Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtarizohet partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare

Shko poshtë

Zyrtarizohet partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare Empty Zyrtarizohet partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 27, 2011 11:14 pm


Zyrtarizohet partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare

Zyrtarizohet partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare 27rufiosmani-rdk


Rufi Osmani promovoi sot partin e re në skemën politike të Maqedonisë Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK). Tre shtyllat kryesore të saj janë rilindja dhe rimëkëmbja e dinjitetit të shqiptarëve, demokratizimi i vendit dhe avancimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve dhe etnive të tjera. Sipas nismëtarit Rufi Osmani raportet politike maqedonase-shqiptare janë shtylla aktuale edhe e perspektivës së vendit.

“Oferta jonë synon të realizoj aspiratën shqiptare për shtet-formim në Maqedonindërsa kjo aspiratë respekton shqetësimin e kombit maqedonas që vendi të mos ndahet në dy tërësi etnike territoriale, thënë më ndryshe oferta jonë politike mund të emërtohet si federalizim jo-territorial i vendit me mekanizma të demokracisë konsensuale dhe me decentralizim përmbajtjesor të pushtetit”, tha Rufi Osmani, nismëtar i RDK.

Sipas Omsanit zgjidhja optimale për çështjen e emrit me Greqinë është zbatimi i formulës slloveno-kroate si dhe imponimi nga faktori relevant ndërkombëtar. Për përmirësimin e klimës së komunikimit reciprok Athinë-Shkup, sipas Osmanit, qeveria duhet të ndërpresë realizimin e projektit ‘Shkupi 2014’.

“Miratimi i kësaj formule do të mundësonte de-bllokimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE vendi në plan të jashtëm do të mbante referencën IRJM me çka plotësohet aspirate greke ndërsa në plani të brendshëm vendi do të mbante emrin kushtetues Republika e Maqedonisë me çka plotësohet aspirate e faktorit politik maqedonas”, u shpreh Osmani.

Osmani foli edhe për situatën aktuale në vend duke theksuar se për zgjedhjet e parakohshme nevojitet harmonizim i të gjitha çështjeve kontestuese mes subjekteve politike. Osmani paralajmëroi se në zgjedhjet e parakohshme, RDK-ja do të garojë e vetme. Megjithëse organet e partisë së tij janë në formim e sipër, Rufi Osmani garantoi se gjithçka do të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi