Besnik Prishtina:PAS SHËNIMIT TË 30 VJETORIT TË NGJARJEVE TË 1981?
Faqja 1 e 1

Reagim

NUK ËSHTË E NDERSHME QË TË KEQPËRDOREN EMRAT E DËSHMORVE PËR FALSIFIKIMIN E HISTORISË!
I
GJENDJA FAKTIKE
Historia e demonstratave të 1981 nuk përbehet nga pjatat fluturuese, as nga “Tezat për Republikë” të shkruara POSTSKRIPTUM nga një grupi minor dikur vonë pas demonstratave, por nga organizimi i mirëfillte i atyre ngjarjeve të filluara e zhvilluara nga demonstratat e vitit 1968 e të kulmuara në demonstratat e vitit 1981, gjë që ndryshuan tërë epokën historike. Të kthehemi para 42 dhe para 30 viteve! Dokumentet historike dhe dëshmitë e atyre që morën pjesë në organizimin e tyre flasin se Demonstratat e vitit 1968 dhe të vitit 1981 kane fillua në Prishtine dhe janë organizua nga studentet e shkollaret e Prishtinës. Pastaj janë përhapur në gjitha viset shqiptare nën okupimin e republikave jugosllave nga organizatorë lokal. Merita për organizimin e tyre nuk kanë vetëm organizatoret në Prishtinë dhe qendrat tjera, por edhe të gjithë pjesëmarrësit në këto demonstrata. Nuk thuhet me kot se revolucionet janë vepra të masave, sepse pa masat nuk mund të ketë revolucione. Por, lokomotivat të revolucioneve janë vetëm organizatorët e vërtetë të tyre, sepse pa këto lokomotiva nuk mund të ketë as revolucione!
Këtë e vërtetojnë gjykimet kundër Grupit të Organizatorëve të Demonstratave të vitit 1968 nga Prishtina në krye me Osman Dumoshin dhe këtë vërtetojnë gjykimet kundër Grupit të Organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981 nga Prishtina në krye me Rexhep Maqedoncin! Vetëm këto dy grupe ilegale janë marr me organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës. Dokumentet historike flasin se Rexhep Maqedonci para Gjyqit Jugosllav beri diçka që nuk e kishte bërë askush as para as pas ti! Rexhep Maqedonci nuk e mbrojti veten, por me 40 faqe e mbrojti kërkesën për Republikën e Kosovës. Se çka ndodhi pastaj me gjendjet e ti shëndetësore fizike dhe psikike vetëm ai e di! Por, dihet se as tjerët nuk kaluan shumë ma lehtë se ai!
Edhe gjykimet e studentëve, banor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë vërtetojnë se ata kanë merita të veçanta për fillimin protestës kundër kushteve të këqija me 11 mars 1981, si dhe nuk mund të mohet as merita Ali Lajqit dhe grupit të studentëve që organizuan protestat studentore të 26 marsit 1981 me kërkesa që të mos burgosen për shkak të pjesëmarrjes në demonstratën e 11 marsit 1981, e cila protestë me ndërhyrjen e grupit të studentëve të PKMLSHJ nga Prishtina u shndërrua në demonstratë me kërkesë për Republikën e Kosovës!
Këtë e vërtetojnë gjykimet e Grupit të Intelektualëve në krye me Mr. Halil Alidemaj, Mr.Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu etj. këtë e vërtetojnë gjykimet e Grupit të prirë nga Vahedin Azemit, këtë e vërtetojnë gjykimet e Grupit të prirë nga Kadrie Gashie e kështu me radhë.
Grupet tjera ilegale deri me demonstratat e vitit 1981, si pas programeve të tyre janë marr me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Prandaj, të tjerët kanë qenë vetëm pjesëmarrës, në një formë apo në një formë tjetër! Pastaj me zgjerimin e demonstratave janë marr edhe tjerë njerëz dhe grupe tjera!
II
ANALIZA E DËSHMIVE
Pse po heshtet koj e vërtet tani nuk është vështir të kuptohet. Por unë do të jap komentin tim mbi këto ngjarje, sepse e vërteta nuk mundet të shkelet kaq hapur dhe kaq brutalisht dhe kjo të kalon në heshtje edhe kur kjo ndodh në emër të tubimeve pseudoshkencore! Sepse aty ku nuk thuhet apo ku heshtet e vërteta fjala është për pseudoshkencë dhe pseudoshkencëtar!
Dokumentet historike flasin se, sa i përket organizimit të demonstratave të 1981 dihet se organizimi i tyre është ber paraprakisht disa vite me radhë e jo në ditën e shpërthimit, si pohojnë disa në formë naive. Është e dokumentuar shumëfish se në atë kohe ka ekzistua vetëm një organizate ilegale që ka veprua në drejtim të realizimit të kërkesës për Republikën e Kosovës, dhe ajo është quajtur PKMLSHJ.
Dokumentet arkivore historike dhe dëshmitarët e vërtetojnë se PKMLSHJ fillon të vepron nga viti 1975 dhe se nga viti 1978 disa herë e ka paralajmërua pushtetin e asaj kohe në mënyrë ultimative që:
- Nëse nuk realizohet kërkesa për Republikës Shqiptare të Kosovës, ku do të përfshiheshin gjitha viset etnike nën okupimin e ish Jugosllavisë, në rrugë të rregullt si për popujt tjerë në ish RSFJ;
- PKMLSHJ do të organizoi demonstrata me këtë kërkesë. Pak para demonstratave PKMLSHJ i drejtohet Fadil Hoxhës me një Letër me paralajmërim se demonstratat do të organizohen, dhe ;
- Nëse as atëherë nuk vije përgjigja pozitive në këtë kërkesë, do të organizohet revolucioni i armatosur për shkëputje nga Jugosllavia dhe për bashkim me shtetin ëmë – Shqipërinë!
Këtë e thotë programi i PKMLSHJ dhe këtë e thonë dokumentet e dëshmitë historike të publikuara në atë kohë gjatë proceseve gjyqësore pas demonstratave të 1981.
Por është interesant se pjesëtaret e PKMLSHJ nuk i pamë e nuk shohim as njëherë të marrin pjese në tregtinë me fatin e Kosovës në negociata me Serbinë as në Rambuje (KU U PRANUA AUTONOMIA NEN SOVRANITETIN SERB), as në Vjene dhe as në Bruksel. Ata nuk marrin pjese as në miratimin as në realizimin e Planit te Ahtisarit i cili na e ndaloi Flamurin, Himnin, na e ndaloi bashkimin kombëtar. Me miratimin e ti, Planit i Ahtisarit po na e falsifikon identitetin ton nacional nga shqiptar në "kosovarë" dhe po e shpronëson popullin shqiptar nga trojet e ti etnike, të cilat ky plan reaksionar i shpallë “multietnike” dhe i nënshtron Kosovën një copëtimi dhe rikolonizimi të ri me KOLONI SERBE përmes të “decentralizimit”! E tërë kjo katrahurë u realizua e po realizohet me pjesëmarrjen aktive të renegatëve vendor që edhe pas tëra këtyre veprimeve antikombëtare përpiqen që të falsifikojnë historinë duke përvetësua meritat e tjerëve ose duke e hesht rolin e vërtet të organizatorëve të demonstratave të vitit 1968 e 1981 me kërkesën për Republikën e Kosovës! Regjimi po e shkruan historinë vet si pas dëshirës së vet.
Sikur që ishin të mbyllura dyert e medieve publike në kohën e sundimit të vasalëve të Beogradit për të vërtetën dhe për PKMLSHJ, edhe tani në kohën e sundimit vasalëve të Brukselit janë të mbyllura dyert e medieve publike për të vërtetën se kush i organizoi demonstratat e 1981! Prandaj ndriçimi i të vërtetës to vjen vetëm pas rendjes te këtij regjimi dhe pasi të jetë vendi sovran!
Që është krejtësisht e veçanet nga grupet tjera ilegale, ata nuk ishin as enverist e as titist por ata kurrë nuk hoqën dore as nga majta ideologjike dhe kurrë nuk u morën me demagogjinë me të cilën po ndeshemi te ish kolegët e tyre nga ish krerët e grupeve tjera të ilegales që sot janë në parlamentin kukull të Ahtisarit, dhe që mohojnë me përbuzje të kenë qenë ndonjëherë M-L!
Si duket organizatorët e vërtetë nuk e kanë ndërpre punën e vet sepse as nuk i shohim duke u marr me gjoks rrahje e krekosje as me lufte për pjesëmarrjen në pushtetin vasal, as me pasurim personal në kurriz të punëtorisë së kombit të vet. Përveç të disa dëshmive të publikuara të Fatmir Bajramit, Faton Topallit, Osman Osmanit, Skënder Ibishit, Abdullah Prapashticës etj., ata sikur nuk merren shumë me të kaluarën. Sepse si duket për t`a e ardhmja e kombit ka më shumë rënësi se e kuluarja e tyre personale e grupore!
Tentativa e një grupi tjetër ilegal, i cili nuk kishte lidhje me organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës, është akt i tentativës të falsifikimit të historisë. Fjala është për disa krerë të grupit marksist leninistit i quajtur GMLK, të cilët duke bërë përpjekje për përvetësimin e meritave që nuk janë të tyre, ata përvetësojnë:
- meritat e studentëve organizator të protestës të 11 marsit 1981 për kushtet e këqija në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ata përvetësojnë;
- meritat e Ali Lajqit dhe grupit të studentëve që organizuan protestat studentore të 25/26 marsit 1981 me kërkesa që të mos burgosen për shkak të pjesëmarrjes në demonstratën e 11 marsit 1981dhe ata përvetësojnë;
- meritat e grupit të studentëve nga Prishtina që erdhën me direktiva të PKMLSHJ dhe e shndërruan protestën studentore në demonstratë me kërkesë për Republikën e Kosovës!
Dokumentet historike dhe dëshmitarët vërtetojnë se në krye të vitit të demonstratave të 1981, me 17 Shkurt 1982 me iniciativën e PKMLSHJ vjen edhe deri te bashkimi i organizatave tjera ilegale të rëndësishme (që deri atëherë kanë veprua me programe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë) në Lëvizjen për Republikën e Kosovës që tani njihet si LPK dhe ku me punën e përbashkët vjen edhe deri te themelimi i UÇK!
Puna e përbashkët është punë e përbashkët. Ndërsa secili nga grupet e ilegale edhe si grup edhe si individ duhet të thirret vetëm ne veprat e veta konkrete, e jo të i prezanton veprat e tjerëve si te vetat. Ky shtrembërim dhe falsifikim i historisë nacionale është i pa tolerueshëm. Çdo respekt për GMLK si tërësi, sepse me këtë kanë të bëjnë vetëm disa nga krerët (kryesisht ata që ndërruan partitë shpesh, nga LDK e deri te PDK), e jo tërë udhëheqësja e anëtarësia në tërësi e këtij grupi patriotësh e revolucionarësh të vërtet që i kanë meritat e veta të pa mohueshme.
III
KUR REGJIMI E SHKRUAN HISTORIN E VET
Nëse krerët e ish GMLK sot janë në krye të regjimit vasal të Brukselit nuk duhet vepruar sikur kur e shkruanin historinë për vete Fadil Hoxha me shokë, në kohen regjimit vasal të Beogradit, duke e shpall Shaban Polluzhën “tradhtar” i cili u vra nga dora e regjimit të tyre sepse nuk e pranonte bashkimin e Kosovës me Serbin dhe pse luftonte për bashkim kombëtar. Ndërsa veten e shpall “hero” pse ai me grupin e vet e ndaluan bashkimin kombëtardhe e bashkuan Kosovën me Serbinë.
Edhe tani ky grup, që pasi erdhi ne pushtet, në bashkëpunim me UNMIK/EULEX-in e çarmatosi dhe e shpërbeu UÇK, e shkatërroi armatimin e saj, filloi burgosjen e pjesëtarëve të UÇK si pas porosive të Beogradit , e ndaloi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë me kushtetutë dhe po do sërish me e bashkua me Serbinë përmes integrimeve nën sundimin e BE dhe NATO! Prandaj shtrohet pyetja se është kjo politik e tyre në pajtim me demonstratat e 1981 për të cilat deklarohen rrejshëm se janë “organizator” të tyre, apo është kundër atyre synimeve!? Edhe Fadil Hoxha e nisi luftën me thirrje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe përfundoi me bashkimin e Kosovës me Serbinë!
Andaj tani kjo që thonë krerët e GMLK i bie sikur të deklaronte LKJ-LDK se është themelues LPK dhe UÇK, sepse në UÇK erdhën vullnetarisht dhe pa pëlqimin e udhëheqjes të LDK shumë vullnetar që më par ishin në LDK dhe bile disa nga ata rënë dëshmor duke luftua heroikisht! Ka pas tentativa që edhe LDK të përpiqet të falsifikon të vërtetën dhe edhe ajo po provon të përvetëson meritat e tyre personale për vete si parti, por ato përpjekje ishin të kota, sepse LDK nuk ka as një lidhje me themelimin e UÇK-ës, përveç që LDK e sabotoi UÇK kudo që arriti ndikimi i saj! Sa për LDK Kosova edhe sot do të ishte KSA e Kosovës nën sundimin despotist serb.
Në kohën e sundimit të Beogradit nga grupi i Fadil Hoxhës thuhej se Kosova i ka gjitha atributet e shtetit përveç emrit. Ndërsa në kohën e sundimit të Brukselit nga grupi i Jakup Krasniqit Kosova e ka emrin e shtetit, por as një atribut të vetëm të sovranitetit shtetëror pavarësisht nga 75 njohje formale!
Duhet të dihet nga të gjithë se Shkencat Historike nuk merren me deklarata individuale por me prova shkencore. Prandaj, askush nuk mundet ta shkruan historinë kombëtare si pas qejfit të vet, por atë e bën shkenca duke u mbështetur në argumente e dëshmi faktike të të gjitha burimeve relevante! Pse ata janë aktualisht në pushtet kjo nuk do të thotë që atyre të mos ju përplaset e vërteta në fytyrë. Sepse ata po luajnë me historinë e kombit tone, dhe kjo nuk i lejohet as Fadil Hoxhës dhe as duplikatëve të tij të skenës aktuale politike. Prandaj është e pa pranueshme që kushdo nga ata të krahasohen me Adem Demaçin, sepse kjo i bie sikur të krahasohet, për kah meritat, Shabna Polluzha me Fadil Hoxhën!
Prishtina nuk do të lejon që të merren nëpër këmbë veprimtarët e saj dhe që demagogët të marrin meritat e tyre! Dëgjuam shumë të vërteta të deformuara, gjysmë të vërteta, të pa vërteta si dhe u hesht në tërësi e vërteta mbi organizatorët e vërtet të demonstratave me kërkesës për Republikën e Kosovës të 1981! Askush nuk duhet të ua mohon aktivitetin real të askujt, as GMLK, qoftë si individ qoftë si grup, por askush askujt nuk do tua lejon që ata të përvetësojnë veprat e tjerëve! Nëse ata nuk kanë turp të gënjejnë, as tjerëve nuk ka pse t`u vjen turp t`u thonë se ata po gënjejnë! ! Nuk është e ndershme që të keqpërdoren emrat e dëshmorëve për falsifikimin e historisë dhe për përvetësimin e veprave të tjerëve . Sikur që njëjtit nga pozitat institucionale po e përvetësojnë pasurin e popullit duke e bërë rrush e kumbulla ekonominë nacionale, përmes të plaçkitjeve që po realizohet nën maskën e privatizimit! Duhet ta kenë të çart të gjithë se historia nuk mundet as të falsifikohet as nuk mundet të privatizohet si po privatizohen ndërmarrjet publike!
I nderuari z. Gërguri,
si mbrojtës i të vërtetës kur ajo sulmohet nga kushdo qoftë, këtë reagim po ju dërgoi pas emisionit tuaj DIALOG PLUS të datës 19.04.2011 ku mysafir ishin Jakup Krasniqin, Hydajet Hysenin dhe profesorin Zogaj, nga të cilët fatkeqësisht edhe njëherë edhe pas 30 viteve pas demonstratave të vitit 1981, opinioni u dezinformua duke e lan përsëri “enigmë” se kush ishin organizatorët e vërtetë të tyre, edhe pse mbi 150 organizator në mesin e mija pjesëmarrësve janë dënuar me dënime me disa qindra vite burg!!
Ata nuk bën gjë pos që përsëritën rolet dhe deklaratat e Sinan Hasanit e Azem Vllasit, Hajredin Hoxhës etj. të cilët po ashtu mjegullonin të vërtetën e dhimbshme për regjimet e tyre të tiranisë! Më lejoni që të vërej si kolegë se qëndrimi i juaj konformist dhe pasiv bëri që ata të ndjehen komotë edhe pse me paramendim e prapavi dhe vetëdije të plotë po përpiqeshin të falsifikonin historinë tonë kombëtare në sy të opinionit publik.
Nuk dyshoj në aftësitë e juaj hulumtuese si gazetar prandaj ju propozoi qe para se të flisni me organizatorët e vërtetë të demonstratave hulumtoni dhe analizoni këto burime:
1) PËRGJEGJSINË e Mahmut bakallit të botuar me 16 Gusht 1981 në Rilindje (e ka botuar i ter shtypi i ish Jugosllavisë);
2) Merrni Aktakuzat e Gjykatave dhe intervistoni gjykatësit që kanë gjykua mbi 150 pjesëtar të PKMLSHJ, pastaj shkoni e ballafaqoni me këto fakte dhe e
3) Intervistoni Ismail Bajramin, ish shefin e SHSSH të ish KSA të Kosovës si dhe I. Karakushin ish Ministër i Brendshëm i ish KSA të Kosovës dhe në fund
4) Intervistoni Skënder Ibishin, Oficer i ish APJ, dhe njëkohësisht Sekretar i Mbrojtjes pran ish KQ të PKMLSHJ i cili u dënua me 12 burg nga Gjykata Ushtarake e ish APJ! Pastaj mundeni edhe vet të caktoni edhe ndonjë burim tjetër dhe pastaj analizoni vet se a ka pas apo jo organizator të mirëfilltë të demonstratave të vitit 1981 dhe ballafaqon opinionin me të vërtetën faktike që ka ndodh mes 1968-1981 e 1991!
Në vijim po ju njoftoi mbi opinionin tim në lidhje me këto çështje.
Solli për publikim:Maki Canolli

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Asllan Dibrani: Intervistë me Sylë Mujen në Zvicër me rastin e 30-vjetorit të ngjarjeve të viteve 1981
» Sylë Muja: Nisma, organizimi i ngjarjeve të vititi 1981 dhe enigmat pseudopatriotike të fshehura gjatë periudhave të ndryshme
» Art kulturë dhe poezi kushtuar 34 vjetorit të demonstratave të viti 1981
» Asllan Dibrani:Intervistë ekskluzive me zotin Hydajet Hysenin organizator i ngjarjeve të vitit 1981-shit ,intelektual krijues dhe ish i burgosur politik
» Asllan Dibrani: Simpozium i 30 - vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Zvicër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi