Braçe letër Topallit: Mos bllokoni hetimet mbi kuvendin me lojën e afateve
Faqja 1 e 1
Braçe letër Topallit: Mos bllokoni hetimet mbi kuvendin me lojën e afateve
Braçe letër Topallit: Mos bllokoni hetimet mbi kuvendin me lojën e afateve
Pas dështimit të mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për Kuvendin, për shkak se deputetët e mazhorancës janë në fushatën elektorale, kryetari i këtij komisioni deputeti socialist Erion Braçe i ka bërë thirrje Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli të mos lejojë bllokimin e punës së komisionit dhe të mos pengojë transparencën e punimeve duke moslejuar pjesëmarrjen e mediave gjatë diskutimeve.
“Mendoj se instrumenti i bllokimit të hetimeve me synim dështimin e hetimit përmes lojës me afatet, është një preçedent i rrezikshëm që nuk duhet të kalojë nga keqbërësit në Gjykata tek Kuvendi i Shqipërisë si institucioni më i rëndësishëm në vend”, deklaron Braçe në një letër zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Përmes letrës deputeti Erion Braçe në cilësinë e kryekomisionerit i prezantoi zonjës Topalli shqetësimet lidhur me mbarëvajtjen e punimeve të komisionit.
“Komisioni ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë në respekt të rregullave të bashkëfunksionimit të tij. Por, sot që u mbajt mbledhja e dytë munguan deputetët përfaqësues të maxhorancës parlamentare, e siç ju e dini, maxhoranca ka shumicën në këtë komision”, shkruan Braçe në letër.
Ai i referohet edhe ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare, ku në pikën 1 thuhet se “Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur në to merr pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij”. Sot m’u bë me dije se deputetët e maxhorancës do të mungojnë në punimet e këtij komisioni deri me datë 8 Maj”, shprehet më tej kreu i Komisionit hetimor, duke theksuar se “praktikisht pas këtij vendimi komisioni dhe puna e tij janë të bllokuar”.
Braçe i propozoi dy zgjidhje kryeparlamentares Topalli: “Kuvendi të zëvendësojë anëtarët e maxhorancës, që refuzojnë të paraqiten në punimet e këtij komisioni; si dhe Kuvendi të pezullojë punën e këtij komisioni deri më datën 8 Maj duke mos e penalizuar hetimin përmes konsumimit të afateve”.
Duke iu referuar seancës së sotme të komisionit, kryetari i tij, Erion Braçe bëri me dije se “administrata e Kuvendit dhe shërbimi i sigurisë në Kuvend, kanë penguar gazetarët e mediave kombëtare të ndjekin punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar, duke nënvizuar se edhe pas ndërhyrjes sime si drejtues i këtij komisioni për më shumë se 25 minuta prezenca e medias nuk është mundësuar në ambientet ku ishte mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar”.
Në këto kushte deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi kryeparlamentares Topalli të ndërpresë menjëherë këtë praktikë bllokimi duke i kujtuar asaj se një veprim i tillë cënon rendë liritë dhe të drejtat e deputetëve, por veçanërisht detyrimin e Kuvendit për të qenë transparent në raport me median dhe publikun.
Kjo letër vjen pas vendimit të Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor të kuvendit për hetimin e drejtimit dhe veprimtarisë së organeve drejtuese dhe shërbimeve të kuvendit, për periudhën shtator 2005 – dhjetor 2010”, një hetim i kërkuar nga opozita.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi-Bajram Osmani:LD Gjermani:„ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2...Letër e hapur
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
» Për lojën e fjalëve
» TELEGRAF, SULMI I TOPALLIT NDAJ METËS NXJERR NË DRITË PRAPASKENAT E LUFTËS MIDIS TYRE
» Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
» Për lojën e fjalëve
» TELEGRAF, SULMI I TOPALLIT NDAJ METËS NXJERR NË DRITË PRAPASKENAT E LUFTËS MIDIS TYRE
» Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi