Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KREMTIMET NËPËR NËDEGËT E LDK-së DEGA NË ZVICËR

Shko poshtë

KREMTIMET NËPËR NËDEGËT E LDK-së DEGA NË ZVICËR Empty KREMTIMET NËPËR NËDEGËT E LDK-së DEGA NË ZVICËR

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 4:08 am

KOSOVA NË NJËVJETORIN E PAVARËSISË

KREMTIMET NËPËR NËDEGËT E LDK-së DEGA NË ZVICËR
KREMTIMET NËPËR NËDEGËT E LDK-së DEGA NË ZVICËR Sh_b



KREMTIMET NËPËR NËDEGËT E LDK-së DEGA NË ZVICËR --l-dk-remtimet



Mërgata në Zvicër e tëra në kremtim

Tash e tri ditë nëndegët e LDK-së në Zvicër janë hedhur në festë. Që nga dita e premte ka filluar jehona e këngëve dhe urimeve për njëvjetorin e Pavarësisë. Kudo nëpër qytete të rreshtuarit rreth Subjektit LDK-ë të Dr.Ibrahim Rugova i gëzohen këtij përvjetori të parë të lirisë së vendit. Duke kremtuar në të gjitha këto nëdegë dëgjohej urimi për vendin në Liri dhe falenderimi për Dr.Ibrahim Rugova, merita e të cilit krijoi bazën e Pavarësisë. Urimi për ecje të mbarë është refreni i përgjithshëm që i dergojnë njëritjetrit në festë, në punë e kudo që takohen mërgimtarët.Urime dërgohen edhe për Kryetarin e Kosovës Dr.Fatmir Sejdiu,për institucionet e Kosovës. Urime për popullin, urime për familjet e dëshmorëve të të gjitha kohëve dhe dekadave, urime për nënat, për baballarët, për nxënesit, e studentët, mësimdhënësit, bujqit dhe ndërtimtarët, urime për të gjithë që u lindën në Kosovën e Lirë.
Një vit Pavarësi, një vit ecje me hapa të sigurtë, me dëshirë që hapi të shëdërrohet në vrap të fortë. Kosova vazhdon rrugëtimin e ri me miqësi të re dhe lidhje të reja, me popuj dhe shtete me traditë demokratike dhe civilizim të lartë. Kosova mbushi një vit në frymëmarrje të lirë, një vit larg nga ankthi i së kaluarës, nga errësira e egërsirës dhe primitivizmit të pushtimit serb. Ecën lirshëm Kosova e Lirë drejt integrimeve me shtetet dhe popujt e qytetëruar, duke vënë themele të qëndrueshme, me lerat tona si komb i vjetër në truallin e Dardanisë së dikurshme, epiqendra ecivilizimit në antikë.
Gëzimi i madh në përvjetorin e parë të nëndegëve spikatë pjesëmarrja e të rinjëve mërgimtarë, të cilët mbushën sallat e kremtimit, ku i dhanë hijeshi dhe gjallëri mënyrës së festimit. Ata kishin arsye t’i gëzoheshin festës sepse ardhmëria e tyre do të jetë në Kosovën e Lirë dhe në paqë. Derisa të moshuarit ishin të mallëgjyer në këte ditë kremte , ndësa mosha e re në Ditën e Pavaresisë e Re ishte dekori më i bukur i kremtave nëpër nëndegë të Lidhjës Demokratike –Dega në Zvicër.
Kështu ishte edhe në Kirchberg , Bern etj. ku nën kujdesin e Degës së LDK-së në Zvicër u organizuan kremtime kushtuar një vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Tingut e hymnit të Kosovës dhe Kur Ka Ra Kushtrimi në Kosovë paralajmëruan hapjën solemne të kësaj kremteje në të cilën moderatori i këti manifestimi, sekretari i nëndegës së LDK-së në Burgdorf z. Refki Kryeziu emër të këshillit organizativ i përshëndeti të pranishmit në sallë e cila ishte e vogël për ti zënë mbi tetëqind bashkatdhetarë që kishin ardhur për të kremtuar së bashku këtë ditë krenarie .
Kremtimin me pjesmarrjen e tyre e nderuan me pjesmarrjen e tyre Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër z.Mehmet Elezi me bashkshortën dhe stafin e tij, Kryesia e PDKI-së për Zvicër i kryesuar nga z.Tun Berisha , kryetar, nga PSHDK –dega në Zvicër z. Mirash Hajdari me bashkëshortën nga bashkësia Shqiptare në Neushatel me z. Behlul Bajrami, kryetar e të tjerë. Në referatin e tij të përgaditur për këtë ditë të shenuar , kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z Haki Latifi ndër të tjera tha : «
Të nderuar Zonja dhe zotrinjë,
Më lejoni që në emër të kryesisë së LDK-së Dega në Zvicër dhe anëtarësisë së saj, t`ju përshëndes dhe uroi festën kombëtare Një vjetorin e shpallës së pavarësisë së Kosovës juve dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Kosova e pavarur po shënon përvjetorin e parë të ekzistencës së vet si shtet. Ajo që ishte për kohë të gjatë synim u bë realitet më 17 shkurt 2008.
Historia, më në fund, vendosi drejtësi, sepse përmbushi një vullnet, një aspiratë apo një ëndërr shekullore të një populli të shtypur; ajo shpërbleu shumë mund, djersë, gjak, dhimbje dhe sakrifica sublime; ajo nderoi shpirtin e një populli për të mos u përulur, revoltën e studentëve, Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë e saj, përpjekjet e liderit politik, Presidentit të ndjerë, Dr. Rugovës, veprën heroike të Adem Jasharit dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për të vendosur drejtësi.
Nuk ka qenë kështu para 10 vjetësh.
Për të përmbushur ëndrrën e saj, Kosova kaloi përmes një kalvari të vështirë shekullor, mundimesh e sakrificash, gjaku e lotësh, përmes një historie përpjekjesh të kahmotshme të të gjithë shqiptarëve, në themelët e së cilës bijat dhe bijtë më të mirë të kombit vun gjakun e tyre brez pas brezi vetëm që të jetojnë të lirë në trungun e Dardanisë Antike.
Viti 2008 te ne shqiptarët do të mbahet në mend edhe si vit i fillimit të mbarës për kombin tonë sepse, pas shpallës së Pavarësisë së Kosovës nga pushtuesit sllavë edhe Shqipëria mori ftesën për tu anëtarësuar në NATO për tu bërë anëtare me të drejta të plota gjat këti viti , gjë që tregon se shqiptarët po bëhen komb i rrespektuar në rajon dhe më gjerë.
Në këtë rast përshëndesim përpjekjet e klasës politike kosovare në mënyrë të veçant Kryetarin e Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu që krijuan një mori vlerash shumë të mëdha kombëtare në udhëheqjen e shtetit më të ri në botë në të ciën janë duke punuar me përkushtim që Kosova të rimëkëmbët .
Republika e Kosovës ka sot një segment të atributeve të shtetësisë së vet edhe këtu, në Konfederatën Helvetike pra në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, ne kemi Ambasadën tonë ku me dhjetëra mijëra bashkatdhetarë, të cilët në mënyrën e vet i kanë kontribuar kësaj shtetësie.
Edhe bashkatdhetarët këtu në Zvicër si kudo në botë si pjesë e qenies kombëtare u gëzuan dhe festuan deri në orët e vona të natës së 17-18 shkurtit të vitit 2008, ia shtuan edhe më shumë atmosferën e festimit, që në Kosovë u organizua me dinjitet duke i falenderuar organet përgjegjëse Zvicerane për lejimin e shprehjës së gëzimit dhe të festimit të këti akti historik. Dhe vërtet ne, që patëm fatin të përjetojmë këtë ngjarje historike na bënë të ndihemi krenar .
Urime dhe e Gëzofshim Pavarësinë e Kosovës për jetë e mot- Gëzuar ! “
Përfundoj kryetari i degës së LDK-së Dega në Zvicër z. Haki Latifi
Në vazhdim Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër z.Mehmet Elezi në fjalën e tij përshëndetëse të pranishmit i uroj në emër të Republikës së Shqipërisë ku ndër të tjera kujtoj se: “ Kosova e meritoi pavarësinë sepse për të luftuan dhe derdhen gjakun bijtë më të mirë të kombit. Kosova e meritoi Pavarësinë sepse ishte një përpjekje shekullore për të kthyer dinitetin e nëpërkëmbur padrejtësishtë nga historia. Kosova e meritoi Pavarësinë sepse pati një lider të zgjuar dhe largëpamës siq ishte presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Kosova e meritoj Pavarësinë sepse pati përkrah miqtë e saj me në krye Shtetët e Bashkuara të Amerikës.” Tha në mes tjerash Ambasadori Mehmet Elezi.
Tubimin me fjalë të zgjedhura e përshëndetën edhe përfaqsuesit e dy subjekteve të organizuara në Zvicër z.Tun Berisha, kryetar dhe nga PSHDK së –dega në Zvicër z. Mirash Hajdari, kryetar .
Në pjesën e dytë të programit Këngëtari Nexhbedin Gaxheri me grupin e tij i argëtuan të pranishmit me këngë të zgjedhura nga reportoari i tyre. Ndërsa, valltarët e SHKA ”Mërgimi” nga Neushateli me disa pika të vallëzimit të zgjedhura nga koreografi i Shoqërisë z. Burim Hasani ia rritën madhështin këti kremtimi. Pastaj në skenë u paraqitën dueti Idrizi nga Tetova kishin ardhur enkas për ta nderuar kremtimin e një vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës ku me këngët e zgjedhura patriotike të prcjellura me instrumentet e tyre të traditës sharki e qiteli i kënduan trimave, i kënduan atdheut i kënduan krenarisë dhe bukurisë shqiptare.
Atmosfera festive vazhdoj deri në orët e vona të natës duke u kyqur në valle shumica e të pranishmëve. Ishte diqka vërtet e bukur.
Kremtime të ngjajshme janë paralajmëruar që do të mbahen edhe nëpër nëndegë tjera të LDK-së kushtuar Përvjetorit të parë të Pvarësisë së Republikës së Kosovës.


Zvicër , shkurt 2009

Sektori për informim pranë degës së LDK-së në Zvicër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi