Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ. Empty Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 09, 2011 11:20 pm

Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ.
Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ. 249781_1734967897652_1342220805_1499364_3532130_n
Kush është DENI PAPAJ?

Araksi (Johanexhian) PAPAJ i jep jete me 12 Dhjetor 1985 nje djaloshi,te shume deshiruar mbas tre lindjesh te "deshtuara" ne seksin femer.
Djaloshi,ne te cilen behet fjale per personin tim,u rrit dhe u edukua ne nje familje tradicionale intelektualesh,per mos thene modeste,sepse ajo ishte lene mbrapa skene,ose me sakte ne plan sekondar,per aresye se sistemi komunist i asaj kohe e quante si kundershtaren e saj,tek ajo shihte armikun qe i uronte te keqen ,"rrezimin",çdo nate para se te mbyllte syte.Familja Papaj,beri te pamunduren per ti larguar nga vrerir urrejties antikomuniste,apo antisociale te sistemit te kohes qe dominonte ne shqiperi.E sidomos ghyshi im (babai mamase Manof Gjiko),qe kish qene dhe pjestar i rinise perparimtare ne vitet 1938.Pra patriotizmi dhe dashuria per kombin mu yshqyen nga ky njeri,qe edhe i mbyllur ne burgun e qeparose,me thosh;lexo rilindasit,lexo Migjenin,lexo Konicen.E keshtu u be,se im at Pandi Papaj,sa here qe mungoja ne shkolle po aq here me dononte me shkrimet apo pamfletet e intiligjencias shqipetare te asaj kohe.Kam mbaruar aresimin e pergjithshem (gjimnazin) Sami Frasheri ne vitin 2004 me nota te pelqyeshme.Me pas dy vjet ne universitetin e Haifas (Izrael) gjuhe e huaj Frengjisht.Per te respektuar dhe vullnetin e gjyshit Manof i cili ishte frankofil dhe frankofon.Mbas shume vajtie ardhjesh ne Izrael,per aresye se mamaja eshte me origjine çifute,per aresye se gjyshja Hosha Johanexhian eshte çifute nga Azerbajxhani,jam vendosur ne vendin e lindjes,Tirane,ku punoj per nje kompani statistikash europiane.Ja pak fjale mbi personin tim,qe i terhequr mbas letersise ne veçanti,mer guximin te zhgaravisi vargje ne momente melankonie apo romantizmi. Si fillim ju falenderoj zonja dhe zoterinj per sinqeritetin e interesit tuaj,ndaj me lejoni tju paraqes pershendetjet e mia me te sinqerta.

Peshperime!

Lere doren time,
te prehet,
mbi zemren tende.
Te ndjeje,
sa me do,
te shoh,
se si rreh.
Lere mbi te,
adhurimi im,
te prehet.
Leri syte e mi,
embelsisht ty,
te veshtrojne,
leri ata,
te hedhin,
shikimin e zjarrte,
mbi te tute ,
e ti hipnotizojne.
Lere zemren time,
mbi tenden,
butesisht,
te prehet.
Lere ate,
te te refehet,
nen yjet vezullues,
e dashuruar,
marezisht mbas teje,
ajo te ndjehet.
Ne duart e mia,
prehet zjarri yt.
Ne syte e mia,
skalitet vizazhi yt,
magjik.
Ne zemren time,
ngrihesh ti,
e madherishmja,
obelisk.


Monofaze!

Spirti ndrydhur,shpirti syrgjynosur,
zemra e vrare,zemra e sakatosur,
truri prere,truri thare i pluhurosur.
Shfryjne,renkojne e vajtojne fatin,
per te mjerin,per te ngratin,
dhimbshem pergatisin shtratin.
Mbi te te prehet i gjori,i varferi,
duke shtyre monotonine pleqeri.
Syte e perenduar s'kane me kersheri.
Trungu gijotines e pat meshiruar,
thika saj,jeten e tij kish shpetuar,
drejtesia,vuajties ja kish ofruar.
Perse valle perse i tilli denim,
vdekja i jep pergjigjen,shpetim.

pesha mergimtarit!
Mall lindur ne te,
mbi supet e renda,
terhequr zvarre e zvarre,
prej tij shpirti humbur
diku larg plage kish marre.
Mbi stinet e dashurise,
lotet e thare,
dirgjeshin diku neper sirtare,
mbi mallin e mergimtarit,
zgjonin naten ku yjet
lodronin me puthjen e pare.
Ngrinin nga rrenoja verreze,
diten e hidhur,dit e zeze.
Ah jo,nate e rende e vobekte,
qe skaliti ne thellesine e dhimbjes,
braktises i nates ku yjet vallzonin,
nen ta trupat e nxehte enderronin,
te ngjitur fort mbas shpreses,
mbas besimit e ardhemja.
Tashme,malli renduar,
malli pergjakur,i permalluar,
shtrengohet fort ne dy pika lot,
te ngrire,te ftohte,te vdekur,
qe e terheqin zvarre e zvarre,
drejte zjjarrit te pashuar,
drejte drites,
e perhimte larg ne horizont,
te mahnitur,te verbuar,
ne nje grimce teper te vogel,
shfaqet e zhduket,
i zbehti mirazh.
Papritmas shfaqet hija,
e zvarritur perballe tija,
si nje kadaver e peshtire,
e rendomte,me imazhin,
e supeve te thyera,
nga pesha e te rendomtit MALL.

Miqesia!

Kerkoj nje mik qe,
kur uluras me çmenduri,
lehtas buzeqeshja tij t'me qetesoj
Kerkoj nje mik kur,
une te gjendem ne nje det te pafund,
lotesh e renkimesh,agoni ndjenjash,
sinqeriteti tij shpirtin t'ma mekoj.
Kerkoj nje mik qe,
t'me shpetoje nga dehja e lumit,
i cili rrembimthi me mbyt ne maramendien,
e vorbulles qe me vertit ne vetkenaqesi.
Kerko nje mik,
te cilin kur e akuzoj padrejtesisht,
armik i pabese, gjarper tiranik,tradhetar,
po ne sy t'me thote;idiot mekatar.
Kerkoj nje mik,
kur buze humneres te ndodhem,
dhe ne renien e lire,pa shpetim,
me kurajon e tij energjike,doren te zgjasi,
timen ta berthej,me shprehjen energjike,
mik mos lesho dore,tek e imja mbertheje.
Nje mik qe,
vdekjen me ty kerkon te ndaje,si dikur
ditet e bukura te padjallzise,te naivitetit,
ku buze gremines zgjojne te pashuajturen,
dashuri dhe nostalgji e viteve te areta,
ku miqesia s'llogariste horizont interesi.
Ja miku qe kerkoj,
permes miqeve qe koha i ka hedhur,
ne sundykun e mykur te harreses.
Miku,nuk eshte nje fjale e thjeshte,
qe shqipetohet sa per te thyer kohen,
mik eshte nje univers i ... .

Lëkundie Dashurie!


Meditimet me terheqin zvarre,
nga qe ndjehem i fyer,i vrare,
ide e rendomte e teper idiote,
qe kapercen limitet e kesaj bote.

Por me mua si i behet valle?
Shpirti s'dehet nga nje perralle,
ai kerkon zhuritjen e zjarrit,
per te dashuruar marrezisht.


Meditim!

Kur nata bie,
dhe hena hedhe vellon e aregjente,
nje kenge dashurie,
nis e peshperin,
zjarrin e dashurise se shenjte.
Nje trup i dritheruar,
perpelitet nder ankthet shpirterore,
duke rene e pergjeruar,
ne epsh e pasion,
nder dehjet rrembyese pranverore.
Pasioni dhe dashuria,
nje arome,nje univers parfumesh ngasin,
naten dhe origjine e saj nypsiale,
qe çlirojne dhe lehtesojne shpirtin,
nga lengimi i endrave seksuale.
Nata dhe yjet,
mbajne mbi supe hapsira dashurije,
ekstazat dhe dehjet e pershkojne,
ne çdo fragment pasioni,
dashurise i mekojne piedestalin pavdekesi.
Hena lakuriqe,hena lozonjare,
te mahnit me shkelqimin e pafajsise,
me embelsin e saj paqesore,
te mbyt sa me thelle ne boten,
e valesit dashurues,e himnit ngazellues,
hedhur e kenduar nga zanat e dashurise.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi