Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK për një president “kalimtar” deri në zgjedhje të reja

Shko poshtë

LDK për një president “kalimtar” deri në zgjedhje të reja Empty LDK për një president “kalimtar” deri në zgjedhje të reja

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 02, 2011 10:34 pm


LDK për një president “kalimtar” deri në zgjedhje të reja

LDK për një president “kalimtar” deri në zgjedhje të reja 100910-ismet-beqiri_


LDK-ja opozitare ka kushtëzuar pjesëmarrjen në Kuvend në seancën e zgjedhjes së presidentit me gjetjen e një zgjidhje kalimtare mes pozitës dhe opozitës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë për Top Channel se zgjidhja kalimtare nënkupton caktimin e një afati ku do të reformohet sistemi zgjedhor dhe një marrëveshje për zgjedhje parlamentare të reja pas njëviti. Në të kundërt, sipas Beqirit, LDK nuk do të kontribuojë në zgjedhjen e Pacollit si president.

Deklaratat e Ambasadës amerikane dhe BE-së se deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në séance, LDK-ja nuk i komentoi. Megjithatë, deputetët e kësaj partie, sikurse edhe ata të Vetëvendosjes dhe AAK-së, i referohen dy dispozitave të tjera ligjore, që siç thonë ata, nuk i detyrojnë të qëndrojnë në seancë.

Në nenin 70 pika 1 e Kushtetutës ku flitet për mandatin e deputetëve, thuhet se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Ky qëndrim përforcohet edhe nga radhët e PDK-së, ku vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi deklaron se është mirë të lexohet neni 70 pika 1 që flet për të drejtat dhe detyrat e deputetit.

Edhe Vetëvendosje dhe AAK mbajnë qëndrimin se nuk mund të detyrohen deputetët të marrin pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi