Topi shpallet “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Bajram Pashasë
Faqja 1 e 1
Topi shpallet “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Bajram Pashasë
Topi shpallet “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Bajram Pashasë
Sot në mesditë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, mori pjesë në hapjen e Samitit të 14-të Euro-Aziatik, që po zhvillohet në Stamboll nga data 13-15 prill 2011.
Gjatë punimeve të këtij Samiti të rëndësishëm ekonomiko-politik rajonal Presidenti Topi ndoqi seancën mbi energjinë ku u diskutuan “Bashkëpunimi rajonal dhe çështjet energjitike. Energjia bërthamore. Projektet e ardhshme”, dhe takoi e shkëmbeu pikëpamje me organizatorin dhe Drejtuesin e Forumit të “Marmarasë”, Dr. Akan Suver; me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov; me ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe me shumë personalitete të larta si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
* * *
Kryetari i Shtetit shqiptar zhvilloi gjithashtu sot pasdite një vizitë të veçantë në Bashkinë e “Bajram Pashasë” ku u prit me nderime nga Kryetari i Bashkisë, Atila Ajdëner, nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, bashkëkombas, si dhe nga qindra banorë e nxënës, shumica e të cilëve valëvisnin flamuj kombëtarë shqiptarë, dhe për nder të Presidentit të Shqipërisë u dha edhe një shfaqje me vallëtarë të veshur me kostume popullore. Në këtë Bashki, e cila mbulon një zonë të Stambollit ka një përqendrim të madh të emigrantëve shqiptarë ndër dekada dhe Bajram Pashai ka bërë binjakëzim me qytetin e Shkodrës si dhe gëzon një bashkëpunim shumë të mirë e të ngushtë edhe me Elbasanin dhe Beratin.
Kryetari i Shtetit shqiptar u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i Bashkisë së Bajram Pashasë, pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak, me motivacionin: "Në shenjë nderimi për popullin shqiptar, me të cilin kemi përvoja të përbashkëta në aspektin historik dhe kulturor." dhe më pas, gjatë një ceremonie solemne, iu dorëzua "Çelësi i Artë i Qytetit".
Duke shprehur mirënjohjen për këtë nderim të lartë, Presidenti Topi theksoi: "Ju falenderoj nga zemra për këtë mikpritje të veçantë! Dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet më të zjarrta të popullit shqiptar! Populli shqiptar dhe populli turk e kanë farkëtuar miqësinë e tyre historike dhe tradicionale ndër shekuj. Prandaj ndihem shumë i nderuar nga mikpritja vëllazërore në Bajram Pasha, sepse ka në vetvete pjesë nga historia e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Ne sot jemi dy vende jo vetëm miq dhe aleatë në NATO, por po përpiqemi të thellojmë dhe zgjerojmë edhe bashkëpunimin ekonomik, siç e demonstron edhe pjesëmarrja në Samitin e 14-të Euro-Aziatik. Edhe një herë ju falenderoj në emër të popullit shqiptar për këtë nderim të veçantë!".
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë
» Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit
» Ilir Meta në Gjilan, shpallet “Qytetar Nderi” (Foto)
» Behgjet Pacolli, qytetar nderi i Korçës
» Limajt iu dorëzua titulli “Qytetar nderi i Vlorës”
» Berisha shpallet 'Qytetar nderi' i Prizrenit
» Ilir Meta në Gjilan, shpallet “Qytetar Nderi” (Foto)
» Behgjet Pacolli, qytetar nderi i Korçës
» Limajt iu dorëzua titulli “Qytetar nderi i Vlorës”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi