Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame

Shko poshtë

Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame Empty Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 30, 2011 8:51 pm

Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame Jahjaga-ternava950

Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame

Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame Ternava-thaci2

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, myftiu Naim Tërnava ka organizuar pritje tradicionale. Bashkësinë Islame të Kosovës sot e vizituan përfaqësues institucional e politik të vendit, të institucioneve ndërkombëtare si dhe korit diplomatik. Ata theksuan rëndësinë e paqës, solidaritetit dhe tolerancës ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

Krerët e institicuoneve të vendit dhe përfaqësues të partive politike theksuan rëndësinë e paqës dhe solidariteti si dhe tolerancës midis njerëzve. Bashkësinë Islame e vizitoi Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila e uroi myftiun Tërnava për festën e Bajramit.

Ndërsa, Kryeministri Hashim Thaçi përgëzoi gjithë besimtarët dhe Bashkësinë Islame për të cilën tha se është duke luajtur rol të rëndësishëm nëpër të gjitha proceset që po kalon vendi.

Edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, uroi Bashkësinë e Islame si dhe gjithë besimtarët për paqe dhe mirëqenie.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Byhler tha se gjendet për vizitën e fundit në Bashkësinë Islame pasi përfundon misionin e tij në Kosovë. Ai përgëzoi gjithë besmitarët për festën e Bajramit duke theksuar po ashtu dëshirën që Kosova të jetë gjithmonë paqësore.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës i’u uroj festën e Bajramit që të festojnë në rrethin familjarë, ndërkaq Kosovës i dëshiroj gjitha të mirat në të ardhmen. I falënderova myftiut Tërnava për bashkëpunimin e ngushtë dhe e vlerësoj këtë me mirënjohjen më të lartë”, ka thënë Byhler.

Rëndësia e tolerancës ndërfetare u theksua edhe gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Bashkësinë Islame e vizituan edhe përfaqësues të partive politike, korit diplomatik dhe shoqatave të ndryshme. Të gjithë uruan që respekti dhe toleranca të jenë gjithmonë të pranishme te qytetarët e Kosovës.

Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame Ternava_jahjaga
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi