve arabë, të nisin sulmet ajrore kundër Gedafit brenda pak orësh, ndërkohë që SHBA pritet të përfshihet në këto sulme më vonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi