Baki Ymeri: Shqiponjat e Manchesterit
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Shqiponjat e Manchesterit
Shqiponjat e Manchesterit
Nga Baki Ymeri
Osman Caka nuk është i panjohur për opinionin shqiptar. Përkundrazi, ai është një nga krenaritë e shqiptarizmit në diasporë, një bashkatdhetar nga Kosova i cili tash e sa vjet jeton në Manchester të Anglise, i cili ka patur fatin të takohet me ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blear. Në bazë të massmedias shqiptare kuptojmë se me atë rast, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe e falënderoi në emër të gjithë popullit shqiptar për kontributin e dhënë në vitin 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërsa ish-kryeministri Bler i shprehu ngushëllime zotit Caka për vrasjen e djalit të tij Ilirit nga policia serbe më 13 prill të vitit l999, i cili kishte vetëm 17 vjet. Ish-kryeministri Bler i shprehu ngushëllime përmes tij edhe për 14.000 familje që i kanë të zhdukur të afërmit e tyre. Zoti Caka në shenjë respekti i dorëzoi ish-kryeministrit Tony Bler një libër të Shenjtores sonë Nëna Tereze, të autorit Dom Lush Gjergji.
Osman Caka dhe ishkryeministri Tony Blear
Bler tha asokohe se është kënaqësi e imja ta pranoj këtë libër sepse Nënë Terezen e kam takuar sa ishte gjallë dhe kam një respekt shumë të madh për këtë bijë shqiptare. Zoti Bler e falënderoj zotin Osman Caka edhe për kontributin e tij që e ka dhënë këtu në Angli sidomos për vendosjen e shtatores së Nanës Tereze, e vendosur në oborrin e Manastirit të Gortonit në Manchester, pastaj për dhënien e Pllakës falënderuese në emër të popullit shqiptar të vendosur në qytetin Oldhamit, si dhe për aktivitetin e klubit të shahut “Shqiponja” që garon në ligën e II në Manchester. Zoti Caka e njoftoi ish-kryeministrin edhe për turnirin e shahut që mbahet tani për çdo vjet ne stadiumin e Mancheter Cityt. Bashkatdhetari Caka tha se në këtë turnir kanë marrë pjesë gjithë shahistët e shumë vendeve të botës.
Për Osmanin qarkullojnë konsiderata elektronike edhe në gjuhën angleze në google.com. Osmani qëndis poezi për Flamurin Kombëtar dhe jep kontribut të pashoq për mbarëvajtjen e sportit shqiptar në botë. Kohëve të fundit kuptojmë se më 6 mars të këtij viti, në Stadiumin e Manchester Cityt, në Manchester të Anglisë, u mbajt turniri i shahut me lëvizje të shpejta nën patrionatin e klubit të shahut "Shqiponja" nga Manchesteri. Vlen të përmendim se ky klub është i udhëhequr nga Osman Caka, garon me suksese të lakmueshme në ligën D të Manchesterit dhe të Federatës së Shahut në Manchester. Klubi shahut është themeluar në mars të vitit 2003. Ky turnir, që tashmë është bërë tradicional, dëshmon vazhdimësi dhe rezultate konkrete, një nga to duke qenë fakti se sivjet është hera e katët që po mbahet. Turniri organizohet për nderë të të Komandatit Adem Jashari dhe familjes së tij. Në këtë turnir morën pjesë 94 shahista, ku në fund të ndeshjest Klubi i shahut dhe Federata e shahut, fituesit i shpërbleu me të holla dhe me trofe. Për vendin e parë u nda shpërblimi prej 160 funtash, për të dytin 120, dhe vendit të tretë i dhuroi 80 funta, ndërsa këtu u ndanë edhe 12 trofe në të gjitha kateogoritë, kurse shahistëve të tjerë të shumtë iu dhuruan nga 30 funta. Trofetë u dorëzoi manaxheri i klubit të shahut, zoti Osman Caka.
Në këtë turnir morën pjesë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Manchester të Anglisë nga të gjitha moshat po ceku vetëm disa: Liridon dhe Bajram Paskali, Albin, Leutrim dhe Adnan Caka, Agron Osman Elezi etj. Në këtë turnir të gjithë shqiptarët dhanë rezultate shumë të mira në lojën e shahut. Vlen të përmendet se atë ditë u muar vendimi që vitin ardhshëm ta kremtojnë pesëvjetorin e këtij turniri, që tashmë është bërë tradicional. Ndërsa Osman Caka, Krytari Federatës së shahut dhe drejtori i sportit, së bashku me njerëzit e tij, morën vendim në shenjë respekti që kanë për ekipin e shahut "Shqiponja" në Manchester, ta thellojnë bashkëpunimin dhe vitin e ardhshëm festiv dhe të ftojnë në turnir edhe shahistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. „Unë si kryetar i klubit Shqiponja, thekson Osmani në një letër të tij, dua ta falënderoj përzemërsisht Klubin futbollistik "Manchester City", që për katër vjet me rradhë na ka dhënë në disponim gratis sallat më të bukura të këtij stadiumi. Është nder dhe privilegj të organizosh këso turnire në këtë stadium, pasi të gjitha kushtet janë të një niveli shembullor.”
BOX
Këto janë vetëm disa nga fotografitë që e dinamizojnë këtë shkrim. Në fotografinë e parë shihet Deputetit i Manchesterit, zoti Tony Lloyd me Osman Cakën duke e hapur turnirin. Në foton e dytë shihet shahisti Agron Osman Elezi nga Lezha, ku është duke garuar me një shahist anglez në turnir. Në foton e tretë, Agron Elezi të cilit Osman Caka i dorëzon trofenë, pasi ky zuri vendin e parë (në grupin e tij) me 4.5 pikë në gjashtë lojë. Kurse në një fotografi tjetër shihet nga e djatha John Dwan, drejtor i sportit në Manchester, Kryetari i Federatës së shahut Tony Llyd, deputeti nga Manchesteri dhe Osman Caka.
Nga e djathta, John Dwan, drejtor i sportit ne Manchester, Kryetari i federates se shahut, deputeti Tony Llyd dhe Osman Caka |
Agron Elezi te cilit Osman Caka ia dorzon trofene |
Deputetit i Manchesterit zoti Tony Lloyd me Osman Caken duke e hapur turnirin |
Shahisti Agron Osman Elezi nga Lezha, laureat i vendit te pare |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë
» Baki Ymeri:A ta njohim Kosovën?
» Baki Ymeri në gjuhën italiane
» Baki Ymeri: Pentagrami i zemrës
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri:A ta njohim Kosovën?
» Baki Ymeri në gjuhën italiane
» Baki Ymeri: Pentagrami i zemrës
» Shkrime të Baki Ymerit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi