Ibrahim Egriu:Njevjetor i vdekjes se atdhetarit, pedagogut e shkencetarit, Emin Pustina!
Ibrahim Egriu:Njevjetor i vdekjes se atdhetarit, pedagogut e shkencetarit, Emin Pustina!
Njevjetor i vdekjes se atdhetarit, pedagogut e shkencetarit, Emin Pustina!
In memoriam
Ne njevjetorin e vdekjes se veteranit te arsimit, Prof.Emin Pustina
Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm.
Më 27 dhjetor mbushet nje vit kur, në Dibër ndërroi jetë intelektuali, patrioti dhe veterani i arsimit shqip, Prof. Emin Pustina. U lind në Dibër në familje të shquar patriotike. Arsimin fillor e kreu në Dibër. Liceun artistik e kreu në Tiranë, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Shkup.
Prof. Emin Pustina fillimisht punoi si mësues në Reçicë të Tetovës, ku me punën e tij të zellshme la kujtime të pashlyera te banorët e kësaj ane që ruhen edhe sot e kësaj dite. Ndërsa dyzet vitet e tjera të shërbimit i kaloi në Dibër.
Në nekrologun e tij kushtuar shokut të ndjerë të gjeneratës, Prof. Dr. Mahmund Hysa, theksoi se vdekja yte, më preku thellë në zemër e në shpirt, më tronditi dhe më dërmoi fizikisht, më zhgënjeu dhe më dëshpëroi moralisht, më shqetësoi dhe më traumatizoi emocionalisht, pse ndryshe kisha planifikuar të takohemi në këto pushime dimërore, të bisedojmë gjërë e gjatë për të kaluarën tonë, për idealet tona, për vizionet tona, sa ato janë sendërtuar e sa na kanë zhgënjyer, të bisedojmë për punën tonë pedagogjike, për nxënësit tanë që na kanë zbardhur faqen, për qytetarët tanë që, për shërbimin që I kemi bërë vendlindjes, na kanë respektuar pafundesisht, të bisedojmë për të kaluarën tonë si shokë-vëllezër, për familjet tona dhe për sentimentet e ëmbla dhe të hidhura që kemi përjetuar së bashku.
Vdekja, edhe pse është një ligj absolute I natyrës, edhe pse jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se ajo një ditë do të vijë, edhe pse ajo I ka ligjet e saj të pamëshirshëm, si akt final I jetës të shkakton tronditje, shqetësime, trauma pse të ndan nga shoku me të cilin e kalove një pjesë të mirë të jetës, me të cilin kalove si me vëllanë, pa asnjë fjalosje, pa asnjë kundërshtim, pa asnjë hidhërim, me të cilin bisedoje me orë, me ditë e me vite të tëra pa e ndjerë asnjëherë intolerancën, bezdisjen e shkujdesjen, me të cilin bisedoje për tema nga më të larmishmet: shkencore, politike, profesionale, shoqërore, familjare, kolegjiale; biseda gjithmonë në nivel, korrekte dhe këshilluese. Pra, të ndahesh nga shoku-vëlla Emin Pustina, nga Profesor Emin Pustina nuk ka sesi të mos ndjehesh I traumatizuar, I hendikepuar, I sakatuar, nuk ke se si të mos ndjehesh I mjerë, I shkretë, I vobegët, nuk ke se si të mos e përjetosh thellë këtë humbje në mendje, në shpirt, në zemër, nuk ke se si të mos përkujtosh atë njeri që ishte aq enciklopedik në mendime, në ide e në njohuri, që isht aq I mprehtë, I logjikshëm dhe I arsyeshëm, qe ishte aq I matur, I sjellshëm, I kulturuar; që ishte aq I mençur, I dijshëm, I aftë; që urrente tradhtarin, poltronin dhe shpirtvoglin.
Po a ishte Emin Pustina vetëm një shok besnik, një vëlla pa hise, një njeri I mirë? Natyrisht se jo, pse ate e cilësonin edhe shumë tipare të veçanta, që rrallë I hasim te të tjerët, tipare burrërore, fisnike e bujare, tipare mençurake, diturake e shkencore; tipare të dashurisë ndaj gjuhës, ndaj kombit dhe ndaj atdheut; tipare të mësuesit, të edukatorit dhe të pedagogut të popullit të vet; tipare të veteranit të arsimit kombëtar, të qytetarit të ndershëm dhe të dibranit plot dinjitet. Emin Pustina ishte njeriu që plot 40 vjet I kaloi me ditar në dorë si mësues I popullit, njeriu që I armatosi fëmijët shqiptarë me diturinë dhe me armën më të fuqishme; me vetëdijen kombëtare, me edukatën kombëtare, me kulturën kombëtare. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm ai që ka një vetëdije të tillë, vetëm ai që e njeh të kaluarën historike, kulturore, shkencore, artistike të popullit të vet, vetëm ai që e jeton me popullin e vet dhe për popullin e vet.
Mësuesi I mirë dhe I ndërgjegjshëm-më thoshte shpeshë-është ai që u jep nxënësve jo vetëm njohuri diturake, por ai që, bashkë me te,u jep edhe edukatë morale, etike, familjare, kombëtare. Shpesh herë e përsëriste mendimin se mësues I mirë është ai që nxjerr nxënës më të mirë se vetvetja dhe ai ishte shembull I përkushtimit në orën e mësimit, I organizimit të orës së mësimit, I përgatitjes për orën e mësimit, I përvetësimit të plotë të njësisë mësimore nga nxënësit, I aftësisë për të shpjeguar mësimin, I kënaqësisë që ndjenin nxënësit për të degjuar mësim prej tij për shkak të sjelljes me nxënësit, për shkak të
qëndrimit në orë të mësimit, për shkak të sigurisë dhe saktësisë shkencore të lëndës që shpjegonte, për shkak të njohurive të thella që shprehte gjatë ligjëratave. Emin Pustina ishte ndër arsimtarët e rrallë që dha shumë lëndë mësimore dhe të gjitha I jepte me kompetencë të plotë pedagogjike dhe shkencore. Të gjithë nxënësit që mësuan me Emin Pustinën edhe sot,
pas shumë e shumë viteve, I kujtojnë njohuritë që kanë fituar prej tij, kujtojnë mënyrën e ligjërimeve të tia, kujtojnë punën, mundin dhe sakrificën e këtij pedagogu, e këtij edukatori, e këtij mësuesi të madh që kurrë nuk u ndal, që kurrë nuk u lodh, që kurrë nuk ngurroi; e këtij mësuesi të madh që diti të sakrifikojë e të flijojë shumëçka personale për të arritur qëllimin e shenjtë; e këtij mësuesi të madh që I dha këtij populli me mijëra intelektualë të të gjitha profileve.
Çdo vdekje është një humbje për familjen, por ka vdekje që shkaktojnë humbje të mëdha jo vetëm në familje, por edhe më gjërë, në krejt rajonin, në krejt kombin vdekje që nuk mund të kompensohen. Emin Pustina ishte njëri nga ata veteranë të arsimit që edhe sot, edhe pse I pensionuar, I shërbente qytetit të vet, shërbente si fytyrë emblematike për shumë njerëz, shërbente si model për shumë mësues se si duhet të punojnë, se si duhet të angazhohen e se si duhet të krijojnë imazhin e mësuesit të popullit, se puna e shenjtë e mësuesit e ka si shpërblim satisfaksionin moral që gjithë qyteti, nxënës dhe prindër, të të respektojnë, të të adhurojnë e të të nderojnë. Dhe Emin Pustina ishte ndër të rrallët që gëzonte këtë shpërblim, e gëzonte me plot meritë.
E nderuara familje e Emin Pustinës, ju zonja Mukades, ju fëmijët e tij, sot jeni të pikëlluar se keni humbur kryetarin e familjes, keni humbur njeriun që me ju dhe për ju sakrifikoi shumë, punoi tërë jetës me nder dhe për nder, e ngriti lart e më lart emrin e familjes suaj, ju la një kapital të madh moral. Po ju duhet të jeni krenarë se sot me ju e ndajnë këtë dhimbë gjithë qytetarët e Dibrës, gjithë nxënësit e nxënëset që ai I edukoi dhe I armatosi me dituri që të bëhen të zotët e vetvetes, me ju sot është I gjithë arsimi kombëtar se e kanë humbur mësuesin më shembullor, më të aftë e më të ditur. Emin Pustina ka shkruar një faqe të ndritur në historinë e qytetit të vet, të arsimit kombëtar dhe të idealeve kombëtare; ju duhet të jeni krenarë se Emin Pustina me jetën e vet dha shembullin më të mirë se mësuesi I popullit për fëmijët e kombit sakrifikon ashtu si për fëmijët e vet, se mësuesi I popullit për fëmijët e kombit e harxhon adhe atomin e fundit që të nxjerrë nxënës të aftë për jetë, se mësuesi I popullit për fëmijët e kombit e krijon më të bukurën, më të shkëlqyeshmen, më idealen – njeriun me ndërgjegje kombëtare.
Dhe ne shokët, dashamirët, bashkëpunëtorët, bashkëqytetarët, mësuesët, arsimdashësit, kemi pësuar një goditje të rëndë, një shok, një sulm, pse sot duhet të ndahemi nga një njeri I cili më shumë vepronte, mendonte dhe krijonte se sa që fliste.
.I ndjeri Prof. Emin Pustina, u varros në Dibër ne praninë e familjarëve, farefisit dhe shokëve e miqve nga te gjitha trojet etnike. Me nderime:-Prof Dr. Mahmud hysa
TELEGRAM NGUSHELLIMI
E nderuara familja Pustina!
Me indinjim të papershkruar morem lajmin e hidhur per vdekjen e bashkeshortit, babait dhe gjyshit Tuaj fort te dashur, z. Emin Pustina.
Ngushëllimet më të thella, në shenjë të njevjetorit të vdekjes se pishtarit te arsimit dhe Mesuesit te popullit, z. Emin Pustina; pedagogut me te shquar ne te gjitha trojet tona, i cili, ne vitet e 60-ta akuzohej nga pushteti shovinist sllavo-maqedon per ligjerimin rreth kufinjve natyral te viteve 1913 dhe atyre artificial. Ai ishte nje atdhetar i paepur per liri e bashkim kombetar, fjalëmatur, mendjendritur dhe gjuhëtar i shquar,që mori pjese ne Kongresin e drejteshkimit te gjuhes shqipe ne Tirane, me 1968. Ju ngushelloj per Mesuesin tim fort te dashur, me te cilin 6 vjet rrjesht i kryem studimet Universitare se bashku dhe prej tij mesova shumëcka ne jete, pra dhe nga z. Emini thitha nektarin e atdhedashurise dhe prej tij kam pranuar modestine, ndaj, gjithmone ne Ditar e shenonim titullin me te nderuar:-MESUES!
Dhimbjen e ndajme se bashku !
Dheu i Nent Maleve te Dibres i qofte i lehte!
Lavdi vepres se tij dhe shpirti i z. Emin, le t'i prehet plot drite!
Me nderime, nxenesi dhe miku i tij; I. Egriu dhe familja e deshmorit, Naxhi, nga Dibra e Madhe, Sh B A dhe Skandinavia
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim Egriu:Në shenjë të 6 vjetorit të vdekjes së Atdhetarit e Luftëtarit të paepur për lirin e Kosovës e për Bashkim Kombëtar 'Sali Bajra'
» 19 - vjetori i vdekjes së atdhetarit Din Egriu
» Ibrahim Egriu:Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu
» Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku
» IBRAHIM EGRIU-AXHA I EMIN EDDIE EGRIUT-ZEMRA SHQIPETARE Çka duhet të ndodhë, që të bashkohen shqiptarët?!
» 19 - vjetori i vdekjes së atdhetarit Din Egriu
» Ibrahim Egriu:Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu
» Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku
» IBRAHIM EGRIU-AXHA I EMIN EDDIE EGRIUT-ZEMRA SHQIPETARE Çka duhet të ndodhë, që të bashkohen shqiptarët?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi