Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një libër që mungonte

Shko poshtë

Një libër që mungonte Empty Një libër që mungonte

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 05, 2011 11:06 am

Një libër që mungonte


Një libër që mungonte Libri-konices-210x300
Nga: Astrit LULUSHI

Me librin “Faik Konica; Jeta në Uashington”, kjo figurë deri-diku legjendë, vjen më afër, thuajse preket, çka mund t’a bëjë Konicën – pse jo? – edhe të arritshëm, për nga vlerat. Aktualiteti ka nevojë për njerëz si Konica. E tashmja nga ajo kohë, pak ka ndryshuar. Libri, me autor Ilir Ikonomin, doli kohët e fundit nga Shtëpia Botuese Onufri në Tiranë. Nëpërmjet hollësive të jetës së Konicës në Uashington (1926 – 1942), Ikonomi sjell shumë fakte të reja, të përzgjedhura mes mijëra dokumenteve që zbuloi nëpër arkiva në SHBA dhe Evropë. Kur i gjithë libri shfletohet vemendshëm, njeriu nuk ka si të mos ndjejë se ka zbuluar edhe shumë anë të panjohura a të pafolura rreth karakterit të Konicës.
Falë këtij libri biografik (380 fq.), lexuesir tani mund të njihen me të dy anët e tij; Konicën inatçor, por edhe të këndshëm e me humor; beqar, por në shoqëri me femra; në dukje larg jetës mondane, por që i pëlqente ajo; armik i dikujt, por edhe mik për jetë; sa i matur e i sjellshëm, aq i ashpër e fjalë-shfrenuar; shkruante shkurt, sepse nuk gjente kohë për më gjatë; punonte rëndë, por edhe njësoj pushonte; gjithmonë shpenzonte më shumë sesa kishte; gëzohej, por edhe vuante shpirtërisht kur njëra palë e merrte shumë seriozisht apo e mbi-lëvdonte, pala tjetër e sulmonte ose nuk e përfillte fare, ndërsa asnjera e as tjetra nuk e kuptonte.Me një lexim midis rreshtash, njeriu mund të nënkuptojë edhe shumë anë psikologjike; se gjatë gjithë jetës – veçanërisht në Uashington – Konica veproi sipas parimit të vet “konician” – ku çdo shkëlqim intelektual do të ishte i kotë, do të ishte i humbur, pa një kompromis me ngjarjet politike, dhe anasjelltas; asnjë zhvillim a regjim politik nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte si duhej një vend a popull pa një bashkëpunim me dijen. Në ketë frymë bashkëpunimi me politikën veproi Konica, kur pranoi postin e ministrit shqiptar ne Uashington; edhe Noli, kur kërkoi ndihmë financiare nga armiku i tij, Gjithashtu,njësoj veproi edhe Zogu, i cili me intuitën e tij proverbiale e kishte kuptuar sesa i domosdoshëm ishte kompromisi me të dy këta përfaqësues të mëdhenj të dijes e kulturës. Ishte Lufta e Dytë që prishi rrjedhshmërinë e lidhjeve të tilla dhe pas-lufta e cila solli një tjetër regjim politik – pa asnjë mirëkuptim a ndjenjë tolerance – i cili shmangu ose asgjësoi njerëz me nivel dijesh, dhe përbalti njohuritë e trashëguara, duke shpallur armik të vetët dhe gjithë botën.


Dergoi:Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi