Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA SUELA EQEREM KATANJA.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA SUELA EQEREM KATANJA. Empty Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA SUELA EQEREM KATANJA.

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 12:00 pm

Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA SUELA EQEREM KATANJA.
Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA SUELA EQEREM KATANJA. 222374_1670587088172_1342220805_1415939_8382556_n

Ka lindur ne qytetin e shkodres me 5-5-1976 ,lindur dhe rritur ne shkoder deri ne moshen 31 vjecare, ku me 10 shtator jam larguar nga vendlindja ime dhe ndodhem si e martuar ne itali me shtetas italian ,fillimet e mia te poezise kane filluar nga shtatori i vitit 1999 dhe ne vazhdim ne ditet e sotme .ne shtator 2010 doli ne qarkullim libri im i pare me titull large mergimi na ka tretur ku ne to gjinden pezi te ndryshme te jetes sociale dhe te emigranteve ku nder to dhuke perfshire dhe vetveten time si emigrante larg qytetit tim shkodres ,larg kalase rozafes ,large bunes e larg drinit ,larg kultures me te bukur ne bote te humorit e bejtave te shkodres e kenges perles se muzikes shkodrane.

QYTETI IM.

qyteti im ,ma i bukuri ne bote
qyteti i karafilave dhe lule bor'
dielli shndrin mbi kalane rozafa
mbi liqen shetisin mijera pulebardha

shndrin ti ne çdo cep te taraboshit
ku bejtet dhe humori ulen ne çdo sofer
kopshtet hijeshojne me lule plot arome
i ndjej dhe pse jam larg,e shpirti me gufon

qyteti im ,i bukur sa me s'ka,
ne skenat migjeniane lotin kan' lan...
te dua qyteti im ,dhimbjen tende ne shpirt e mbaj .


NE DEGEN E MOLLES.

ne degen e molles
na rrinte nje zog
vajza sa e pa
me te bisedoi

bisedonte vajza
dhe zogu e degjonte
per nje djale te ri
qe ajo dashuronte

u gezua zogu
shume per ate vajze
saqe kengen nisi
per dashurine e saj


NA ISHTE NJE HERE

Na ishte njehere nje vajze
qe ishte e vogel shume
qysh se kishte lindur
ish e bukur shume .

Te gjithe e donin
por edhe i donte
kaçurrelat e saj
prinderit i gezonte .

Na u rrit kjo vajze
e bukur si nje yll
me bukurine e saj
te rinjve mendjen ua trazonte.

E bukur ishte
por dhe e mrekullueshme
zemra e saj e arte
te gjithe njerezit i respektonte .


MIKJA IME

Kur ishim atehere femi
ne nje shkolle mesonim
dhe ishim dy shoqe
qe njera-tjetren e donim

Tani mikja ime e dashur
ti ike shume larg
larg syve te mi
ku te pres me mall

Amerika e larget
ne dysh na ndau
dhe une rri ne vetmi
duke te kujtuar ty

Se ti me doje
dhe une te doja
se jemi si dy motra
qe gjithmone une thoja

Mikja ime e dashur
une shume te dua
ndaj shpresoj qe nje dite
te kthehesh e te me takosh mua

T'i kujtojme ato vite
kur ishim bashke
te kujtojme lojrat tona
qe pergjyse i lame

Te pershendes ,o mikja ime
une kurre s'te harroj
gjithmone do te dua
dhe sikur mos te takoj .


MOS E HUMBNI GJUHEN AMTARE

S'asht ken zakon i shqiptarit
me fol fjale te pista
por u desh europa
me i mesue te gjitha

Ndaj motra e vellezer
mos e humbni gjuhen amtare
kulturen e kombit
ku shqiponja rrine krenare .


SHQIPET

Jane mbledh shqipet rreth flamurit
porsi besa e çdo burri
sikur po dojne me thane
kenges le t'ja marrim bashke

Europes me i thane
si shqiptare askund nuk ka
me flamurin kuq e zi
ne shqiponjat gjithmone ju prijme

Hajdeni bashkohuni shqiptare
rreth flamurit kombetare
perball europes me dale
bashke me vellezerit kosovare .


P'RITME NANE SHKODER

Me prite ,nane shkoder
se jam bija e jote
u rrita brenda teje
ku rrita shtatin tim

E tash jam larguar
larg teje ,o e shtrejnta ime
ku me permallim
me djeg dhe shpirti im

Larg shkoder loces
larg memedheut tim
ketu larg ne mergim
nuk gjen qetesi shpirti im .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi