Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burgaj: Policia e shtetit, në shërbim të zgjedhjeve vendore

Shko poshtë

Burgaj: Policia e shtetit, në shërbim të zgjedhjeve vendore Empty Burgaj: Policia e shtetit, në shërbim të zgjedhjeve vendore

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 8:50 pm


Burgaj: Policia e shtetit, në shërbim të zgjedhjeve vendore



Burgaj: Policia e shtetit, në shërbim të zgjedhjeve vendore 7hysni-burgaj"Dita e zgjedhjeve ashtu si dhe e gjithë faza përgatitore është një përgjegjësi e madhe për policinë e shtetit, ndaj janë marrë të gjitha masat organizative si dhe janë hartuar planet përkatëse. Duke filluar nga dita e sotme e në vijim, policia e shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar dhe do të ketë shërbim 24 orë. Në sajë të një plani të detajuar, nga ana e policisë së shtetit, janë marrë të gjitha masat me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhje të lira dhe të ndershme". Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një takimi të mbajtur me Delegacionin e Komisionit të Brendshëm të Bundestagut Gjerman.




Burgaj evidentoi vlerësimin maksimal që policia e shtetit i ka bërë procesit zgjedhor dhe masat e marra me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhje të lira dhe të ndershme.



Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit garantoi se strukturat e policisë do të jenë të paanshme dhe të vendosura në zbatim të ligjit, në mënyrë që standardet e arritura në zgjedhjet e mëparshme të çohen dhe më tej.



Në fillim të këtij takimi, Burgaj, duke vlerësuar bashkëpunimin gjithnjë e në rritje si dhe asistencën e vazhdueshme që ka dhënë policia gjermane për policinë e shtetit, i konsideroi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes policive respektive të dy vendeve.

Zv/kryetari i Komisionit të Brendshëm të Bundestagut, z. Frank Hofmann vlerësoi reformat dhe punën e policisë shqiptare në mbrojtje të qytetarëve.

"Ne besojmë që ju jeni në rrugën e duhur, rrugën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, rrugën drejt Europës. Ne ju urojmë shumë suksese në këtë punë, pasi puna që ju bëni është vërtetë shumë e rëndësishme për t`iu afruar Europës dhe për t`u bërë pjesë e saj", tha më tej Hofmann.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi