BE-ja të njoftohet për (mos) punën e EULEX-it
BE-ja të njoftohet për (mos) punën e EULEX-it
BE-ja të njoftohet për (mos) punën e EULEX-it
EULEX-i mund të qëndrojë në Kosovë vetëm duke luajtur rolin këshillëdhënës, në të kundërtën është i panevojshëm, sepse nuk e ka kryer misionin e tij për të cilin ka ardhur në Kosovë. Ky ka qenë qëndrimi që ka paraqitur para ligjvënësve kërkuesi i debatit për situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, Nait Hasani, i cili ka kërkuar që të formohet një delegacion i Kuvendit të shkojë në Parlamentit Evropian për t’i prezantuar shqetësimet e institucioneve të Kosovës lidhur me punën e misionit evropian për sundimin e rendit dhe ligjit.
Deputeti Hasani ka paraqitur arsyeshmërinë e kërkesës për debat, duke thënë se siguria dhe sundimit të ligjit duhet t’i preokupojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai është ndalur veçmas në kritikat për misionin e BE-së, duke thënë se vazhdon të bëjë sehir në vend që të punojë për vënien e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit.
“EULEX-i nuk lejon të vihet rendi dhe ligji në pjesën veriore dhe të vihet rregull në doganat në veri, sepse i lejon strukturat paralele serbe në territorin e Kosovës për përfitime materiale. Unë mendoj se EULEX-i mund të qëndrojë në Kosovë vetëm duke luajtur rolin këshillëdhënës, në të kundërtën mendoj se është i panevojshëm, sepse nuk e ka kryer misionin e tij për të cilin ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Hasani.
Hasani ka paraqitur edhe rekomandimet që të vendoset sundimi i ligjit dhe kushtetueshmërisë në tërë territorin, të kërkohet nga institucionet vendore dhe misioni ndërkombëtar që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, që në mënyrë urgjente të marrin hapa konkretë në shpërbërjen e strukturave paralele serbe dhe të formohet një delegacion i Kuvendit të Kosovës që të shkojë në Parlamentin Evropian për t’i prezantuar gjithë këto shqetësime lidhur me punën e EULEX-it.
Ai ka thënë se kjo është në interes të Bashkimit Evropian, në interes të Kosovës dhe të vetë EULEX-it.
Deputeti Hasani, por edhe deputetët tjerë, kanë kritikuar EULEX-in për spektakle me arrestime të çlirimtarëve, duke i krahasuar ata me kriminelët serbë që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.
Ministrat përgjegjës për rendin, ligjin dhe për sistemin e drejtësisë, Hajredin Kuçi ministër i Drejtësisë dhe Bajram Rexhepi ministër i Punëve të Brendshme, kanë paraqitur strategjinë që kanë hartuar në funksion të sundimit të rendit dhe ligjit, por nga opozita është vlerësuar se këto strategji kanë mbetur në letër dhe asnjëherë nuk janë implementuar.
Kuçi ka thënë se angazhimi kryesor i MD-së është funksionalizimi i gjykatave në tërë territorin, në mënyrë të veçantë në veri, forcimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe bartja e kompetencave nga EULEX-i, ndërkohë ka theksuar se në agjendën legjislative deri më 30 shtator ka hartimin e 10 ligjeve që do ta rrisin efikasitetin dhe përmirësojë jetën juridike në Kosovë.
Ndërsa, ministri Rexhepi ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, megjithëse ka vënë në dukje tensionimet e herëpashershme në veri të vendit, të cilat, sipas tij, vijnë si rezultat i veprimit të strukturave ilegale serbe.
“Gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile, por mund të klasifikohet në suazat e brishtësisë, sidomos në pjesën veriore të vendit. Institucionet e sigurisë janë duke u angazhuar në ruajtjen e rendit në veri dhe në tërë territorin e Kosovës. Marrëdhëniet ndëretnike kanë shënuar ngritje, por në veri këto marrëdhënie janë në nivel të ulët dhe shpesh krijohen tensione nga strukturat ilegale të sigurisë që veprojnë në veri të financuara nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Rexhepi.
Edhe gjendja në kufijtë e Kosovës, sipas ministrit Rexhepi është e qetë, përkundër faktit se në disa zona për shkak të kontrollit jo të mirë ka kontrabandim të mallrave, të cilat janë të rrezikshme për qytetarët për shkak se hyjnë pa kontroll.
Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci e konsideron të nevojshëm insistimin për rritjen e nivelit të sundimit të ligjit, përfshirë veriun e vendit, ndërkohë që ka thënë se EULEX duhet të marr në konsideratë këtë insistim.
“Kjo nuk do të thotë se ne jemi kundër bashkëpunimit. Përkundrazi, ne jemi për thellim të bashkëpunimit me të gjitha institucionet ndërkombëtare, që njëkohësisht janë një prioritet i yni nacional dhe shtetëror për të aderuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë Grabovci.
Ndërkaq shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri është ndalur në mënyrë të veçantë te përpjekjet, siç ka thënë ai, që përmes arrestimit të zyrtarëve të vegjël, të tentohet të konsiderohet se po arrihet sukses në sundimin e rendit, ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Rasti i djeshëm kur me një shpejtësi marramendëse caktohen 30 ditë burg për disa zyrtarë të komunës së Prishtinës, tentohet të llogaritet si sukses. Urdhëroni hetoni njerëzit që janë pasuruar brenda ditës, kanë bërë xhipe, troje. Kushdo qoftë ai hetojeni, por nuk po bëhet kjo. Urdhëroni shkoni në Thesarin e Kosovës ku bëhen pagesat, shikoni sa pagesa janë bërë në fund të vitit. Me miliona euro brenda 3-4 ditësh, janë bërë pagesa edhe për punët e pakryera dhe për punët që nuk kanë filluar fare. Nëse këto nuk janë bazë e hetimit, kur flasin për miliona euro, atëherë çka t’i themi një rasti të tillë. Ne i përkrahim organet e drejtësisë, por nuk e përkrahim rrëshqitjen e Kosovës në një shtet policor. Mos i pengoni ata që dëshirojnë të punojnë, por ata që dëshirojnë të keqpërdorin çdo cent të këtij vendi”, ka thënë Beqiri.
Nga ana tjetër, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, Kosova vazhdon të jetë një vend i pambrojtur, ku shkelet kushtetuta dhe ligji, si pasojë e mosdijes, mosdashjes dhe keqmenaxhimit të institucioneve të Kosovës.
Selimi ka kërkuar nga Qeveria që të heqë dorë nga ndikimi mbi Policinë e Kosovës.
“Ju nuk keni të drejtë dhe mandat ta përdorni policinë. Ajo është e vendit dhe jo pronë e qeveritarëve”, ka thënë Selimi.
Ndërkaq, Ahmet Isufi nga AAK-ja ka theksuar se strategjitë që paraqitën ministrat Kuçi dhe Rexhepi, janë vetëm në letër, ngase asnjëherë nuk janë zbatuar.
Ndërkohë, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Ibrahim Makolli, ka theksuar se janë gjithsej 13 strategji, por për asnjërën prej tyre nuk mund të thuhet se ka arritur rezultat.
Ai ka thënë se implementimi i tyre në praktikë është i padukshëm dhe përveç një numri zyrtarësh, të tjerët nuk dinë as që ekzistojnë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Krasniqi: EULEX i ka mundur ta kryejë punën në mënyrë më civilizuese
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» Vetëm 15 % të kënaqur me punën e kryeministrit
» Vlora Çitaku fillon punën si ambasadore
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» Vetëm 15 % të kënaqur me punën e kryeministrit
» Vlora Çitaku fillon punën si ambasadore
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi