Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra/Arroganca e të birit të Sulejman Bushatit, në emër të Edvinit, fyen të gjithë shqiptarët

Shko poshtë

Letra/Arroganca e të birit të Sulejman Bushatit, në emër të Edvinit, fyen të gjithë shqiptarët Empty Letra/Arroganca e të birit të Sulejman Bushatit, në emër të Edvinit, fyen të gjithë shqiptarët

Mesazh nga Gur Kepi Mon May 04, 2009 11:34 am

Letra/Arroganca e të birit të Sulejman Bushatit, në emër të Edvinit, fyen të gjithë shqiptarët


04-05-2009 / Nga Sejdi Peka
Banorët e Qarkut të Kukësit ndihen shumë të fyer nga deklaratat e Ditmir Bushatit, i cili në emër të Edvin Ramës, u shpreh në një emision televiziv se ishte krenar për sjelljet e të atit të tij, Sulejman Bushatit, kur ishte sekretar i parë në Kukës, Lushnje e gjetkë dhe se Partia Socialiste përfaqësonte politikën e re, nën trashëgiminë e të atit
“Plagët e vjetra, të cilat s’janë shëndoshë ende, vrasin” - At Shtjefën Gjeçovi.

Sigurisht, do të isha mjaft i zhgënjyer me gazetarin Blendi Fevziu, si një gazetar profesionist dhe i talentuar që rrjedh nga një familje nacionaliste, sikur të kishte ftuar në studion e “Opinionit”, një monstër komuniste si të birin e Sulejman Bushatit, ish-sekretar i parë i regjimit komunist. Por, kur kjo monstër zgjidhet nga Edi Rama për të përfaqsuar Partinë Socialiste, problemi i mbetet kësaj force politike që si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës nuk ka ndryshuar asgjë në “filozofinë e saj” marksiste. Pinjolli komunist “Bushati i ri”, na u paraqit në emision mjaft fodull, agresiv dhe shumë naiv, përballë dy ministrave të qeverisë “Berisha”. I zbritur si me katapultë në stanin e Edi Ramës, nga pista që ai kërkon të ngrihet, tregoi se nuk është njeri që vjen nga shkolla perëndimore, por është pjellë e mentalitetit enverist të lindjes bolshevike. Detyrën e marrë nga Edi Rama, bashkë me premtimin se gjoja do ta kandidojë si deputet të PS, nuk e përballoi dot.
Nuk do të kisha humbur kohën me këtë pinjoll delirant të diktaturës komuniste, sikur mos të kisha vuajtur personalisht bëmat e babait të tij kriminel dhe nga ana tjetër kam drojë shumë se demokracia në Shqipëri mbetet seriozisht e kërcënuar, kur Ditmir Bushati deklaron publikisht si përfaqsues i PS-së, se “është krenar që e ka patur babanë e tij sekretar të parë të Partisë së Punës në Kukës, Lushnjë etj, dhe se ai paska qenë një komunist i n(d)ershëm”. Mentaliteti komunist që e përfaqson sot të majtën ish-komuniste në Shqipëri është një fatkeqësi jo vetëm për këtë force politike, por është një fatkeqësi për të ardhmen e demokracisë dhe të popullit shqiptar në përgjithësi. Nuk mundem të besoj se Ditmir Bushati ka dëgjuar për Shtjefën Gjeçovin, luftëtarin e madh për çështjen kombëtare, njëkohësisht Doktorin e shkencave të Universitetit të Lajpcigut, etnolog, shkrimtar, poet, publicist dhe mësues, që u vra nga serbët sapo kishte mbaruar mësimin në një shkollë të Hasit me 14 Tetor 1929. Gjaku i tij vaditi token e Hasit duke ju bashkuar gjakut të dëshmorëve të Atdheut. M’u kujtua fjala e tij e shkruar në vitin 1921, por që edhe sot është aktuale se “plagët e vjetra, të cilat s’i janë shëndoshë ende, vrasin”. Në të vertetë komunizmi u përmbys si sistem por plagët akoma nuk janë shëruar dhe ende vrasin. Dhe Bushati, si një krimb po gërrmon në plagët tona që akoma nuk janë shëruar, plagët e shkaktuara nga regjimi komunist. Është e turpshme dhe e marrë deklarata e tij se “qenka krenar” për babanë e tij, një ish-kriminel komunist, siç do të ishte e turpshme dhe e marrë të deklaronte dikush se “ishte krenar” për babanë e tij kriminel e fashist. Ky pinjoll i regjimit komunist, kërkon të injorojë faktin se Asambleja Parlamentare e KE-së ka vendosur në ekuivalencë dy regjimet kriminale të shekullit të shkuar; si fashizmin, edhe komunizmin. Është mjaft kuptimplotë fakti se Amerika ka ngritur në Washington memorialin në kujtim të 100 milionë viktimave të regjimit komunist në mbarë botën. “Ndoshta ne kurrë nuk do të mësojmë emrat e tyre”, tha me këtë rast duke u përkulur me veneracion Presidenti Bush. Dhe njëri nga kriminelët që ka dërguar përpara skuadrave të pushkatimit, ka burgosur dhe internuar njerëzit që aspironin për liri dhe demokraci, është pikërisht babai i këtij Ditmir Bushatit, ish-sekretar i Parë i Komitetit të Partisë të Rrethit Kukës. Populli i Hasit akoma nuk i ka shëruar plagët e regjimit komunist, kur Sulejman Bushati nuk u la malësorëve të Hasit as pulë në tra. Bari rritej dhe thahej në bjeshkët me zë të Pashtrikut, të rrethuara me tela me gjemba të “klonit” dhe fëmijëve të Hasit u thahej buza për një pikë qumësht. Lufta e egër e klasave në emër të diktaturës së proletariatit, që aplikonte Sulejman Bushati kundër popullit të Hasit, vendi ku kam lindur dhe kam vuajtur, nuk e ka harruar kriminelin komunist. Dhe sigurisht Bushati i ri bënte jetën si “çun blloku” në atë kohë, si i biri i sekretarit të parë. Diskriminimi kundër atyre njerëzve nuk pati të sosur, kur kamionët e mbushur me fëmijë, gra e pleq i transportonin në vapën e Gushtit, si “familje të deklasuara” për në kampet e internimit anekënd Shqipërisë. Në të vertetë komunizmi u përmbys si sistem, por plagët janë shumë të thella dhe ato ende vrasin kur i rrëmon. Neve, ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë që vuajtëm burgjeve dhe kampeve të internimit në emër të lirisë dhe akoma nuk kemi gjetur varret e njerëzve tanë të pushkatuar nga diktatura komuniste, nuk mundet të pranojmë kriminelët e diktaturës dhe pinjollët e tyre që të krekosen si gjelat maje plehut në përpjekje për të uzurpuar demokracinë për të cilën jemi sakrifikuar. Nuk kam asgjë lidhur me atë se Ditmir Bushati, si i biri i një ish-krimineli komunist paska mbaruar shkollën në Perëndim në kohën pas përmbysjes së komunizmit. Kjo është demokracia që u jep hapësirë të gjithë njerzve të jetojnë të lire. Me këtë rast Bushati duhej të kërkonte falje publike në emër të babajt të tij, anipse është mjaft dyshues fakti se ku i mori dhjetëra miliona ky njeri për t’u shkolluar në Perëndim, ndërkohë kur fëmijët e mi mezi shkollohen në Tiranë. Ata sapo vijnë nga fakulteti në leksionet e paradites, u duhet të punojnë deri në orët e para të mëngjesit për të siguruar bukën e përditshme. Në këtë pikëpamje jo se dua të tregoj ndonjë gjë të veçantë nga jeta ime, por nuk dua që të mbetem anonim në akuzën time kundër kriminelëve që na masakruan. Historia ime është e trishtueshme, ashtu si e qindra mijëra ish-të persekutuarve politikë të Shqipërisë, që kanë vuajtur regjimin komunist. Babai im Iljaz Peka nuk e pranoi vendosjen e këtij regjimi barbar në Kosovë e në Shqipëri dhe qysh në vitin 1944, së bashku me shumë nacionalistë të tjerë aktivizuan rezistencën antikomuniste në veriun e Shqipërisë. Në atë kohë unë në moshën dyvjeçare kam provuar burgun së bashku me Nënën time të mjerë, si i biri i një “armiku të pushtetit”. Dhe kalvari i vuajtjeve vazhdoi për afro një gjysmë shekulli diktaturë. Me 14 Gusht të vitit 1946, kur rezistenca kundër regjimit komunist u bë e pamundur, 56 burra u nisën nga Gjallica e Lumës për në drejtim të Greqisë. Atyre u printe luftëtari trim dhe patriot, që nuk iu nënshtrua asnjë regjimi antikombëtar, Muharrem Bajraktari. Ata vendosën itinerarin e lëvizjes në drejtim të Greqisë, jo përmes të Shqipërisë, por nëpër Maqedoni, me qëllim që të shmangeshin nga lufta vllavrasëse me ushtrinë shqiptare. “Ata - si shkruan Mit’hat Frashëri - nuk u nisën për të shpëtuar kokën, por për të vazhduar luftën për çlirimin e Shqipërisë nga murtaja komuniste”. Nëpër Maqedoni, ata u ndeshën me formacionet e ushtrisë serbo-maqedone dhe me një luftë të pabarabartë për jetë a për vdekje kanë mbërritur të gjallë në kufirin grek vetëm 25 prej këtyre luftëtarëve dhe shumica e tyre të plagosur. Ndërmjet tyre ishte edhe babai im me dy plagë të rënda. Për një kohë ka punuar edhe si gazetar, edhe si spiker në radion “Shqipëria e lirë” në Romë, për t’u rreshtuar pastaj menjëherë në “kompaninë 4000” në Mynih të Gjermanisë Perëndimore. Ai ishte ushtari i parë i NATO-s në luftën për liri dhe demokraci dhe unë jam i mjerë se nuk e arrita ta njoh, se më la foshnjë dhe e gjeta varrin e tij në varrezat e New-Yorkut vetëm në vitin 1995. Ju luta zotit përpara varrit të tij, që shqiptarët të mos përjetojnë tragjedi të tilla. Por nga ana tjetër jam shumë krenar për babanë tim, se ishte një patriot dhe luftëtar antikomunist në përpjekjet e tij deri në vdekje për lirinë e Shqipërisë dhe bashkimin e kombit. Dhe unë, me shumë modesti mundem të them se nuk e kam turpëruar. Jam krenar jo vetëm për kontributin tim për fitoren e demokracisë, por shumë më tepër për faktin se asnjë ditë, asnjë minutë nuk i kam shërbyer regjimit të diktaturës dhe ish-sigurimit komunist, dhe kam mbetur njeri. Në këtë kontekst besoj se jam në të drejtën time, sesa të jem gjallë do të luftoj kundër komunizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë. Duke hequr një paralele me Ditmir Bushatin, ai duhet të ulë kokën përpara të gjithë popullit shqiptarë për bëmat e të atit. Është koha e fundit për ish-kriminelët e diktaturës komuniste dhe pinjollët e tyre me mentalitet komunist si Edi Rama, Ditmir Bushati, dhe kompania e Gjinushëve, Ruçëve, Klosëve, Minxhozëve, Gjonëve me klanet e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, të largohen nga skena politike sa më parë që të jetë e mundur. Ata janë këlyshët e lugatit komunist që po endet akoma nëpër Shqipëri për t’i bërë gjëmën demokracisë.
Por koha e tyre tanimë ka marrë fund. Shqipëria në NATO dhe e bashkuar me Europën demokratike është ëndrra dhe aspirata shekullore e realizuar e popullit tonë të shumëvuajtur. Në kohën kur babai i Bushatit e ndante Kosovën nga Shqipëria me tela me gjemba, sot qeveria e Kryeministrit Berisha ndërtoj rrugën Durrës-Morinë. Dhe pinjolli komunist Bushati e quajti paturpësisht“gropa e zezë”. Ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë që kanë qenë gjithnjë dhe mbeten formacioni më vital për mbrojtjen e demokracisë, nuk do të lejojnë ardhjen në pushtet të së majtës ish-komuniste. Në gjendjen që ajo është katandisur në batakun enverist, kërkon akoma shumë kohë që t’u ofrojë shqiptarëve një alternative të besueshme. Prandaj me 28 Qeshor fitorja e Partisë Demokratike dhe e të djathtës në Shqipëri është e sigurtë.

Autori i letrës është sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Dega e Tiranës.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi