Kërkohet më shumë mbështetje për prodhuesit vendorë

Bota Sot
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr në të ardhmen politika te rëndësishme që favorizojnë komunitetin e biznesit në Kosovë
Udhëheqësit më të lartë të shtetit marrin pjesë në hapjen zyrtare të Panairit të Bujqësisë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaqi morën pjesë në hapjen solemne të Panairit të produkteve bujqësore, në të cilin folën për prioritetet e përgjithshme të punës së institucioneve dhe bizneseve në zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Toka dhe produktet e saj janë baza e ekzistencës së një populli. Kjo është çështja esenciale të cilës duhet kushtuar vëmendjen më të madhe të mundshme.
Insistimi themelor i Kosovës me pjesën mbështetëse legjislative dhe investuese duhet të jetë në punimin e mirë të të gjithë sipërfaqes së tokës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.
“Sipas shënimeve që kemi, rreth dyzet për qind e tokës së Kosovës nuk punohet. Nuk mund t’ia shtrijmë dorën askujt. Konkurrenca është e nevojshme edhe në tregun rajonal dhe më gjerë, por konkurrenca bëhet në radhë të parë kur t’i sigurosh kushtet për punë në radhë të parë në shtëpinë tënde. Dhe besoj se e kemi shansin dhe në momentet kur Kosova do të punojë të gjithë sipërfaqen e tokës, ajo do të hyjë në një rrafsh të ri të kulturave të shumta, të cilat i duron klima e Kosovës”, vijoi Presidenti.
Më tej, Presidenti Sejdiu theksoi se një nga dritaret themelore të orientimit të Qeverisë së Kosovës është mbështetja në zhvillimin intensiv dhe të shpejtë të agroekonomisë, e cila është edhe prioritet i Bankës Botërore. “Pse mos të shpejtojmë hapin dhe njerëzve tanë t’u ofrojmë edhe ekspertizën bashkë me këshillat dhe gjithçka që është e nevojshme, por paralelisht t’ju ofrojmë edhe mbështetjen që atyre u siguron garanci të investimit të drejtpërdrejtë”, tha ai.
“Llogaria është e thjeshtë, a ka njeri llogari ta punojë tokën apo ta blejë miellin për ekzistencë, dhe nëse nuk ka interesim të drejtpërdrejt në mbështetje, mbase mund t’i dalë në llogari personale të ngushtë një llogari më e favorshme sesa të merret me tokë gjithë vitin”, shtoi ai.
Presidenti foli edhe për nevojën e prodhimit dhe plasimit të produkteve vendore në tregun vendor dhe të jashtëm si dhe planifikimin e startimit të mirë me atë që quhen ushqime ekologjike.
“E njoh mirë tokën e Kosovës, e cila ka rreth njëqind e gjashtëmbëdhjetë tipe të tokës, dhe e ka pjesën e tokës më të mirë që mund ta ketë një vend në kuptimin e përmbajtjes së brendshme dhe rezistencës edhe nga të ftohtit dhe temperaturat e larta edhe të kualitetit mineral andaj t’i japin shansin që të punojmë. Në fund, krejt lufta për ekzistencën apo mosekzistencën e qenies sonë ka qenë rreth tokës”, tha Presidenti Sejdiu.
Në fund të fjalës së tij, Presidenti Sejdiu ka folur edhe një herë për çështjen e papunësisë në vend. Ai u ka bërë thirrje Odës Ekonomike dhe Aleancës Kosovare të Biznesit që të ndikojnë te mbi dyzetmijë bizneset aktive në vend, në mënyrë që ata të punësojnë edhe nga një punëtor në ndërmarrjen e tyre, në mënyrë që të ndikojnë në uljen e shkallës së lartë të papunësisë në vend.Ndërkaq, kryeministri Thaqi theksoi se Qeveria vazhdon mbështetjen e bizeneseve të reja në Kosovë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr në të ardhmen politika te rëndësishme që favorizojnë komunitetin e biznesit në Kosovë.
"Vetëm gjatë vitit të kaluar, kreditë janë rritur me një normë prej 33%, ndërsa depozitat mbi 26%. Kjo po ashtu tregon se pavarësisht krizës globale, sistemi ynë bankar po vazhdon të përforcojë mirë dhe besimi i qytetarëve në këtë sistem sa vjen e po rritet.Në këtë kontekst, është inkurajuese të shihet fakti se kreditë me afat më të gjatë janë duke u rritur gjithnjë e më shumë, dhe kreditimi i aktiviteteve investuese dhe atyre Bujqësore po merr një kahje të mirë. Sa i përket sektorit qeveritar, vetëm gjatë vitit 2008 ne kemi rritur efikasitetin e qeverisë, duke rritur shpenzimet kapitale për mbi 120% dhe kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kontribuuar në rritjen ekonomike. Partneriteti në mes të sektorit publik dhe atij privat është një nga elementet kyçe të zhvillimit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të sajuar këtë partneritet, siç janë regjistrimi i shpejtë i bizneseve, tatime te favorshme në rajon, ligje kompatibile me ato të komunitetit Evropian, reforma për ristrukturim dhe privatizim, përmirësime në infrastrukturë dhe marrëveshje rajonale për tregti të lirë.Gjatë këtij misioni, ju ftoj që jo vetëm të interesoheni për programet e tilla, por edhe të na komunikoni idetë tuaja rreth mundësive të reja për programe stimuluese dhe bashkëpunim", thekson kryemninistri Hashim Thaqi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rasti “Joviq”, skandal për institucionet vendore dhe ndërkombëtare
» Politikan vendorë e ndërkombëtarë vizituan Bashkësinë Islame
» Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
» Dell premton mbështetje për FSK-në
» Zgjedhjet vendore, ja lista e kandidatëve të PD-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi