Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frank Shkreli: Në emër të “kolaboracionistëve” dhe “surretër-ve”

Shko poshtë

Frank Shkreli: Në emër të “kolaboracionistëve” dhe “surretër-ve” Empty Frank Shkreli: Në emër të “kolaboracionistëve” dhe “surretër-ve”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2009 11:56 am

Në emër të “kolaboracionistëve” dhe “surretër-ve”
Nga Frank Shkreli
I dëgjova kohet e fundit fjalet dhe komentet e Zotit Pandeli Majko (si edhe te Leskajt, Milos e te tjereve) ne lidhje me “kolaboracionistet” ose “surreter-it” siç u referohej Zoti Majko. U habita shume dhe me te thene te drejten u zhgënjeva pa mase, pasi zotin Majko e kam takuar disa here kur ishte kryeminister dhe minister, gjate kohes qe une punoja per qeverine amerikane. Dua te them kategorikisht qe ne fillim, se ne cdo takim kur vinte per intervista tek Zeri i Amerikes me linte pershtypje jashtzakonisht pozitive, dhe me shtonte shpresat se ky njeri – fale moshes se tij te re - do te ishte nje force pozitive jo vetem per te reformuar Partine Socialiste dhe per ta larguar ate nga e kaluara e saj e erret, por do sillte nje ere te re bashkëpunimi e tolerance midis forcave te ndryshme politike te vendit. Respekti im per Zotin Majko ishte shume i larte ne krahasim me shume udheheqes politike shqiptare. Degjohej si zeri i arsyes. Me kenaqesi me kujtohen fjalet shpresedhenese te Zotit Majko per te ardhmen e vendit, per demokracine dhe integrimin e Shqiperise ne organizmat euro-atlantike, perkrahja e tij per Kosoven, etj. Me kujtohen gjthashtu ankesat e tij ne lidhje me politiken e vjeter dhe perfaqsuesit e saje ne politiken e sotme.
Prandaj e gjej shume te veshtire te besoj se komentet e Zotit Majko ne lidhje me te perndjekurit, jane me te vertete pikepamjet e tij apo nje loje politike qe i pershtatet dikujt ne kete moment. Neqoftese studenti i levizjes per demokraci, Zoti Majko mendon keshtu dhe perdor te njejtin fjalor qe perdorte Enver Hoxha per kundershtaret e tij politike, çfare mund te themi per te tjeret qe ishin shtylla te regjimit komunist dhe mbajne ende detyra kyce ne sistemin e sotem politik te vendit. Eshte nje gje qe te kesh sherbyer ne nje sistem si ai i Shqiperise, pasi ashtu ishin rrethanat dhe duhej mbijetuar - por eshte krejte nje gje tjeter qe te mbrosh ate sistem ne menyre direkte ose indirekte per perfitime politike te radhes. Jam i bindur se Zoti Majko dhe koleget e tij e dine se trajtimi i te perndjekurve ne Shqiperi, gjate periudhes komuniste, nuk mund te krahasohet me trajtimin qe u behej kundershtarve te komunizmit ne vendet e tjera te botes komuniste, me perjashtimin e vetem ndoshta te Korese se Veriut dhe Kines gjate revolucionit kulturor. Neqoftëse komunizmi, sic thote Zoti Majko, ka rene 20 vjet me pare, atehere pse perdoret kjo gjuhe komuniste ne diskurset politike te sotme kur u behet reference te perndjekurve e te vuajturve te ish-regjimit komunist? Pse Shqiperia, si asnje vend tjeter ish-komunist e gjen aq te veshtire te shkeputet nga e kaluara e saj?
Une nuk jam njeri i polemikes dhe nuk deshiroj te filloje ndonje debat me asnje njeri, as nuk dua te debatoj meritat per shperblime per te perndjekurit, pasi nuk jam ekspert per kete ceshtje, por pasi kam patur fatin e mire qe gjate dyzet vjeteve te jetes time ne Amerike une kam njohur dhe ne disa raste kam punuar me njerez te tille qe regjimi i Enver Hoxhes e fatkeqësisht edhe sot pas dyzet vjete demokraci, politikanet e dites u referohen atyre si “kolaboracionistë” dhe “surretër”. A mos vallë, Zoti Majko e koleget e tij kane ne mend Pater Gjergj Fishten e Faik Konicen vlerat e te cileve shkelqejne si hylli i drites; apo Ernest Koliqin e Dr. Rexhep Krasniqin qe i sollen shkollat e librat shqipe Kosoves, duke krijuar nje elite qe shkolloi e mesoi brezat e ardheshem, apo kleriket e te tre feve te cilet u zhduken nga nje regjim qe e pat shpalle veten me krenari “vendi i pare ateist ne bote”, nje politike kjo pasojat e te ciles nuk do te fshihen per shume kohe. Apo ndofta deputetet socialiste kane ne mend Mit’hat Frasherin qe punoi aq shume per Kosoven, te cilen Enver Hoxha ia fali Serbise - apo Abaz Kupin qe luftoi kunder okupatorit fashist. Apo babain e gjyshin e ish-presidentit Ibrahim Rugova qe u vrane nga serbet, dikur aleate te ngushte te partise komuniste shqiptare, apo mijera “balliste” kosovare qe u vrane ne Tivar?
Nga ana tjeter, deputetet socialiste mund te kene ne mend mijera emigrante politike qe u detyruan te largoheshin nga Shqiperia dhe Kosova pas ardhjes se komunizmit ne fuqi e te cilet u vendosen ne perendim. Ata, bijte dhe bijat e tyre per dekada ruajten identitetin dhe dashurine per Shqiperine e Kosoven, megjithëse te perbuzur e te perjashtuar nga vendi i tyre. Ishin bijt’ e bijat e atyre qe Zoti Majko e koleget e tij socialiste i cilesojne si “surretër” ata qe organizonin demonstrate pas demonstrate ne Washington e anembane Amerikes e Evropes perendimore per te sensibilizuar opinionin zyrtar amerikan per fatin e shqiptareve ne Ballkan, ne nje kohe kur kjo e drejte nderkombëtare u mohohej atyre ne truallin e vet. Ishin bijet e bijat e ketyre “surretërve” qe formuan nder me te fortat grupe lobiste ne historine e Amerikes ne perkrahje te ceshtjes se Kosoves dhe te Shqiperise. Dua t’ua sjell ne mend te gjithe atyre qe mund te kene harruar – e sidomos politikaneve ne Shqiperi ashtu edhe atyre ne Kosove - se ishin perpjekjet e kesaj klase te pasardhesve te “surretërve” qe ndihmuanne menyre vendimtare ne demokratizimin e Shqiperise, qe cuan ne nderhyrjen e NATO-s ne Kosove, ne clirimin e saje nga zgjedha serbe dhe me ne fund ne realizimin e enderres sone shekullore - pavaresine e Kosoves.
Me plot respekt ju garantoj Zoti Majko me kolege se komuniteti shqiptaro amerikan – kryesisht pasardhes te “kolaboracionisteve” nuk i beri keto perpjekje e pse jo edhe shpenzime marramendese as per kollltuk, as per ndonje detyre as per para – por vetem e vetem se ne shpirtin tone mbreteron dashuria per atdheun dhe kombin shqiptar, dashuri kejo qe na e gershetuan te paret tone – te cilet na mesonin se megjithse Shqiperia sundohej nga komunistet, kundershtare te te cileve ata ishin – neqoftse ajo kercënohej nga greku a sllavi, ata do te luftonin krah per krah me komunistet shqiptare kunder okupatoreve te huaj. Keta “surretër” sic po i cilesoni ju zoteri na inkurajonin te sillnim ujin ne mulli te atdheut, duke u frymezuar nga idete e traditat shqiptare e jo te huazuara nga armiqte e kombit shqiptar.
Atdheu mbi te gjitha na thonin ata. Prandaj neqoftse politikanet shqiptare te te gjitha ngjyrave duan te riembkembin kombin pas erresires se gjate komuniste dhe pas pavaresise se Kosoves, ata duhet te krasisin deget e thata te lisit per t’i dhene fuqi e fryme trungut te vjeter. Po deshtet te rimëkëmbet kombi shqiptar me nje te ardhme te ndritur, atehere duhet qe perpjekjet e te gjitheve te jene te bazuara mbi traditen e shendosh kombetare dhe ne respektin per jeten dhe te drejtat e barabarta te cdo shqiptari. Vetem ne kete menyre do te behemi pjese e botes perendimore , pjesetare te te ciles e ndjejme veten.
Autori i shkrimit është ish-drejtor i Zërit të Amerikës për Evropën dhe ish-nëndrejtor për ish-Bashkimin Sovjetik; si edhe ish-drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar
Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Shkrimi është publikuar së pari në të përditshmen e Nju-Jorkut, “Illyria”

G. 55
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi