Gjini: Kosova rrezikon falimentimin
Faqja 1 e 1
Gjini: Kosova rrezikon falimentimin
Gjini: Kosova rrezikon falimentimin
Kemi brenga serioze se Kosova do të ballafaqohet me falimentim, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Duke folur rreth vazhdimit të dialogut për çështje teknike mes Kosovës e Serbisë dhe rreth frikës së shprehur më herët për këto bisedime, Gjini tha se “ne nuk kemi lëvizur nga ky qëndrim. Mendoj se janë dy ose tri arsye fundamentale pse ne themi kështu. E para është se në Kosovë nuk ka konsensus të brendshëm për këtë dialog dhe dialogu do të prodhojë diçka.
Çfarëdo qoftë ajo që do të dalë si produkt i dialogut, mund të jetë kontroverse në Kosovë, për shkak se Kosova në vetvete nuk është e përgatitur për këtë fazë dhe nuk ka bërë as minimumin e përpjekjeve - Qeveria e Kosovës në këtë rast - që ne të jemi të përgatitur si një trup.
Çështja tjetër është se gjatë gjithë kohës po flitet se çfarë do të fitojë Kosova. Ne mendojmë se është me rëndësi që të ketë edhe liberalizim të udhëtimit mes Kosovës e Serbisë, njohje reciproke të tabelave të regjistrimit, marrëveshje për shfrytëzimin e hapësirës ajrore dhe kthim të materialit kadastral e gjithçka tjetër.
Por, askush nuk flet se çka duhet të japë Kosova në këmbim të kësaj që fiton.
Gjini mendon se se në këmbim të gjithë asaj që Kosova pritet të marrë, diçka do të kërkohet prej Kosovës. “Mendojmë se ky këmbim nuk do të jetë në benefit të Kosovës, por vetëm të Serbisë”, tha ai.
Rreth rolit të opozitës në këto bisedime, Gjini tha se “pushteti dhe opozita janë pesha politike në Kosovë, nuk janë pesha profesionale. Nëse peshat politike nuk janë të balancuara, atëherë nuk mund të pritet një bashkëpunim profesional në biseda.
Ne nuk mund të marrim pjesë profesionalisht në biseda. Ne mund të marrim pjesë politikisht në ndërtimin e platformës së përbashkët në Kosovë. Do të thotë, nëse nuk kërkohet nga ne që të jemi pjesë e ndërtimit të platformës së përbashkët për bisedime me Serbinë, atëherë nuk ka kuptim çfarëdo pjesëmarrjeje tjetër në bisedime me Serbinë.
Deri më tani, ne nuk kemi parë asnjë minimum të vullnetit të pushtetit në Kosovë, që të bisedojë me opozitën lidhur me çështjet, të cilat do të kenë pasoja afatgjate për Kosovën.
Qeveria ka vendosur që vetë të merret me këto çështje dhe ne si opozitë e garantojmë minimumin. E ai minimum është se pa pajtimin tonë nuk mund të ndërrohet asnjë provizion kushtetues në Kosovë”.
Gjini ka folur edhe rreth unitetit të qëndrimeve të opozitës. Sipas tij, në Kosovë nuk ka ndarje të pastër ideologjike në dy blloqe dhe nuk mendoj se mund të pritet që të ketë bllok opozitar dhe bllok qeveritar. Bllok qeveritar ka, sepse i lidh interesi për të qenë në pushtet, mirëpo në opozitë ka ide të ndryshme, ka parti që mendojnë ndryshe për temat e ndryshme.
Por, mund t’ju garantoj se ekziston minimumi i pajtueshmërisë mes partive politike në opozitë për disa çështje kyçe dhe aq më tepër mund t’ju them se ka një bashkërendim të natyrshëm të nivelit goxha të lartë të AAK-së dhe LDK-së.
Vetëvendosje është një fuqi respektabile politike tani në skenën politike të Kosovës. I kanë disa ide, me të cilat Aleanca nuk pajtohet, por mund t’ju them se edhe me ta kemi shumë të përbashkëta se si do të mund të ecë shteti përpara.
Rreth pikëpamjeve të opozitës për buxhetin e sivjetshëm, Gjini ka theksuar se “do ta bëjmë të qartë se në leximin e dytë i kemi disa kushte. Dy kushtet që vlen të përmenden tani janë se neni katër i projektligjit për buxhetin, përmes të cilit provohet që t’i jepet qeverisë e drejta që ta privatizojë PTK-në pa kaluar në procedurë të re, duhet të hiqet, sepse është një provizion ligjor jokushtetues dhe antiligjor.
Çështja tjetër është se ndarja buxhetore në Kosovë është e padrejtë dhe e dëmton solidaritetin mes njerëzve në Kosovë.
Çështja tjetër është se Qeveria e Kosovës duhet të na garantojë neve se në çfarë relacionesh kontraktuale mbetet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, jo për hir të FMN-së, por për shkak se ne kemi brenga serioze, se 6 muaj nga sot, kur do të hyjmë në proces të votimit të buxhetit të vitit 2012, Kosova do të ballafaqohet me falimentim.
Po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, me gjithë vullnetin që ta votojmë buxhetin, që të jetë e kujdesshme dhe të na sqarojë se si do ta mbyllë një ‘gap’ të madh financiar për vitin 2012.
Shembull ta marrim – sivjet, 340 milionë euro janë të parapara prej privatizimit të PTK-së dhe dividentës që ia merr PTK-së. Në vitin 2012, nuk do të ketë as PTK e as dividentë. Menjëherë do të kemi një 340-milionësh mungesë prej këtij parashikimi që e kemi sot.
Ka mjete hipotetike që vijnë nga rritja e inkasimit në dogana - 130 milionë - që është një rritje enorme e inkasimit, duke pasur parasysh se çfarë gjendjeje ekonomike kemi”.
Sipas Gjinit, ky buxhet rrezikon të ketë një deficit prej 540 milionë eurosh, nëse nuk privatizohet PTK-ja.
Nëse të hyrat, që parashihen prej donacioneve të huaja, nuk vijnë - e që janë shumë me rrezik për shkak të sjelljes së qeverisë - atëherë edhe ky buxhet që eventualisht do ta votojmë, do të jetë tepër problematik për Kosovën, për shkak se Qeveria e Kosovës e bazon projekt-buxhetin në të hyra hipotetike, në të hyrat të cilat nuk i ka dhe rezervën buxhetore e sjell në zero.
Gjini ka theksuar se “jemi në një rrugë tepër të zorshme. Janë rritur pagat, është bërë një premtim jashtëzakonisht i papërgjegjshëm i kryeministrit të Kosovës, disa ditë para zgjedhjeve. Kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me ‘Bechtel and Enka’, që është një projekt tepër i shtrenjtë për Kosovën dhe tani po ballafaqohemi me një situatë, në të cilën do të falimentojmë.
Çka do të thotë falimentimi për Kosovën? Mendoj se është e nevojshme që të thuhet me gjuhën popullore... Kosova nuk bën politikë monetare, ne nuk mund të shtypim të holla dhe varemi nga vullneti i mirë i Bashkimit Evropian, Gjermanisë, që ta shfrytëzojmë euron.
Nëse nuk mund të shtypim të holla, në momentin që arka jonë e shtetit vjen në zero, rrezikojmë stabilitet fiskal. Rrezikojmë të vijmë në momente, kur nuk do të kemi më të holla as për paga të njerëzve. Ky është ai rreziku konkret që dikush duhet t’ia tregojë Kosovës.
Kjo qeveri po abuzon me krejt çka ka Kosova dhe po sillet në atë mënyrë që t’i shfrytëzojmë krejt çka kemi tash dhe kush vjen në të ardhmen, punë e tyre se çka bëjnë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova rrezikon të ndahet!
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Mitrovica rrezikon Kosovën
» “Përtej Ahtisaarit” rrezikon Kosovën
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Mitrovica rrezikon Kosovën
» “Përtej Ahtisaarit” rrezikon Kosovën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi