Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKEL ME POEZI NGA ISUF HAOXHA.

Shko poshtë

CIKEL ME POEZI NGA ISUF HAOXHA. Empty CIKEL ME POEZI NGA ISUF HAOXHA.

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 12:56 pm

CIKEL ME POEZI NGA ISUF HAOXHA. 195540_100001516890693_7067674_n
CIKEL ME POEZI NGA ISUF HAOXHA

Isuf Hoxha-i lindur me 12.02.1960 ne Therende.Shkollen fillore e te mesme kam perfunduar ne Therande.Kam vijue studimet ne univirzetetin e Prishtines dega e matematikes,si kam perefundue per shkak te burgosjes.Iburgosur politik ne vitet1983-1986.Eshte i martuar,dy vajza e nje djale.

MOS ME QAJ, MOJ NENE

Gjaku yt, rubin i kulluar,
Skuqi palët e flamurit.
Që puhiz`e lehtë e Kosovës sonë,
T`ia çojë nënës për t`i fshirë lotin.

Nipin ëndërronte ajo në prehër.
Po loti i saj çeli veç bozhurin.
Se ti, bir, u martove me lirinë,
Dhe jeton me shqipen e flamurit.

I a kushtoj nipit 23 vjeçar të mikes sime Shpresa Besa.
E premte 28 maj 2010 ora 14:50


FATAMORGANA


Rrugës gjarpërore ngarend
e vërteta
nëpër vrimë të gjilperës
i bie të gjakoset
të kaloj tunelin e dritës
tek ndërgjegja e kohës
fatamorgane ne oazën e shpresës.

Genjeshtrës rrugën ia kan trasuar
me pak pengesa
në autoudhën
e turpit e ferrit...
shum leht hyne në trupin e njeriut
fatamorganë në shkretëtire.
Her para e her mbrapa
fluturojnë në shpind të erës
Reli garë e qmendur.

Zeusi ne Olimp ban sehir
e së ngreh shkopin e drejtësise
djalli mbaka në dore skeptrin
e varken e Nojes nën sqetull.

Në betejen e fundit
vellon e nuserisë do ia veshim
me eliksir stërpikur në syqkat e femisë
mbi krrakatjen e korbave e lukuninë e hienave
do ngadhënjej
simfonia e shqiponjave e valsi i perjetësisë.


MIKES

Vashë eja me merr të lundrojmë
dallgëve të detit të vjeshtës së tretë
e t'na ferfellojnë mes brinave të djallit
Zeusi me Heren le të gajesen së qeshuri
e shah te lozine me fatin tonë
ne sdo hedhim vallen e Kleopatres
Prometheu vargonjtë do i flak
si Herkuli te ndeshemi në arenen e jetes
e parzmoren e Akilit mburoje t'kemi
o sa shum armiq ka dashuria jonë
smirëzi , lakmiqarë e puthadorë
symbyllari të kpusim petalet e lules
me do... s'me do ...me do.
n'perendim të epokes se ferrit
te ngjizim beben e parajses
mos t'ket nevoje per klonim njerezimi.

SHPATA E DAMOKLEUT

Tehut te jetes eci me guxim
n'dy anet e saj thepisje gremine
e posht me presin hiena edhe me ftyra shokesh
gati t'me coptojne e gjakun t'ma pin
te vjedhin, te zhvapin, e barkun te ngijne.
Shkalleve te historise shkrep nje vetetime
e rrugen perpara drit ma ban
e mua,mua me mbush vetbesim.
Dikush nje shpat e tjetri nje pen,
dikushi nje pushk e tjetri nje grusht
njeri nje cop buke e tjetri mjep zemer
mbaju,mbaju, mos lesho hec per peri
rrugen e trasuar te lare me gjak ke perpara.
Gjaku le t'me rrjedh curril
e copat e mishit le te biejne per dhe.
Nen hijen e Lapidarve do pushoj
te marr frym pak e serish n'kemb do qohem
dhe me shoke amanetin n'vend do e qojme.

LERMENI TE QETE

Pse merrni kot udhe e mundoheni ,
Ju ftyra te shprishura nga ferri,
qe shembelleni me mija, ne jeten e perditshme
e rehat shpirtin sna leni.
Kot merr ftyren e engjullit me shpirt djalli
t,na turbolloni epshet si llav vullkami
ne ju njohim ,mekat e shok sdo bahemi.
Pse slodheni ore e qast trajtat ndryshoni,
zemren te na mbuloje trishtimi
lotin e kristalte ne gjiriz e ndotni
buzeqeshjen ne sy na ngrini
buken e gojes me njers te fitueme,na helmoni
ikni e theni qafen bashk me terrin e nates
Te lind dieli i shpreses me agimin e mengjesit
Po un" kam nje grusht te forte"
e do ju prangosi ne kutine e Pandores
ne nje qoshe te mendjes
qe kurre driten mos e shihni
E un ta hapi krahet te puth gurin e drurin
dhen e balten,shokun e shoqen
ti shiqoj drejt ne sy e te mos skuqem
Niper e mbesa si qengjat ne luadh te lozin
e lule me lule nektarin e jetes si blet te mbledhin
e un me miken me nje qoshe te thinjur nga koha
te kneqemi te knaqemi

KY JAM UNE

N'stacionin e ndërgjegjës
uleni,pushoni hallet qani
shkarkoni rimorkiet e brengave
ekuacion me shum të panjohura...
Dikush zgërdhihet si qeni
me vuajtjet e tjetrit e s'luan bythen
eksperimenton n'laboratorin e jetes.
Peroni:
1.Dallëndyshja me krah të thyer
i lidh plagen,fluturon qiellit të kaltërt
2.Dreri me brirë te thyer,i ndal gjakun
me vrap në savane të mbroje suten
3.O jio"Lukja" m'shiqon vëngër
femijtë presin shujten
i puth lotin i fali shpresen.
4.Trimat mbi kuaj shaluar
m'shterngojnë doren m'grehin veshin
kalurojnë shekujve,vegim ardhmërie
5.N'ball m'puth nana,n'buze zana
si ti zgjidh këto ekuacione.
Me falni do ik te sjell Doruntinen
e tretur nga lotët e dergjur nga pritja
buze Bistrices,aty ku t'paret lidhen Besen.


Pregaditi:KUjtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi