Më rastin e ditëlindjës te poetit-Poezi nga Halil Xani
Faqja 1 e 1
Më rastin e ditëlindjës te poetit-Poezi nga Halil Xani
Më rastin e ditëlindjës te poetit:
Halil XANI
FËMIJËRIA IME NË VARGJE
Isha fëmija i tretë,
që prindërit më sollën në jetë,
isha i vogël sa zerrja,
andaj s`mbaj mend
a pat krisur mauzerja,
mbase kam kërkuar qumësht
por jo edhe bukë,
nëna nuk ishte police,
por më lidhi më bëri tamruk.
Unë reagova besa edhe qava shumë,
kurse nëna me nina, nina, nina,
më vuri në gjumë.
U rrita ngadalë duke lozur nëpër hi,
dikur nisa të dal edhe nëpër komshi.
E di se rrallë hanim mish,
kurse natën e madhe e për bajram,
hanim edhe çervish.
Vëllai më i vjetër shkonte
në shkollë fillore,
unë isha kureshtar të shihja
se ç`shkruante ai në fletore.
Nuk kishim radio, televizor, as kompjuter,
me top leckash luanim në verë.
Bënim qerre me kunguj e me talla,
nga zhurma jonë gjëmonte mëhalla.
Një pranvere kur mugulloi mali,
babi tha të lumtë ne na u rrit djali,
më bleu opinga me "baskija"
e një palë pantallona me vija,
një fyell të mirë e brisk,
dorezën të shkruar me lara,
më tha këto janë armët tua të para,
m`i lëshoi lopët në lëndinë,
kujdes më tha në drithë të huaj mos të hyjnë,
se është gjynah e bëhemi gazi i botës,
të pimë qumësht haram prej lopës.
Në mëngjes hijen e matnim me këmbë,
kur prenim thupra i matnim me pëllëmbë,
në drekë pas kulaçit kur i hanim edhe qershitë,
nëpër oborr i rrokullisnim tepsitë.
E mbaj mend mirë kalin kur e shalova,
një ditë në kokërr të shpinës u rrëzova.
Babai s`e mori vesh, kurse nëna mjeroi,
me ujë të valë e me krunde më mjekoi.
Kur u bëra i madh ihiiii-
në moshën shtatëvjeçare,
babai m`i bleu dy-tri fletore
më bleu dhe abetare,
nëna më përcolli më tha udhë e mbarë,
më uroi: u bëfsh o bir gazetar e shkrimtar!
Kur hyri në klasë mësuesi Hamit,
nuk e harroj kurrë,
thoshim vetë më vete
as han as flenë ky burrë.
Pa humbur kohë ia nisëm mësimit,
A e madhe shtypit, A e madhe e shkrimit,
a, a, a, e b, b, b, b,
arritëm deri në zh.
Vërtet atëherë s`kishim lidhje
ç`është çipi a moduli,
ishim të barabartë të gjithë
njehsonim me kokrra fasuli.
Dimrit nëpër shi e borë,
me rroba të holla,
por asnjëherë
nuk ndaheshim nga shkolla.
Atje e gjenim xha Aliun e Marinës
që na i mbushte tasat
me qumësht të Amerikës.
Pritnim në rresht për një gotë ujë,
ai vajzat i thërriste
Bardhokë, Sykë, e Ftujë.
Më kujtohet kur pat ardhur
një xhip nga qyteti,
ishte shoferi vetë i treti,
na thanë fëmijë mos u frikësoni,
sot një film do ta shikoni,
u errësuan dritaret
ne u bëmë sy e vesh
tanket i pamë në mur,
na u duk vinin drejt nesh.
Atëherë si fëmijë
në vitin gjashtëdhjetë
pata kontaktin e parë me gazetë,
në shkollë na i solli një njeri,
e lexonim Rilindjen për fëmijë…
KUR NDAHET ZEMRA
Një muaj ditë
kaluan si era
Erdhi koha
Me u përshendet
Me dy djemtë
Dhe me nusen
Me nip e mbesë
Atje në kurbet.
Sa vështirë më erdhi
kur i hipa aeroplanit
Si t ua kthej shpinën
Aminës dhe Luanit
Amina dyvjeçare
Bukuroshe fare
Duke pritur gjyshin
Shikon në dritare.
Kështu qenka fati
Kështu e paska jeta
Pesë zemra i lashë
Pesë këtu i gjeta.
Më përqafon Drini
Elsa më shtrëngon
Gjysma e zemrës këtu
Tjetra larg më shkon.
Polac, 23. 4.2010
KUR HARXHOHET GJYSHI
Kur nipi a mbesa
Nis të lazdrohet
Atëherë dhe gjyshi
Nis e harxhohet.
Kur nipi a mbesa
Fjalë të ndytë flet
Atëherë edhe gjyshi
Harxhohet më shpejt.
Kur nipi e mbesa
Sillen kot vërdallë
Atëherë edhe gjyshit
I harxhohet një përrallë.
Kur nipi e mbesa
Flasin të pavërteta
Atëherë edhe gjyshit
I harxhohet jeta.
Mësoni sa më shumë
Flisni të vërtetën
Sepse ju ashtu
Gjyshit i zgjatni jetën.
23.04.2008
Gjyshi ka nipër
e mbesa nëpër Evropë
Dikush i flet frengjisht
dikush italisht
Nga Gjermania
nipi i vogël e thërret
E akuzon gjyshin
pse s’din gjermanisht.
Një nip pa të keq
i thotë fol frengjisht
Mbesa në Itali gjyshit
fol italisht i thotë
Kurse gjyshi që
në Kosovë arriti pleqëri
Qe besa e Zotit
S'mund të bëhet poliglot.
KTHIMI NË FËMIJËRI
(Në kujtim të Halit Veliqit)
Kur isha i vogël
Lëndova gishtin e vogël
Në futboll të vogël
Po atë ditë
Fare s’kam pritë
Shkova te axha Halit
E gjeta nën man të bardhë
Me veshje e mjekër të bardhë
Më tha mirë se ke ardhë
Më ngjeshi me dorën e butë
Më foli ëmbël e butë
Fare të mos kem tutë
Më tha mëso, më pak luaj me top
Më shumë kujdesu për lopë
Eh, po, se atëherë s’kishim laptop.
Xha Haliti si doktor
Me kokën kompjutor
Dinte shumë folklore.
La pas djem e nipa
Të shëndoshë si drita
Që dinë ç’është tradita.
E martë, 12 tetor 2010
__________
Më rastin e ditëlindjës te mikut ,kolegut dhe poetit Halil XANI edhe "Sofra poetike" shfrytëzon rastin qe në këtê ditë te shenuar ,te falenderoi për kontributin qe ka dhenë dhe poe jep në këtë faqe artistike duke i dëshiruar shëndet ,suksese,jetê të gjatë dhe sa më shumë frymëzime duke na dhuruar vargje te bukura.
Edhe ne miqet Tuaj ngrisim nga nje gotë rreth Sofrës ,Gëzuar ditëlindjen mik , duke te dëshiruar edhe 100 te tjera!
___________________
Pëgatiti për "SOFRA POETIKE" Agim GASHI - DRENICA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramadan XHINOVCI-Poezi m e rastin e Ditëlindjes se poetit
» Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit
» Halil Xani:Hali Xani: Dy poezi
» Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala
» Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI
» Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit
» Halil Xani:Hali Xani: Dy poezi
» Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala
» Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi