Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

19 - vjetori i vdekjes së atdhetarit Din Egriu

Shko poshtë

19 - vjetori i vdekjes së atdhetarit Din Egriu Empty 19 - vjetori i vdekjes së atdhetarit Din Egriu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 26, 2011 11:29 pm


19 - vjetori i vdekjes së atdhetarit Din Egriu U1_DinEgriu
NE SHENJE TE 30 - VJETORIT TE ATENTATIT DHE 19-VJETORIT TE VDEKJES SE ATDHETARIT, DIN EGRIU.
Meqë ky përvjetor përputhet edhe me përvjetorin e vdekjes së aktorit kryesor të filmit ”Kosovë, shqiponjë e robëruar”-Din Egriu, kemi obligim moral që të shkruajme ca fjlalë për ate aktor e atdhetar të palodhshëm dibran, i cili me tërë qenien veproi dhe dhe sakrifikoi gjithëçka për komb, për atdhe e për Kosovë ishte dhe Din Egriu, apo siç e quanin bashkëkombasit tanë në Amerikë e gjetkë -Daja Din. Resaht Sahitaj.
Me 27 prill 2011, mbushen plot 30 vjet nga dita kur U D B-ja fashiste serbo-sllave organizoi atentat ndaj aktivstit te palodhur të çeshtjes së pazgjidhur kombëtare, Din Egriut.
Ishte mbrëmje e ditës së shtunë. Si zakonisht Dini rrinte vonë në zyrën e tij në Brooclyn, të cilën e kish furnizuar me literaturë kombëtare e gazeta të ndaluara ne ato vite nga sistemi diktatorial jugosllav. Rreth orës 21 e 30 min. pas disa telefonatve të bëra në çdo çast, kuptova se diç s’ishte ne rregull, ndaj me vrap shkova në zyrë, qe gjindej rreth 200 m. larg banesës sonë. O Zot, o Zot, ç’me pa:
-Dera e zyres ishte e hapur, kurse në dysheme i larë krejt gjakë gjindej i shtrirë bashkëshorti im i shtrenjtë-Dini. Ishte pa frymë, s’lëviste fare dhe s’jepte shenja jete. Në murë qëndronte lëvarur receptori i telefonit dhe aty kuptova se Dini s’ka mund të telefonojë. Së pari kërkova ndihmen e shpejtë, mandej u telefonova djemve: Naxhiut e Naimit që të vijnë në ndihmë, rrëfeu bashkëshortja e Dinit-Anifetja e ndjerë.
Pas dy muaj qëndrimi në spital, mesuam nga goja e Dinit se, mbrëmjen e 27 prillit, tri veta të maskuar e me shufra hekuri e kanë qëlluar, duke brohoritë në gjuhën e tyre:
-Ja ku e ke Kosovën Republikë!
Për këto punë Dini s’kishte frikë,
kur iu kërcnuan jetën me ia fikë,
me këmbëngulje ai kërkonte,
të bëhet Kosova Republikë ! -XH. Isufi
Pas atentatit, Sigurimi Shtetror Federal Amerikan (F B I), e mori në mbështetje.
Sot, më 24 prill 2011, mbushen 19 vjet nga dita kur pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të palodhur i Komunitetit të shqiptarëve në SH B A, apo siç e quanin i madh e i vogël -Daja Din, zemra e babait, vëllaut dhe xhaxhait tonë, Din Egriu. Në këtë muaj mbushen 12- vjet nga vdekja e nënës, motrës dhe kunatës sonë -Anifet Egriu. Kurse, më 27 prill ’10, mbushen plot 29 vjet nga dita kur U D B-ja fashiste serbo-sllave organizoi atentat ndaj aktivstit te palodhur të çeshtjes së pazgjidhur kombëtare, Din Egriut
Ishte mbrëmje e ditës së shtunë. Si zakonisht Dini rrinte vonë në zyrën e tij në Brooclyn, të cilën e kish furnizuar me literaturë kombëtare e gazeta të ndaluara ne ato vite nga sistemi diktatorial jugosllav. Rreth orës 21 e 30 min. pas disa telefonatve të bëra në çdo çast, kuptova se diç s’ishte ne rregull, ndaj me vrap shkova në zyrë, qe gjindej rreth 200 m. larg banesës sonë. O Zot, o Zot, ç’me pa: -Dera e zyres ishte e hapur, kurse në dysheme i larë krejt gjakë gjindej i shtrirë bashkëshorti im i shtrenjtë-Dini. Ishte pa frymë, s’lëviste fare dhe s’jepte shenja jete. Në murë qëndronte lëvarur receptori i telefonit dhe aty kuptova se Dini s’ka mund të telefonojë. Së pari kërkova ndihmen e shpejtë, mandej u telefonova djemve: Naxhiut e Naimit që të vijnë në ndihmë, rrëfeu bashkëshortja e Dinit-Anifetja e ndjerë.
Pas dy muaj qëndrimi në spital, mesuam nga goja e Dinit se, mbrëmjen e 27 prillit, tri veta të maskuar e me shufra hekuri e kanë qëlluar, duke brohoritë në gjuhën e tyre: -Ja ku e ke Kosovën Republikë! Për këto punë Dini s’kishte frikë, kur iu kërcnuan jetën me ia fikë, me këmbëngulje ai kërkonte, të bëhet Kosova Republikë ! -XH. Isufi Pas atentatit, Sigurimi Shtetror Federal Amerikan (F B I), e mori në mbështetje.
Pra, më 24 prill ’92 vdiq Din Egriu, ndërsa, më 30 prill, trupi i tij u varros me nderime në vendlindjen e tij të dashur, në Dibrën e Madhe të Kosovës. Vdiq atje ku i deshte shpirti në Shqipëri, me fjalët e fundit në gojë: Kosooovë! Gjashtë ditë rrjesht, Ambasada serbo - sllave s’ lejonte që arkivoli i tij të dërgohet në vendlindje e të kryhej në mënyrë sa më madhështore, ashtu siç e meritonte ceremonia e varrimit. Mirëpo, falë përfaqësisë diplomatike amerikane dhe me urdhërin e saj, u vendos që nëpër vendkalimin kufitar të Bllacës, në afërsi të Dibrës, të kalojë kufoma e të ndjerit e të varroset në vendlindje.
Dini, edhe i vdekur qe tmerr për shovinistët sllavë. Vdekja e Dajës Din,siç e thërrisnin u prit dhe indinjim të thellë nga të gjithë dibranët. I madh e i vogël dëshironin të merrnin pjesë gjatë homazheve të varrimit.Mirëpo,që të pengohet cermonia e varrimit, pushtetarët maqedono mëdhenj përgatitën skenar se gjoja për shkak të trazirave që kishin ndodhur në Dibër, dy javë para vdekjes së Dinit, në mes qytetarëve dibranë dhe policisë, në të cilën përleshje u lënduan 8 policë, ndërsa njërit prej tyre iu dha flaka,u dog j dhe u lëndua rëndë. Pra, ky qe shkaku kryesor i pushtet mbajtësve maqedonomëdhenj që pengonin ceremoninë e varrimit. Ata ishin të sigurtë se tërë homazhi i varrimit do të shndërrohej në protestë masovike të dibranëve, ndaj urdhëruan që, arkivoli i të ndjerit të mos lëshohej këndej kufirit para ora 20 i natës, ndërsa, në ora 21 e 30 min. nisi arkivoli në drejtim të varrezave dibrane. Në ato çaste, disa riga shiu filluan të pikojnë mbi fëtyrën e tij.
Edhe qielli vajton për Dinin tonë bujar e të përvuajtur !-Thanë disa dibranë. Edhe pse varrimi u krye natën në të errët. Edhe pse shumica e qytetarëve s’dinin se do të kryhej natën varrimi, ashtu nëpër terr, përmes dritave të automobilëve, iu dha përshëndetja e fundit dhe u ndanë përgjithmonë shumë të afërm, miq, shokë e dashamirë nga Dibra, Shqipëria e Kosova. Personifikim Për herë të fundit vërejtëm fëtyrën e tij të çelur, aq të bukur me buzën pak në gaz, sikur deshte të na thonte: -Që nga viti `81, njëmbëdhjetë vjet flejta në dysheme, pa dyshek e jastëk, ashtu siç flejnë të burgosurit shqiptarë në kazamatet serbo-sllave.Në po tënjetjtin vit të shpërthimit të demonstratave gjithëpopullore në Kosovë, U D B-eja famkeqe,përmes agjentëve tësaj, me shufra hekuri organizoi asgjasimin tim. Pas 24 orësh gjakderdhjeje, alivinosjeje dhe dy muaj i shtrirë në spital, përsëri mbeta gjallë dhe, në çastin kur duhej të jap shpirt, iu drejtova atij që deshi të më merr jetën: -S’ vdes pa u bërë Kosova Republikë !
-Emblemet e mia të punuara prej metali, me mbishkrimin: -Kosova Republikë u shpërndanë anë e kand botës dhe gjëndeshin në duart e protestuesve.Flamujt jugosllav më shkaktonin alergji dhe, sa herë që më jepej rasti, i djegia së bashku me bashkëshorten time, Anifetin. Andaj, gjithmonë na trajtonin armiq të përbetuar të Ish Jugodslla visë.Treta gjithçka pata për çështjen madhore kombëtare. Ndërroi jetë në Tiranë, tek te afermit e tij, me fjalët e fundit në gojë: -Veprova me perkushtim, pa u lodhur për Kosovë, për Atdhe e për komb! Ky qe një odise i shkurtër i përjetimeve dhe vuajtjeve të luftëtarit për lirinë e popullit të vet, që ia dedikuam me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së babait, vëllait, xhaxhait dhe kunatit tonë -Din Egriu. E përkujtojmë me pietet e lotë akoma të patharë, djemtë e vajzat:-Naimi, Emini, Diana e Dhurata, mbesa Iliriana, vëllezërit e motrat: -Nushi, Ibrahimi, Nebika e Nezverja nga Dibra, SH B A dhe Suedia
Shkruan: Munir Dovolani,babai i Yllit te vallezimit ne SH B A, Driton Dovolanit, alias Tony.
Ne, një grup shokësh nga SH B A, me pietet përkujtojnë Përvjetorin e vdekjes së atdhetarit-Din Egriu: Kaluan 15 dhjet vjet pa Dajën Din, siç e thërrisnim të gjithë në mërgim, Din Egriun nga Dibra e Madhe e Kosovës, siç na thoshte ai, pa të cilin s’mund të mendohej të organizohej demonstratë, grevë urie, peticion apo ndonjë manifestim tjetër fare pa prezencën e tij. Ashtu të stërvuajtur, të djegur e të përvëluar, të krusur, por kurrë të nënshtruar, mund ta takojshe në të gjitha metropolet e Amerikës dhe të Evropës duke brohoritë e trokitë në çdo institucion politik e diplomatik për të drejtat dhe çlirimin e gjithe popullit shqiptar.
Ne, të gjithë kurbetçarët e përkujtojmë dhe parafytyrojmë gjthmonë Dajën Din, atë burr 58 vjeçar, që asnjëherë s’ i pushuan këmbët edhe në vitet më të vështira të pleqërisë, me shëndet shumë të ligë e të tretur në mërgim, veçanërisht, pas atentatit që në zyrën e tij, në prill të vitit 1981, ia bëri UDB-eja cetnike sebro-sllave. Ashtu i sakatosur marshonte sa herë që e lypte nevoja rrugëve të botës, posaçërisht në rrugën 47 -të Nju Jorkut, para O K B-së, të cilin nga gjithë ajo masë e madhe demonstruesish mund ta dalloje llehtë, sepse, si zakonisht në çdo demonstratë i shoqëruar nga bashke shortja e tij, z-nja Anifet, Shote Galica e Dibres, mbanin plisa të bardhë si bora dhe Flamujt kombëtar mbi krah. Poashtu, prej së largu mund ta vëreje fëtyrën e tij të rrudhur palë - palë, që simbolizonte hartën e coptuar të popullit tonë, i cili, si pjesëtar i këtij populli përjetoi të njëjtin fat.
Aq shumë rrudha i ishin formuar në fëtyrë, sa dhe vetë Bashkësitë që i kemi, si brenda trojeve shqiptare, gjithashtu edhe të shpërndara nëpër botë. Predikimi i Dajës Din ishte shumë i bindshëm e modest: - vetëm ta shoh Kosovën të lirë, të pavarur e të bashkuar me të gjitha trojet shqiptare! Shtëpia e Dajës Din ishte konak dhe odë pritjeje për të gjithë shqiptarët. Ajo, me fotografitë e patriotëve të Rilindjes sonë kombëtare e të heronjëve të rënë për liri, u shndërrua në Muze të kombit. Çdo pjesë e hapsirës së shtëpisë që jetonte Daja Din ishte stolisur me shenja e simbole kombëtare.
Në ball të murit ishte vizatuar harta e Shqipërisë me të gjitha trojet etnike, me mbishkrimin-Shqipëria; të cilën aq shumë e deshte dhe gjithmonë na thoshte: -Dua që zemra të më pushojë së rrahuri në Shqipëri dhe, në Dibrën time të më varrosni. Dëshira e Dajës iu plotësua. Plot para 19 vjet, ndërroi jetë atje ku i deshte zemra, në Atdheun e përgjysmuar dhe u varros me nderime, atje ku i deshte shpirti, në Dibrën e tij shumë të dashur e të okupuar që nga viti 1913. Kështu pushoi jeta e një atdhetari e luftëtari të palodhshëm për liri. Ai gjithmonë do jetojë i gjallë në zemrat tona.
Me nderime e respekt e përkujtojnë vëllezërit:Munir dhe Muharem Dovolani -Kenerik, shokët: - Ismail Gjonbalaj, Nazmi Kosova, Baudin Sela, Gjeto Sinishtaj, Ndue Camaj, Haxhi Maqëllara, Bardhyl Pustina,Namik Oruçi, Xheladin Pjeça, Burhan Mela, Sulejman Borova, Lavdërim Cami, Mustafa Vraniqi dhe shumë shokë e miq të tjerë nga Dibra e Madhe, SH B A, Shqiperi, Kosovë e Skandinavi.
NY JORK-SH B A Me nderime:-Munir Dovolani
I dashuri Ibrahim, po ta dergoj nje artikull timin qe sot u botua ne Kosova sot ku une e permendi Dinin vellaut tuaj dhe timin. Sipas mundesise ne artikullin ilustroje me nje foto te Jusuf Gervalles, sepse ne gazete eshte e ilustruar me nje foto te Jusufit dhe me germa te medha. Po ia dergoj edhe dervina comit nese ata e botojne por ne nderkoh ju dergojeni edhe ne adresa private qe ju i keni.
Përshëndetje, Reshat Sahitaj KOSOVA ESHTE GJAKU YNE QE NUK FALET Kushtuar Jusuf Gërvallës, Vehbi Ibrahimit, Enver Hadrit, Hysen Karalisë, Musa Hotit, Din Egriut …. Secili shqiptar diten e shpalljes të Pavarësisë është duke e pritur me gëzim. Ky gëzim bënë që për pak kohë njeriu t’i harron te gjitha brengat e jetes së përditshme, sepse dita e shpalljes së Pavarësisë është një moment historik. Gjenerata e jonë që do e perjtojë këtë moment duhet të jetë e lumtur që më në fund pas shumë shekujve, pas shumë vuajtjeve shekullore do te jetë dëshmitare e një dite tejet madhështore. Kudo shoh fytyra të gëzueshme me një parapregatitje për ditën më të madhe historike të Kosovës.
Edhe shpirtin tim e ka kapluar një gëzim që nuk mund të shprehet. Brendaz në thellësi të shpirtit disi më vlojnë mendimët për ata që ranë në altarin e lirisë. Pa gjakun e tyre unë sot nuk do ta kisha pritur ditën e shpalljes se pavarësisë, andaj duke shikuar në sy të tjerëve gëzimin, unë gëzohëm e në të njejtën kohë sytë më mbushen me lot për ata që tani nuk janë më. Në mend më sillën kujtimët dhe bisedat që në Prishtinë e Frankfurt bënim me Jusuf Gërvallën.
Para meje më shfaqët fytyra ëngjëllore e Jusufit dhe tingulli i zërit të tij kur më tha : “ Dil Reshat dhe recitoje një poezi e ta kallim masën”. Më kujtohët figura e Vehbi Ibrahimit me veshje kombëtare, kur një natë para se të vritej në koridorin e shtëpisë së tij, më tha: “Nesër kemi dasëm të madhe” . Para syve ende e kam të freskët buzqeshjën e padjallëzuar të Enver Hadrit, kur thoshte se Kosova është gjaku ynë që nuk falet. Nuk më hiqet nga mendja fytyra e Hysen Karalisë, i cili rrëfente për trimëritë e prindërve te tij dhe mburrej , por mburreshim edhe ne se ende kishte gjak shqiptari.
Më kujtohët figura e Din Egriut, kur ecnim rrugëve të Nju Jorkut, e ai më fliste për çeshtjen kombëtare ende te pazgjidhur. Ende më shoqërojnë fjalët e ëmbla të Musa Hotit, kur thoshte se ia arritëm qëllimit. Më UDB-a nuk ka pse te na vret, sepse tani janë shumë shqiptarë që Serbisë ia kanë përzier dorëzat. Në fakt, pak muaji më vonë Musa u vra në qendër të Brukselit, në mënyrën më mizore dhe më engmatike. Jo vetëm këta që përmenda, por edhe shumë e shumë të tjerë sot nuk janë në mesin tonë. Do të kisha dëshiruar që sot në mesin tonë të ishin edhe këta që ta gëzonin dhe shijonin lirinë dhe bashkarisht t’i sfidonim ata të cilët aso kohe mendonin se ne kot punonim.
Do të kisha dëshiruar që sot bashkarisht te dilnim në qendër të Prishtinës e të brohorisim: Rroftë shteti i Kosovës. Të brohorisim siç brohrisnim dikur shesheve të botës dhe të mos mendojë askush se jemi të çmendur. Por, ata nuk janë në mesin tonë. Ja që liria pa sakrifica nuk po vinte. Botuar ne gazeten KOSOVA SOT Kontakt:
Elegji dedikuar Din Egriut
Daja Din, o im vëlla,
kurrë s’kemi me të pa,
gojëmjalt zemër çeliku,
vdekja shpejt ty të fiku.
Vdiq i ri në Shqipëri,
në atdheun amë të tij,
patriot e i pashoq,
fëmijët e shokët i doq.
Gjith’ shqiptarëve keq u ra,
që ai shpejt nga ne u nda,
patriot me besa-besë,
të gjithëve na ka lënë mbresë.
I la pas gruan dhe fëmijët,
ata sot gjënden n’Amerikë,
la dhe vëllaun-Ibrahimin,
që nga Evropa jep informimin.
Daja Din të qofsha falë,
Kosovës zot i ke dalë,
s’kurseve djers’ e pasuri,
për t’ardhmen e brezit të ri.
New Jork, më 28 prill 1993 v.
Shkruar nga bashkatdhetari:

Demir Oboku


Elegji kushtuar Din Egriut


Shqiptar kur humbesh
e rrugën s’e din,
mos u brengos shum’
se t’tregojn’ veprat e Bacës Din !
Në Dibrën e bukur të coptuar,
nuk u lodh duke punuar,
që shqiptarët të bashkohen,
nga robëria të çlirohen.
Për këto punë s’kishte frikë,
kur iu kërcnuan jetën me ia fikë,
me këmbëngulje ai kërkonte,
të jet Kosova Republikë !
Kështu menduan se ai ndalet,
për atdheun kur të folet,
por nuk ndalet ai që jep besë,
n’ Nyjork mësyn dyert e O K B-së.
Këtu shqiptarët prezentonte,
t’drejta t’plota për ta kërkonte,
për shqiptarët të vendosin,
të mos i shtypin e sakatosin.
Të na kthehen trojet tona,
kështu ta ndreq fajin Evropa,
Baca Din për kët’ trimëri,
do të hysh në histori !
Atje tej, n’Amerikën e largët,
Me avull e tymë pa mbarim
përvëloi si dielli i Mesdheut
zemra e pariotit Abedin.
Sundsvall-Suedi, më 29 prill 1993 v.
Xhezide Isufi-arsimtare nga Mirovica e Kosovës
IMI EGRIU
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi