Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKEL POETIK NGA DESHIRA HAXHI.

Shko poshtë

CIKEL POETIK NGA DESHIRA HAXHI. Empty CIKEL POETIK NGA DESHIRA HAXHI.

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 8:28 pm

CIKEL POETIK NGA DESHIRA HAXHI. 222111_1667561172526_1342220805_1410955_2839277_n

CIKEL POETIK NGA DESHIRA HAXHI

Deshira Haxhi ka lindur ne 28.8 1976 ne Zhulat te rrethit te Gjirokastres...mbas shkolles 8-vjecare ka bere shkollen pedagogjike Pandeli Sotiri .. ne vazhdimesi universitetin per cikel te ulet po ne Gjirokaster.I pelqen psiko-pedagogjia ne shkalle te theksuar..ka shkruar qe ne femini me shume ne proze. Qe prej vitit 1997 jeton dhe punon ne kryeqytetin Helen...Poezite e me poshtme jane shkeputur nga libri i pare qe ajo ka ne shtyp me titull " DASHURI ENGJELLORE "

Nektari i dashurise !

Ne fytyren tende engjellore
gjithcka qe kerkoja gjeta
nen puthjet e tua te zjarrta
e gjitha u rrenqetha...

Nga syte e tu te perlotur
ne shpirtin tend udhetova
dhe nektarin e dashurise
si blete erdha ta mora

Dua jeten ne syte e tu
ashtu si zogjte duan qiellin
me lejove te shpresoj
mikesh u bera me diellin

U gjenda midis yjesh
tejkalova edhe rete
u ndala lart ne univers'
aty ku engjejt bejne folet'

Nektarin e dashuris
ne boten hyjnore shperndava
dhe te lash ty,ne mes lulesh...
ne kthim te rifilloj nga e para !!!
--------------------------------------------------------------

Meso te ecesh me hapat e tua !!!


Perball pasqyres qendroj e qete
me duhet vetveten te kerkoj ta gjej
ajo qe nga perball me shikon me habi
cila te jete?!..A e njeh njeri ?!

Me kot kerkoj sirtareve te vjetra
ne ndergjegjen time ndodhet e verteta
ecij ne rruge me hapa te ngadalte
une ecij para e ti me ndjek pas..
.......................................

Me kot mundohem te reagoj
akoma dhe ne endrra me shqeteson
te lutem:Me ler te qete mua!
MESO TE ECESH ME HAPAT E TUA !!
-----------------------------------------------------------------------------

Dua te jetoj !!!!


Ndjej tmerresisht veten time te vetmuar
harruar e braktisur mes botes se terbuar

e rrenqethur e tera,djers te ftohta me kane mbuluar
dua te bertas,qaj e godas pa te meshiruar...

Mundohem te ve ne ritem rrahjet e zemres time
dua te pres litarin qe ka lidhur qafen time...

Je ti ai,egzistenca tende,qe me mundon dite e nate
mes harreses te le dhe ti me shfaqesh prape

Realiteti i ashper,vazhdon pa keqardhje te me godas
me harroi mes egersirash te erresires te vrazhde...

Jeta me sfidon dhe vazhdon heshtazi me mua luan
si kam borxh askujt !..Pse duhet akoma te paguaj?!
-------------------------------------------------------------------------------------



Jet nga jeta jone!!!!!!!!!


Kur zgjohem heret ne mengjes
mallengjimet me pushtojne
per vitet e kaluara....
kur ishim akoma ne shkolle

Pse ndodh keshtu ne kete bote
ate qe jetojme s'mund ta vleresojme?!
por pas pak kohesh me vone
veten e ndiejme fajtore !

Se ato vite qe kalojne
lene hijen e tyre mbi ne
dhe kur ne e kuptojme .....
atehere eshte teper vone !

Prandaj o njerez ne kete bote
te jetojme jeten tone
te jetojme c'do moment
se eshte jet' nga jeta jone !


==================================================
Celsi i zemres

Nderkohe qe lumi kerkon ne det te dal..
dallga e egersuar vazhdon rrugen e saj...

kembezbathur e zymte kembet e mia lag
"Mirmengjesi"-me tha ,dhe ja ktheva mbrapsht

Dhimbja me ka thithur ne kurthin e saj
dhunshem me terheq nga dora qe pikon gjak

ne monopatet e ashpra te erresires me merr zvarr
ta parandaloja...s'munda forcen e saj

Me braktisi te rraskapitur pa asnje shpres me la
buzeqeshja ironike... gjurmet e saj la pas

E braktisur dhunshem shume keq veten ndieva
sa mu rend dhe jeta s'doja me te rroja !

nje rreze e ngrohte dielli me kapi nga dora
me fali ngrohtesi ...e falenderova

Shpirti i braktisur mori fryme thelle
i peshperiti rrezes i kerkoi ndjese..

"Te lutem" celsin e zemres time ty po ta fal
ta mbash me kujdes se dikush e ka vrare !!!!
-------------------------------------------------------------------------


Do i lutem......

Do i lutem veses se mengjesit te me sjell freski
se duhet te vazhdoj te jetoj dhe pa ty!

Do i lutem trendafilit te me sjell vec arome
thellesine e shpirtit tim te qetesoje!

Do i lutem bilbilit te me kendoje nje kenge
te me nanuris si femij te me veje ne gjume

Do i lutem fantazise ne endrren time te vije
me gome kujtesen time te fshije!

Do i lutem harreses larg te te coj
mjaft te lejova shpirtin tim te lendosh!

Do i lutem shiut te bjere me furi
te rrembeje dhunshem gjurmet qe le ti!

Do i lutem diellit te ngroh shpirtin tim
eshte momenti i duhur te me fal dashuri!

Do i lutem henes embel te me buzeqesh
te me japi force nje hap me tej te hedh!

Do I lutem ZOTIT ne pellumb te me kthej
tashme jam e lire lumturine te gjej !

Do i lutem kaltersise se detit te ma pasqyroje
mijera pellumba ne qiell te fluturojne !!!
------------------------------------------------------------------------------------

Pse?

C'po ndodh dhe spo te kuptoj
flasim thjesht dhe njeri -tjetrin se kuptojme
me mahnit kjo gje me shume se gjithcka
dikur ishim nje,tani vec asgje !

Se prisja kjo gje te ndodhte me ne te dy?!
tjeter shpreh une tjeter kupton ty
A mund te me ndihmosh te me thuash dicka
ku mund te drejtohem te gjej pergjigjen e saj?

te drejtohem ti dhe me keqkupton
idrejtohem diellit dhe vec me verbon
i drejtohem henes me fshihet dhe ajo
dhe veses se mengjesit ajo vec loton

Mos ndoshta erresira shprehet me mire?
mos ndoshta vete jeta eshte e veshtire?
mos jam une ajo qe s'te kuptoj
mos je ty ai qe nuk me meriton??

Do i drejtohem hijes shpresoj do me kuptoj
se kudo ku une shkoj ajo me shoqeron
-me thuaj te lutem..Pse po ndodh kjo?
"une s'di asgje"-pergjigjet ajo

I humba shpresat nese pergjigje do gjej
me jeten do luaj deri sa te vdes
dhe prape fitimtare une do te dal
do mposht dhimbjen me forcen e saj !!

-------------------------------------------------------------------------------

Gjuha e syve...

Qendroj ne prehrin tend te ngrohte
me vemendje shikimin tend kerkoj
se ne syte e tu qe ndricojne si yll polar
une lexoj gjithcka qe nuk shprehet me fjale

Gishtat e tu lehte floket e mi ledhatojne
dhe era e luleve sjell nje tjeter arome
nje melodi romantike shoqeron heshtjen tone
sigurisht zgjuar jemi,me sy hapur enderrojme

Nje shprehje te vetme me peshperit ne vesh
"te dua' me thua pa ty jo s'kam jete
zerin e shpirtit prap kam nevoje te degjoj
dhe prape shikimin tend kerkoj.........

Jam e lumtur une keshtu si je dhe ty
asgje ne kete bote s'na ndan ne te dy
une jam zemra jote e ty vec shpirti im
mbylla syte lehte te perjetoj lumturine !
-----------------------------------------------------------------

Per nenen time...


O nena ime te dua shume
je ti me mua kudo ku shkoj une
nuk mund te harroj merzitjet e mia
fjalet e embla ledhatimet e tua...

ne mendje me ka mbetur nje fjale qe me ke thene
do ndertosh familjen tende do largohesh nga une
...por jo o nena imeajo nuk po me ndodh
familjen e krijova ,nga ty s'largohem dot

C'do cast i kesaj jete cdo dite qe po kalon
dashurine per ty me shume po ma shton
tani jemi larg kurbeti na ka ndare
shpirti im loton dhe shprehet dhe me fjale..

Do dojasa une te mos me duash ti
se nuk dua te vuash sa vuaj une tani
O NENE o zemra ime sa shume te dua une
ne mendje me shoqeron kur zgjohem dhe fle gjume

Kjo jete dredharake eshte pergenjeshtrim
kur prane teje jam ndjehem si femije
kur dicka me dhemb ,dhembjen ndaj me ty
syte e mi lotojne dhembjen e merr ty

...dhe lotet kristalizohen mbi token e ngurte
ne menyre magjike skalisin emrin tend !!!!!!!!!

----------------------------------------------

FOTOGRAFIA

Shikimi mbi fotografin bardh e zi
me beri te meditoj....
sa e vogel isha atehere
dhe kujtimet lehte me ledhatojne

si per cudi buzeqesh fytyra ime
sa vite te bukura kam lene pas
dhe ja tani vetem nje fotografi
me beri te lumtur me coi ne femijeri

Rendnim vraponim pa ndiere lodhje
s'donim tia dinim per asgje ne bote
dhe ishte ajo krejt nje tjeter jet
nga kjo jet' qe po jetojne femijte sot

Akoma dhe netet e nxehta te veres
nuk na shkaktonin asnje shqetesim
xixellonjat njehere ndizeshin e shuheshin
sikur ta dinin qe ne ishim femije

e rendnim e loznim e qeshnim pa reshtur
e lodhje nuk ndjenim kurre
dhe kur qepallat rendonin shikimin
ne perseri enderronim ne gjume

Nuk eshte veshtire te jesh i lumtur
cdokush nga ju ka nje kujtim te tille
lereni mendimin te shkoje ku ai vet do
se sigurisht aty do gjej lumturine !!


Pregaditi:KUjtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi