Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përjashtime nga Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Zvicër

Shko poshtë

Përjashtime nga Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Zvicër Empty Përjashtime nga Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 05, 2011 11:24 pm


Përjashtime nga Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Zvicër

Përjashtime nga Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Zvicër Logo_lidhja_d_dardanise


LDD Dega në Zvicër në mbledhjen e rregullt të mbajtur në Solothurn , pos tjerash , debatoi edhe gjendjen e krijuar në Degë dhe ne Kryesi pas veprimeve të papërgjegjëshme dhe të vazhdueshme të disa anëtarëve të kryesisë të cilët çdo ditë e më shumë po i sjellin dëmë LDD-së në përgjithësi dhe degës tonë në veçanti. Me ç’rast kryesia e degës nxori këtë vendim që 1. Ruzhdi Pacolli, Gani Demi, Sadri Thaçi, Besim Canolli, Bajram Mehmeti e Besim Lokaj të shkarkohen nga të gjitha funksionet në LDD dega në Zvicër dhe propozon shkarkimin e të njejtëve nga të gjitha funksionet tjera eventuale në strukturat e LDD-së dhe përjashtimin e tyre nga anëtarësia e LDD-së.

Edhe përkundër faktit që këtyre anëtarëve te kryesisë u janë bërë vërejtje në vazhdimësi dhe është toleruar kjo gjendje skajshmërisht dhe përtej çdo kufiri, duke u bazuar në veprimet destruktive dhe vazhdueshme të këtyre anëtarëve të kryesisë të cilët vazhdimisht bien ndesh me statutin e LDD-së, rregulloren e Degës së LDD-së në Zvicër vendimet dhe udhëzimet e strukturave të partisë, Kryesisë qendrore dhe kryetarit Akademik Nexhat Daci. Kryesia konstaton se personat ne fjalë kanë bërë shkeljen e vazhdueshme te statutit të LDD-së ne veçanti nenet, 27 ku këta persona nuk i kanë përfill vendimet e kryesisë qendrore dhe Nenin ,45 ku këta persona çdo herë kanë shkel këtë nen duke vepruar kundër statutit dhe programit të LDD-së në përgjithësi. Mosrespektimi dhe pengimi i udhëzimit dhe vendimit të Kryesisë qendrore që Dega jonë si dhe degët tjera , para zgjedhjeve nacionale të organizuara në fundvitin e kaluar, të koncentrojnë tërë potencialin e tyre për të ndihmuar LDD për të organizuar një fushat zgjedhore sa më dinjitoze, Sulmet verbale duke përdorur fjalor ofendues, dhe tentim sulmi fizik nga disa nga këta anëtarë të kryesisë ndaj Kryetares Zize Pepshi

Kryesia e Degës po ashtu në këtë mbledhje shqyrtoi mundësinë e financimit te LDD-së në qendër dhe mori vendim që për fillim çdo muaj t’i dërgohen mjete financiare për mes xhirollogarisë në Bankën Raifeissen.

Me respekt dhe konsiderat, për Kryesin e Degës së LDD-së në Zvicër, Musa Sylejmani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi