Kujtim Stojku sjell CIKEL ME POEZI NGA KADRI MEHMETI
Faqja 1 e 1
Kujtim Stojku sjell CIKEL ME POEZI NGA KADRI MEHMETI
Kujtim Stojku sjell CIKEL ME POEZI NGA KADRI MEHMETI
Kadri Mehmeti ka lindur në Mikushnicë të Skënderajt Kosovë me 14.07.1994. Ai ka mbaruar gjimnazin "Hamëz Jashari"në Skënderaj. Ka
filluar që të shkruaj poezi që në moshë 15 vjeçare. Kur lexova poezinë e tij të parë u befasova. Ai me ndruajtje më shkruante se në kisha mundësi t'i jepja një mendim për krijimet e tij.Pasi i lexova me thënë të drejtën më befasoi stili i të shkruarit,mendimi i tij i shprehur në varg. Mendoj se kam zbuluar një talent të ri dhe që premton shumë. Ju ftoj ta lexoni këtë talent të sapo prezantuar me krijimet e tij të mrekullueshme. I uroj Kadriut suksese në krijimtarinë e bukur poetike dhe mirë se na erdhe midis nesh.
PERMBYSJA E ESTETIKES
Qmenduria lind tek ne .Zgjohemi si lugat te hijes, pergjimit .
zgjohemi si foshnja te uritura ,si drita qe sjellë agim .
Si fjalët e ëmbela ,por të shkujdesura te trishtimit
se iluzionet e humbura qe flasin nje tregim
Se fjalë t e bukura jane iluzione te humbura ,te zjarrta
vijnë tek ne si gëzim ,dhe kthehen si vuajte qe sflet
Gjakrat tona te nxehta te pamëshirshme bëhen te akullta
dhe kthehet bukuria hyjnore qe të vret
Bukuria eshte nje kufi mes parajses dhe ferrit
te ben te dridhesh te qeshesh te qash si femije
Ligesi .fjale te pista mes frikes dhe tmerrit
ku njeriu nga epshi ,kerkoje te preke me dorë zjarrin e tij
Si lindi bukuria .linden problemet delikate
lindi nje hero , nje genjeshtar , qe dashuroj si mbret
Vrau ,dogji ,dhe per bukurinë bëri gjëra te arta pallate
por kurrë nuk u perul në gjunjë tek zoti i vet.
Lindi një sharje ,njëfyerje ,pastaj një buzqeshje dinake
u kthyen sonetet vargjet shekspiriane
Pas pak u kthye ndershmeria ,u largua si era fluturake
fisnikët të ndershmit bejnë jetë mondane .
REIENKARNIM
Por prej vetes kam hapë rrugen e atyre qe erdhën e su ngriten
dhe prej vete kam shiku do era që më depertojnë si ngadalë
është semundja te heqësh pllakat e te harruarve
si te ishte kur harresa mbuloi xhaketen dashuria me bëri varrin
ne bëjme hapa ne kthim te hapave
kthimi i të se njëjtes më piqet e kthehet ne vendin ku frymoi
zingjiri qe kthehet qielli qe më zhyt ne det
dhe ata jane e ne jemi te gjithë kuptimi i kësaj fjale
rienkarnimi i atyre qe morën shtatë shpirtrat e maces
per me lëndu zingjirin e qenit tim
dhe këmben e shtepisë e mbyllën aty te mejhanja
dhe kokën e dreqit e vulosen me plumb
udhetim i dytë ne kthim i simbad detarit
anijet qe ndegjojnë shpirtrat e te tjerve kur bien ne copa akulli
kur ndeshen me shikim me diellin
dashuria e botes si puthja e gurit me shkëmbin .
Në MESDITE
Ne mesditë vendosa akrepat ne veri , ne verë
qe te ecte shkolla e fshatit ne qdo sekondë pas meje
Largohej sa iknim dhe shihnim nga pak nje ngjyrë te saj nje derë
dimer akrepat e ores ne jug me shpejtësi rrufeje
Flokte denova i ngrita lartë si nje iriq që te ngulë një therrë
syzet e diellit qe të mbrojnë nga pluhuri .Një e më shumë rreze
Inicialen K ne perin e artë në rruza e kam shti si i mjerë
dikush më pyeti papritur qenke i bukur ke nëneë ke teze
Di diqka si duket , por unë se njoh një njeri me kapelë
ndreqi një rrugë ,nje urë , qe të ecnin më mua rruget
Ka meditu ne mbrëmje , shkroi nje varg , dhe loptë i ka mjelë
po mblodhi të gjitha enet lau pjatat , gotat, lugët.
TEKST ME FJALE
Duke mendu kembën,qafen e gjelit.Mandej në hyrje nje vajzë në dorë kishë hënen ,
ishte koha per të zgjedhur ,apo për tu zverdhur .
Njëri lëshoi një zë sa me terhjekë vemendjen e tjetrit .
E pashë që ishte poshtë tek po ngritej me një qilim fluturues ,
atë dhe mua na ndante fillimi dhe fundi .
Por ajo tash ishte kapë për qielli ,ishte e shtrirë në gjysëmhenë ,
me jetu me buzëqeshje aty ndoshta thashë se u shfaq mjegulla , qe po e
ndante miqësisht me nënen henë.
U rrokullis gati ra në një shkëmb në një grykë . Por një shqiponjë e
mori se ishte qengj ,
e duke fluturu e pa se ishte njeri , nga frika shkonte herë me lartë
dhe bënte një lëvizje te perdredhur .
Pas një kohe ajo ra prapë, si me pasë qenë e lidhur lartë me hënen.
Ra në një pemë me gjethe të dendura , të drejta e të shtrime në të gjitha anët,
ku mundë te depertonte vetëm ndonjë insekt.
Unë duke e shiku atë se si shtrihet lakuriq në erresirë , duke e
zgjatë qafen si xhirafë e paditur .
Një shikim i ëmbel i një fëmije që iu kthye e qeshura ,
dhelpër plakë që duhej të ballafaqohej me qmendurinë e saj te shendoshë .
Hezitova me hjekë shikim ngula kembë. Nxitueshëm rrëshqiti njëra .Këmba .
Me mberritë me mendje te dhelpres e me qafë xhirafe .
Papritur u shfaqën mijëra xhindë dhe shtriga .
Poshtë shemba kokën përgjumeshëm duke pushu nen qiparis .
Me flutura po endet vasha , eunë gëzueshem po ndjeki hije .
Pesha me ka hypë mbi kembët , zhurma mi ndegjon veshët .
I përdredhur te shikoj grabitëshem ti ike nga unë . Bije e hënes .
BINTE SHI
Edhe ata u larguan nga une si lundra ne det .
ajo reja e grisur larte kishte mbledhur ca pika shi
ato pika po fluturonin te gezuara , po binin ne flokete e shprishur
disa vinin lehte qe te lemonin faqet te puthnin ne sy
Niveli i detit po ulej trupi lakuriq po thahej nga dielli
ato pika shi qe po me nduknin flokët ,qe kishin vyshkur te tjerë trendafila
vendosa nje kapelë dhe një ombrellë qe ngjasonin si nëna më femijë
ata largoheshin unë i vetem në shi
Sytë kishin klonuar qindra re kishin krijuar avuj te nxehtë
dhe mjegulla qe po tregonte se duhet te mbajmë një qiri
dhe nxehtesia e njejte qe krijohet nga nje eksplodim puthjesh
Qe krijohet nga aroma e nje parfumi .
Nga përqafimet e dy miqëve qe lotët e tyre i ndajnë ,
i fusin ne tjegulla qe në mëngjes te zgjohen ti pastrojnë ata sy
dhe prape i fusin ne tjegulla ,dhe qdo dite pastrojnë kujtimet,qe i
kishin në rini .
YLLI IM I PREFERUAR
Ky është kozmosi im i yjeve.
Ti qenie ime e pashpresë dhe e lodhur ,
je berë deti,dhe ti det i kalueshëm por kohë nuk je .
Ke arritur ta kapercesh veten.
Ndoshta edhe parapsikolog i trishtimit .
Ke bërtitur ,ke qarë ,vetetimë qe zdrit nga qielli ,
galaktika te tëra ke kaluar .
Durimin fitove por ishe kalimtar ,
nuk di si u fute nga askundi.
Apo nga asgjëja u bere fantazia ime .
Një engjëll në kozmosin tim.
PA TITULL
Frikësohu,qaj ,mos flit , por dashurohu ne heshtjen .
Kthehu te vendi yt ,të emri yt i quajtur jetim .
Zgjohu,mos u kthe ,mos kërko nga askush përshendetjen .
Para se të veprosh ,para se të flasesh bëj gjykim.
DRIDHJET E ZEMRES
Këto dridhje te zëmres i shpreh kjo dashuria
dridhjet e kembëve mi solli kjo rini.
Do ta bart ketë pjesën e rendë te jetës
do ti shikoj sytë e bukur të zi.
POEZI DASHURIE
Do perleshëm ne mbrëmje me errsiren
fjala ime prej guri je ti.
Por kjo fjalë e mposhti hapsiren
mallkimin tënd e quaj dashuri .
Por edhe magjinë i dhashë fjalës time
u zgjova nga gjumi ,ubera princ poeti.
Dhe kur keta sytë e mi vdiqen ne shikime
njeriut poet rrugë askund si mbeti.
Në naten si humnerë në naten pa gjumë
figura jote ish ringjallja ime.
Sikur mendimin e mbaj vetem tek ti
pse ti me shikon dhe sme jep sqarime.
Dhe qendroj ketu më një brengë në zemër
te tjerët i genjej por shpresa je ti.
Jepi pergjigje njeriut pa emër
me thuaj një fjalë më jep ketë liri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA MIMOZA REXHVELAJ.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA SUELA EQEREM KATANJA.
» Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA KUJTIM STOJKU
» Shkruar nga Kujtim Stojku:Poezi-KALI.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA SUELA EQEREM KATANJA.
» Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA KUJTIM STOJKU
» Shkruar nga Kujtim Stojku:Poezi-KALI.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi