Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-REZARTA PODE, PEDAGOGE PSIKOLOGE, ANËTARE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-REZARTA PODE, PEDAGOGE PSIKOLOGE, ANËTARE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
REZARTA PODE, PEDAGOGE PSIKOLOGE, ANËTARE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
PJESËMARRËSE NË SIMPOZIUMIN E KATËRT NDERKOMBETAR “LIRIZMI NË LETËRSI”,TIRANË – PRISHTINË 15-18 PRILL 2011
KU DO TË REFEROJË DHE NJË KUMT PROFESIONAL :
“ ROLI I MËSUESVE TE LETËRSISE NË KUPTIMIN E LETËRSISË LIRIKE DHE VEPRIMI I PSIKOLOGJISË LETRARE ,( Konsumimi profesional sipas Berna-ut”)
“Fshehtësia” e një vargu në shpërthesë psikologjike të R(r)ez + artës
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.PS
Brenda saj rri i fshehur vargu i ndjenjëzuar, i cili herë – herë del në nga vendi i shpirtit dhe shpërthen…, rreh lopatat fort në liqenin ndjenjësor… Ne e kundrojmë këtë varg “notar”, i cili kërkon të garojë në këtë garim interesant, në këtë sprovë dinamike, ku marrin pjesë shumë vargsjellës dhe vargësjellëse. Le të matet dhe vargu i Rezartës me vargjet e të tjerëve garues… Rezarta Pode, shkodrania me profesion pedagoge e psikologjisë në UNIVERSITETIN “KRISTAL” TIRANË, përherë në kërkesë të rritjes së saj të përkushtuar profesionale, përherë me kërkesa të larta në kulturimin e saj, paçka se ka përfunduar dy fakultete, synon për lartësimine saj kualitativ…
Një botë e madhe shpirtërore, e cila përshfaqet edhe në këtë cikël poetik, ku elementët psikologjikë lidhen ngushtësisht me ata letrarë dhe simbiozojnë bukurishëm. Është një këndvështrrim original i Rezartës në stisjen dhe përsjelljen e mendimit letrar, psikologjik, ku në parashtrim lozin rol kundërtitë e bukura, jepet ku është “strukur” enigmatikja, shtrohet në diskutesë mendimi pyetës psikologjik, tronditës dhe ai i ardhur bukur; dilema dhe qetësia e zgjidhjes së saj, ikja dhe ardhja e asaj që ka mungesë, shpresimi për ardhmërinë. Ky cikël poetik është i sfondit lirik, por në këtë, me një këndvështrim të thellë, ndesh rrokje e larmitet tematik që jep zgjidhje vetiake, origjinale dhe ndez shpresimin në bukurinë e jetës, duke u përballur me antitezën, antimendimin, antisjelljen, antidëshirën… Jo pa qëllim në fillesë, apo në “sipar” të këtij cikli, përshfaqim një vargëzim “aureolë” për dilemën ikje –qëndrimin jetësor…. Shpresoj që vargu i “fshehur” i Rezartës të dalë së shpejti në një libër që t’i gazmojë të gjithë ...
REZARTA PODE
...Të ikim
nuk duam,
të rrimë,
kemi frikë...
mes gjysmës,
që vuan
dhe gjysmës,
tek ndrit...
1. Pyetja për vargun tim:
“Ku je, vargu im?...”
M'u duk se dashuria
papritur ra në gjumë...
Ku janë fshehur
vargjet e mia,
ata bukurorët ,
që desha aq shumë?...
Në çaste plogështie,
unë pranë kisha një shok,
në çdo moment mërzitie,
zgjidhëm “gjëmimet” tok.
Ku je, vagu im,
ku më humbe?
A mund të të gjej
me mori pyetjesh?
Më ngrohje rrugëtimesh?
E, verës më freskoje…
Eh, sa herë,
midis shfrimesh,
veç më forcoje...
O zemër, ti pranë meje,
përherë
do të gjesh një varg...
Kundro kujdesshëm
përreth teje
Të bukurin,
shpirtërorin,
të ëmblin s’e ke aq larg…
Ai gjendet
përqafimit,
në shikim,
në buzë,
në sy ,
në shpirt
Vatrës nxehtësore
ku “banon “ ti...
i yti varg dhe i imi
n ë më të ndjeshmen
poezi.
Është i pagjumë
Vargu im ..
Përherë,
përherë
do të jetë i ri…
Aty je ti,
jam unë,
është ai…
Njeh tjetër
të tillë varg
të fshehur
thellësisht në shpirt,
E bukura , imja
Poezi?!....
Ku je tani,
pse më rri fshehur?
Pyes dhe kot
ngandonjëherë
se ku je, mirë e di….
2. Sy të paprekshëm
Kaluan vite,
kur botëmadhen pushtova,
Të shndërrova në njësh
edhe pse vetë i dytë,
e, asnjëherë nuk e mësova
pse s'ishin të mitë
të “dy” sytë.
E, puthje falja,
e zemrëzën ndaja
Përbetimet i thurja varg,
shijova gjithë hiret e saj,
por të dy sytë e kaltër
- prapë aq larg.
E grisa gjumin
me sytë te drita
e vrava dritën
me mendje te ty
t'i shihja të afërt,
oh, ata dy sy…
S’ them se ti
s'më fale dritën,
S’them, jo se veten
s'gjeta aty,
por dua vuajtjen e syve
që “priten”,
të ma kthesh
në puthjen
për ata sy...
3. Së fundi ...
Tinëz, pa zhurmime,
siç vjen e hatashmja...
( e papritura )
gjysmë e së keqes,
nëse do të isha në gjumë,
por sytë vigjilorë
hapur i mbaja...
Tashmë, jam veç një hije
me të cilën rrezja e diellit luan,
s’mund të zgjatem asnjë fije,
as të shkurtohem,
nga ai tekanjoz…
Po kë fal kështu,
kë dëshiroj të mbaj?
Me kohë Ajo ishte nisur,
por unë s’ia dëgjova
"trokitjen" asaj,
mes ëndrrash false
stolisur....
4. Tundimi
Me thonj të manikyrta
më “shpon” tmerrësisht
dhe aroma erëshumë lulesh
ia ndiej dihatjen,
mbi mua kalëron
e me gjoks me yzengjitë,
drejt kurthe - pekulesh....
grackim më ofron...
Ta zhduk dua,
Por, vetja a zhduket?!
Të paktën ta tremb,
qoftë sadopak...
Kalorës që rend,
e nuk struket…
mesazhin të sjellë
me vrap.
Plagë marrim
prej ushtës së tij,
dhe gjoksit i biem
grushtësisht,
ndërsa, të na shpojnë
kërkojmë përsëri
dorëzuar,
të gjithë te ai
pa kushte...
çuditërisht…
5. Mërziti
I (e) mërzitur
Dikush më prêt,
Ditëve me diell,
në ditët me shi…
Ky acar i dimrit ,
s'më sjellka mërzi...
Dikush mendon
e përgjërohet për mua,
e ç' tjetër më duhet të zbuloj,
më duhet të di?
Asgjë më tepër,
jo nuk dua,
në ditët me diell
a në ditët me shi.
Dikush më “godet”...
Përkulem,
por s'dua t'ia di,
Ti dhimbjen
e ndan me mua
më shton ditët me diell
në tërë ditët me shi...
6. MERRMË!
Po të fal lotin,
të lotosh pa frikë.
Qeshjen po ta fal,
të zbukurohesh dyfish.
Dhe shikimi: I YTI,…
ta shndërrosh natën
në ditë,
dhe hapin tim
të mos lodhesh,
kur te vish.
Merri të gjitha
me vete,...
Larg, kur të jesh
Dhe, nëse
s'më kërkon
pranë
do të më ndjesh...
7. S’ka frikim nga vitet që rrugëtojnë . ..
Në datëlindjen tënde
festoj dhe unë
dhe pse nuk të sjell
dot një tufë lule,
të sjell “zemrën”,
ku “këmbëkryq” u ule.
Dije, në datëlindjen tënde
vetëm s'je,
dhe pse, për momentin,
gjendesh larg,
largësinë e shkurtojmë
vetë ne,
largësinë e shkurton
i ndritshmi varg….
Në datëlindjen tënde
së toku jemi
asaj frymë
i jep ëndrra jonë
dhe sytë, kur me lotim
mund ta kemi
dhe kur qeshja
fytyrat zbukuron.
Në datëlindjen tënde
mplakje s'ka, kurrsesi,
dhe pse vitet t’i numërosh
i quan “përtaci”...
Mos u tremb pse ikën
ata kaq shpejtësisht
edhe pse larg,
kjo kohëndjenja jonë
i forcon ngushtësisht...
8. Provo të qash !
Të qash
nga dhimbja,
S’qenka
më e madhja
fatkeqësi,...
Të qash
nga humbja,
ndjen ngushëllim
(ka plot si ti),...
Provo të qash
nga gëzimi
dhe
do të rilindësh
përsëri!..
9. Zjarrin tim
kthehu dhe shuaje,…
*Nota e parë
Lule – borë,
që malet more
dhe pak dimër
këtu le,
Mos harro
një shtrëngim dore,
të mos kesh ftohtë,
aty ku je!
*Nota e dytë
Lule – borë,
mbuluar me shall
që kaq shpejt
nga mua ike,
kur të jesh
vetëm në mal,
do të “dërgoj”
tinguj muzike,…
*Nota e tretë
Lule – borë,
mezi pret kthimin,
pa më thuaj,
ç'dëshiron,
nëse do
të ndiesh gëzimin,
ndje aromën
tek një “limon”!
* Nota e katërt
Lule – borë,
pa gjumë në sy,
rropatesh
natën vetëm,
do të më kesh
mua aty,
Ëndrrave të tua
me shpirtin mbetem.
*
Nota e fundit..
Lule – borë,
aromën ruaje,
mos ja fal
gjithkujt atë,
Zjarrin tim
kthehu dhe shuaje,
zjarrndezuri
s’ durohet më…!
10. Pyetja pyet veten: “Çfarë po bëhet?”
Për puthjen
të etur
në dimër,
në verë,
me sy
të pafjetur
të ngopur
- kurrherë...
Të ikim
nuk duam,
të rrimë,
kemi frikë
mes gjysmës,
që vuan
dhe gjysmës,
tek ndrit.
Asgjë
nuk dimë,
çdo gjë
në përballim:
mes sfidash që vijnë,
dilemash - pa “kthim”...
11. Ik-ardhja
Të lutem, ik!
Ik,
të kthehesh
sërish,
një mëngjes,
Të kem
ç’të pres!
(... sigurisht)...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi